Nga Ilir ALLKJA, mjek
Arkitektët e shpopullimit të Shqipërisë, sot po rreken të mashtrojnë opinionin publik, nëpërmjet fabrikimeve idiote të një lajmi se një i sëmurë psiqik i paska dorëzuar një kasetë Lulzim Bashës, kohë para se ky të ishte fizikisht në Kosovë.
Po luaj lojën e bastardëve të pashpresë e po pranoj se Basha e paska marrë dhe e paska asgjësuar këtë kasetë, të cilën gjithsesi e kanë shfaqur disa media prestigjioze.(!)
Unë dua të pyes Taon nëse i mbulon dot Rama njëmijë e një të zezat e bilançit katastrofal 8-vjecar të qeverisjes me një kasetë të stisur ?A mundet vallë Rama që moshapjen e 300 mijë vende pune tja faturojë “kasetës së Bashës”?!
A mundet vallë Rama që mos-heqjen e tvsh për ushqimet bazë, akscizës për naftën fermerëve t’ja faturojë “kasetës së Bashës”?!A mundet vallë Rama që megakorrupsionin në administratë, vjedhjet me tendera e pa tendera t’ja faturojë “kasetës së Bashës”?!
A do të mundet vallë që qindra miliona te vjedhura me inceneratorët, PPT korruptive t’ja faturojë “kasetës së Bashës”?!Po shkatërrimin e qendrave historike urbane të qyteteve tona, rrënimin e çdo vlere me “moton historia fillon me mua”, t’ja faturojë “kasetës së Bashës”?!
Rrënimi i skajshëm e kriminal i sistemit shëndetësor, nënfinancimi i skajshëm i tij, dhënia me koncension dhe e atyre pak parave klientëve të Ramës, persekutimin e mjekëve, infermierëve, duke i detyruar të marrin rrugët e botës, a mundet vallë t’ja faturojë “kasetës së Bashës”?!
Po skamjen, varfërinë, mungesën e shpresës, të sëmurët që dergjen nëpër shtëpi por dhe rrugëve pa asnjë ndihmë nga shteti i tyre, falimentimet masive të bizneseve të vogla e të mesme; a mundesh vallë zoti kryeministër t’ja faturojë “kasetës së Bashës”?!
Me hapjen e negociatave me BE , ke vetëm një përparim zoti kryeministër, keni rritur progresivisht kushtet e vendosura nga BE Shqipërisë, dhe ndoshta ju prisni përgëzime , por keni neverinë e shqiptarëve të cilën do ta merrni në vkerë numerike më 25 prill , dhe këtë ju këshilloj përsëri t’ja faturoni “kasetës së Bashës”?!











