Nga Shpëtim Axhami, kryetar i PLL
Këtë ditë, ata që luftën për çlirim e kthyen në luftë vëllavrasje për pushtet, duke tradhëtuar çdo ideal të atyre që kishin luftuar për komb dhe atdhe, e nisën me vrasje intelektualësh e nacionalistësh, martirëve të sotëm që jo pak i kishin dhënë luftës.
Krahas këtyre masakrave, po me 17 Nëntor, bisha komuniste e friksuar dhe e tërbuar për pushtet, urdhëroi shkatërrimin e Mauzoleumit të Familjes Mbretërore, ku prehej Nëna Mbretëreshë Sadije Toptani, gjë të cilën nuk mund ta bëj askush përveçse ky lloj i kuq.
E drejta rivihet në vend, e pikërisht kur kombi feston përvjetore pavarësie nderohen ata që i kanë dhënë kombit.
Pikërisht me 17 Nëntor, por tani të vitit 2012, me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë, kthehen në Atdheun e Tij, Atdhe për të cilin kishte sakrifikuar gjithçka, eshtrat e Mbretit Zog, tashmë për tu varrosur në dheun e tokës mëmë në Mauzoleumin tashmë të rindertuar.
Lavdi martirëve, turp për ato që mbollën vëllavrasje dhe turp për ata që shkaktojnë një vrasje e dytë duke mos dënuar krimet e komunizmit.











