InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Nuk jemi para valës, por para stuhisë!

15 Nëntor, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Lutfi Dervishi: 10 fakte për “lidhjet ruse” të Lulzim Bashës

Nga Lutfi Dervishi

Ka një debat politik për kapacitetet në spitalet covid. Janë plot apo ka vende bosh? Debat shterpë. Epidemologët këtu dhe gjetiu po thonë se muajt në vijim do të jenë më të vështirët. Numri i të infektuarve rritet dhe është fakt se kapacitetet spitalore po ezaurohen. Nëse ka sot vende bosh, e sigurtë është se me këtë ritëm  nesër nuk do të ketë.

Madje nëse i biem ziles së alarmit që sot për këtë realitet me të cilin do të ballafaqohemi shpejt, ndoshta të shpenguarit  dhe ata që ende nuk besojnë se virusi është mes nesh do të respektojnë distancat, do të lajnë duart dhe do të mbajnë maskë. Ndoshta, ndoshta do të na kursehen takimet elektorale në ambiente të mbyllura për zgjedhjet që do të mbahen pas 6 muajsh.

Janë afro 14 mijë “raste aktive”, do të thotë njerëz të infektuar që duhet të qëndrojnë në izolim, se përndryshe përhapin virusin. A janë në vetizolim? Kjo është një pyetje retorike. Përhapja e virusit tashmë nuk është nga një individ te tjetri, por nga një lagje te tjetra, nga një qytet te tjetri.

Tirana është kthyer në zonë të kuqe dhe nëse në muajin mars pyetja ishte: a njeh dikë që ka koronën, tani pyetja është: a njeh dikë që nuk është infektuar? Dhe ata që janë të pa infektuar janë të bindur se patjetër në mos sot, nesër nuk do të shpëtojnë dot.

Nëse në Itali dhe Greqi masat shtrënguese janë më të ashpra në një përpjekje për të mos pësuar kolaps sistemi spitalor, këtu debati është krejt tjetër. Greqia nga e hëna mbyll edhe çerdhet dhe shkollat!

Liderët fetarë, “barinjtë” janë infektuar dhe po mjekohen jashtë. Këtu kanë mbetur “delet”, përpara është dimri i dytë,  ndërsa barinjtë politikë e kanë mendjen tek 25 prilli. Vijon fushata. Ende nuk kanë kuptuar se nuk jemi përballë valës së dytë, por para stuhisë!

Të Lidhura

A do ti shkojë prapa historia Fatos Nanos?
Opinione

A do ti shkojë prapa historia Fatos Nanos?

22 Tetor, 2025
Askush nuk është “Ti”, dhe kjo është superfuqia jote.
Opinione

Askush nuk është “Ti”, dhe kjo është superfuqia jote.

8 Tetor, 2025
Nga, Lisjana Cali: Vrasja e gjyqtarit/Pasqyra e realitetit që po na vret të gjithëve
Opinione

Nga, Lisjana Cali: Vrasja e gjyqtarit/Pasqyra e realitetit që po na vret të gjithëve

7 Tetor, 2025
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me këtë botë? Çfarë po ndodh me burrat tanë?!
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me këtë botë? Çfarë po ndodh me burrat tanë?!

6 Tetor, 2025
Djalli, që fshihet pas detajit të “kandidaturave të opozitës”
Opinione

Djalli, që fshihet pas detajit të “kandidaturave të opozitës”

2 Tetor, 2025
Një dedikim për ty, babi!
Opinione

Një dedikim për ty, babi!

13 Shtator, 2025

TË FUNDIT

Rama jep lajmin: Përveç bonusit, do të ketë rritje çdo muaj!
Aktualitet

Rama jep lajmin: Përveç bonusit, do të ketë rritje çdo muaj!

4 Nëntor, 2025

Neda Balluku divorcohet nga Orgen! Çfarë ndodhi me çiftin e njohur?
Show Biz

Neda Balluku divorcohet nga Orgen! Çfarë ndodhi me çiftin e njohur?

3 Nëntor, 2025

Hermes Nikaj sërish në ekran! Mbrëmjet me Dajana Shabanin do të sjellin shumë batuta.
Show Biz

Hermes Nikaj sërish në ekran! Mbrëmjet me Dajana Shabanin do të sjellin shumë batuta.

3 Nëntor, 2025

Benet Beci nis propagandën pas dosjes në SPAK, tender për video dhe reklama promovuese në internet!
Aktualitet

Benet Beci nis propagandën pas dosjes në SPAK, tender për video dhe reklama promovuese në internet!

3 Nëntor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com