InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Mirela Milori nuk mban do të qeshurat nga çifti në studio, djali tregon…

13 Nëntor, 2020
in InfoPress, Të ndryshme
A A
Mirela Milori nuk mban do të qeshurat nga çifti në studio, djali tregon…

Pjesë e emisionit “Historia ime” në Tv Klan ka qenë një çift nga Fushë-Kruja, Florina dhe Abazi. Florina Dibra, 30 vjeç, me origjinë nga Burreli, është martuar prej vitesh në Fushë-Krujë dhe ka katër fëmijë, tre vajza dhe një djalë.

Është njohur me bashkëshortin kur ishte shumë e re, pa mbushur ende 20 vjeç nëpërmjet telefonit. U martuan edhe pse pa dëshirën dhe mbështetjen e prindërve të Florinës, pasi nuk ishin dakort.

Kur ishte 21 vjeç, u bë nënë për herë të parë. Sot është nënë e katër fëmijëve, tre vajzave dhe një djalë 9, 4, 2 vjeç dhe djali 9 muajsh.

Florina nuk punon, ndërsa i shoqi punon me ditë, mbledh hekura. I shoqi i Florinës është i sëmurë, vuan nga veshi i mesëm dhe nga mëlçia. Ata jetojnë në një dhomë të vetme dhe me kushte të vështira ekonomike. I shoqi i kërkon që t’i çojnë fëmijët në shtëpinë e fëmijës pasi nuk i mbajnë dot. Të paktën 3 vajzat, meqënëse djali është ende në gji. Por Florina nuk pranon, pasi nuk ndahet dot nga fëmijët.

Mirela Milori: Kur jeni martuar?                      

Abazi: Ne kemi gati 10 vite të martuar me dashuri.

Florina: Famija ime nuk ishte dakort sepse burrin e kam marrë të kryqëzuar në racë dhe unë jam racë e dorës së bardhë.

Abazi: Unë jam mulat.

Florina: Prindërit nuk deshën, por unë ngaqë isha e dashuruar.

Mirela Milori: Si u njohët ju?

Abazi: Mua më kishte vdekur daja dhe më tha babi bjeri tezes në telefon. E telefonova tezen dhe më doli i fikur dhe më tha babi bjeri tjetrës. Unë i rashë gabimisht numrit të Florinës dhe ajo vetëm më dëgjonte. Më tha ore çun ke ngatërruar numrin dhe mos i bjer më dhe unë i thashë në rregull, më fal. Pas gjysmë oresh më çoi zile prap dhe aty nisëm folëm.

Mirela Milori: Pse i çove zile?

Florina: Më tërhoqi zëri në fillim, pastaj filluam të flisnim gjithë kohës. Folëm 3 muaj në telefon si të dashuruar. Unë jam nga Bureli, Abazi nga Fushë-Kruja. Më pas i thashë hajde më kërko tek shtëpia sepse nuk më lënë prindërit të flas më në telefon. Ai erdhi tek shtëpia ime me prindërit, por nuk e dija që ishte mulat, e mësova ditën që ka ardhur.

Mirela Milori: Pse nuk i kishe treguar?

Abazi: Unë i thashë punoj në diell edhe nxihesh. I thashë pse shkojnë njerëzit tek deti për t’u larë, për të marrë hijen time pra, të bëhen të zinj.

Mirela Milori: (Qesh) Kur e pe se ishte mulat, çfarë the, çfarë bëre?

Florina: Thjesht ma donte zemra dhe e mora. Kur erdhën, nusja e vëllait më nxorri jashtë dhe më tha jo mos prano dhe nuk ishin dakort. Disa ditë pasi ikën ata, vëllai i këtij më thotë a e do Abazin, unë i thashë po dhe unë pastaj shkova vetëm në Fushë-Krujë dhe fola me Abazin. Punë 10 ditësh ndejtëm të fejuar dhe pastaj më solli vëllai im në Fushë-Krujë tek Abazi. Na ka lënë vjehrri një dhomë të vogël por nuk kemi ku t’i lëmë kalamajtë. /tvklan.al

Të Lidhura

AMANETI I FAIK KONICËS QË KOMUNIZMI JA MBAJTI PENG PËR 50 VJET
Të ndryshme

AMANETI I FAIK KONICËS QË KOMUNIZMI JA MBAJTI PENG PËR 50 VJET

29 Janar, 2026
“Zëri i arsimit dhe i të rinjve”/Urim për kolegen dhe bashkëpunëtoren tonë, Denada Isa-Dapellari
Të ndryshme

“Zëri i arsimit dhe i të rinjve”/Urim për kolegen dhe bashkëpunëtoren tonë, Denada Isa-Dapellari

20 Janar, 2026
Flor Binaj: Do shkoj te protesta e Lapajt, Shehajt dhe PD-së
Të ndryshme

Flor Binaj: Do shkoj te protesta e Lapajt, Shehajt dhe PD-së

19 Dhjetor, 2025
Zbuloni ushqimet që përmbajnë vitaminë K
Të ndryshme

Zbuloni ushqimet që përmbajnë vitaminë K

6 Dhjetor, 2025
Parashikimi i motit, 5 dhjetor 2025
Të ndryshme

Parashikimi i motit, 5 dhjetor 2025

5 Dhjetor, 2025
PROFIL/ XHOANA SHEHU, FORCA QË LIND NË DUART E NJË VAJZE 22-VJEÇARE
Të ndryshme

PROFIL/ XHOANA SHEHU, FORCA QË LIND NË DUART E NJË VAJZE 22-VJEÇARE

4 Dhjetor, 2025

TË FUNDIT

AMANETI I FAIK KONICËS QË KOMUNIZMI JA MBAJTI PENG PËR 50 VJET
Të ndryshme

AMANETI I FAIK KONICËS QË KOMUNIZMI JA MBAJTI PENG PËR 50 VJET

29 Janar, 2026

Si parashikohet moti për sot, reshje në të gjithë vendit
Aktualitet

Si parashikohet moti për sot, reshje në të gjithë vendit

29 Janar, 2026

I ftohti ekstrem në SHBA, shkon në 34 numri i të vdekurve
Bota

I ftohti ekstrem në SHBA, shkon në 34 numri i të vdekurve

28 Janar, 2026

Horoskopi ditor, 28 janar 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, 28 janar 2026

28 Janar, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com