InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Bëmat antipatriotike të Edi Ramës

8 Nëntor, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Ndryshimi i Kushtetutës nga një parlament antikushtetues, një grusht i pastër shteti

Nga Ermal Xhelilaj

Eshtë ironike, absurde dhe njëkohësisht qesharake të dëgjosh Kryeministrin dhe kllounin e tij në Bashkinë e Tiranës, që në kohë fushate elektorale të hedh akuza mbi opozitën lidhur me çështje të caktuara me natyrë të interesit kombëtar. Padyshim që këto gënjeshtra e manipulime të opinionit publik bëhen qëlllimisht tani në prag të zgjedhjeve për të kamufluar paaftësinë, dështimet, abuzimet dhe skandalet që kanë përfshirë Qeverinë dhe Bashkinë e Tiranës.

Gjithësesi, nëse do t’i referohemi çështjes kombëtare, Kryeministri është i pari zyrtar i lartë që duhet t’i përgjigjet shumë pyetjeve sensitive lidhur me problemet që mund t’i ketë shkaktuar interesave kombëtare të Shqipërisë.

Bëmat antipatriotike të Edi Ramës dhe kllounit të tij në Bashkinë e Tiranës janë të shumta. Së pari, ishte ai që ngriti padi gjyqësore kundër një prej ish-drejtuesve dhe luftëtarëve të paepur të UÇK-së, Ramush Haradinaj Duke i kaluar një mesazh solidaritet e mbështetje qarqeve antikombëtare të Beogradit, të cilave u erdhi për shtat ky akt i paprecedent i një Kryeministri shqiptar.

Së dyti, pikërisht për atë janë hedhur akuza të besueshme që bashkëpunoi ngushtësisht me Vuçiç dhe mund të ketë qenë një prej ideatorëve kryesor bashkë më politikanë të tjerë ballkanas në copëtimin e Kosovës, duke e goditur rëndë shtetesinë e Kosovës dhe mbështetur çedimin në favor të shteteve fqinjë të hapesirave veriore të territorit të Kosovës.

Së treti, ishte ai që mendohet të jetë bashkëthemeluesi, sëbashku me shtete kundërshtare të pavarësisë së Kosovës Mini Shengenin Ballkanik, duke penalizuar e dëmtuar rëndë shtetësinë e sapoformuar të Kosovës, për t’iu bashkëngjitur një quasi-federate sllave me lider Serbinë, e cila kërkon prej vitesh ta përfshijë Kosovën nën influencën e saj për t’i zhvlerêsuar pavarësinë.

Së katërti, ishte ai që në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi delimitimin e kufijve detarë me Greqinë, themeloi një grup të ri negociator për të diskutuar sërisht me shtetin fqinjë ndarjen e ujërave territoriale shqiptare, një çështje tepër sensitive dhe shume problematike që mund t’i kushtonte Shqipërisë pjesë të konsiderueshme të territorit të Shqipërisë e të dëmtonte interesat e saj kombëtare.

Së pesti, është ai që bashkë me Qeverinë e tij për dy mandate radhazi, për interesa të ngushta politike e elektorale po i mohon Shqipërisë dhe shqiptarëve të drejtën për të aderuar në Bashkimin Europian. Duke i mohuar hapjen e negociatave me BE, Kryeministri po u mohon shqiptarëve të drejtën për zhvillim, progres, unitet, mirëqenie, demokraci, etj. Pra, po punon kundër interesave kombëtare të Shqipërisë. Për kllounin e Bashkisë që është bërë një tellall i rëndomtë i Kryeministrit, vetëm një fjalë mund ta përkufizoj ate: “mjerim”.

Si konkluzion: Eshtë e kuptueshme se kush ka vepruar kundër interesave kombëtare të vendit. Shqiptarët janë në gjendje të perceptojnë qartë vlerën dhe antivlerën në pushtet.

Të Lidhura

Nga Denada Isa: Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor
Opinione

Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor

29 Prill, 2026
Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës
Opinione

Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës

28 Prill, 2026
Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat
Opinione

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat

21 Prill, 2026
Lutfi Dervishi: Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!
Opinione

Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse

20 Prill, 2026
 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026

TË FUNDIT

Krenar Dunga, më model i rrallë i lidershpit dhe ekselencës rinore në Shqipëri
Të ndryshme

Krenar Dunga, një model i rrallë i lidershpit dhe ekselencës rinore në Shqipëri

1 Maj, 2026

Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB
Aktualitet

Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB

1 Maj, 2026

Nga Denada Isa: Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026

Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor
Opinione

Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor

29 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com