InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Promemorie/ Shqiptarët nuk e rrëzuan diktaturën për të sjellë në pushtet neodiktatorë e feudalë politik

7 Nëntor, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Neodiktatura- Neootomanizmi-Pansllavizmi, trinomi që kërcënon demokracinë dhe Kombin Shqiptar

Nga Azgan HAKLAJ

Ku ka këngë lirie rrinë pranë roje një tiran

Shqiptarët nuk e rrëzuan diktaturën për të sjellë në pushtet neodiktatorë e feudalë politik

Prememorie drejtuar të gjithë demokratëve të Shqipërisë, të përndjekurve politikë, pronarëve, rinisë studentore, shoqërisë civile dhe trupit diplomatik të akredituar në Republikën e Shqipërisë.

Të nderuar miq!
Ju drejtohem me këtë memorie për të ju sensibilizuar ju dhe mbarë opinionin publik shqiptar e të huaj për krizën e thellë politike, ekonomike e sociale që po kalon sot Shqipëria, e cila edhe pas tre dekadash të renies së diktaturës e shpalljes së pluralizmit politik ka mbetur peng i ideologjisë dhe praktikave enveristo-staliniste, i personave të lidhur me nomenklaturën e lartë të diktaturës dhe i kupolës së sigurimit të shtetit të shndërruar tashmë në një bandë mafioze, e cila ka paralizuar politikën, ekonominë, institucionet kushtetuese, parlamentin, drejtësinë dhe shtetin e së drejtës.

Të nderuar demokratë!
30- të vjet me parë u ngritëm në emër të lirisë dhe dinjitetit njerëzorë, në një betejë për jetë a vdekje kundër diktaturës staliniste shqiptare, më të egrës e më barbares që ka njohur historia jonë kombëtare.

E natyrshëm si qytetarë europianë modeli i demokracisë e civilizimit perëndimorë me të cilin na lidh origjina, e kaluara dhe rrënjët tona historike ne e kishim si slogan e kauzë kombëtare ndërtimin e Shqipërisë Europiane, e cila ka qenë ylli polar i Rilindjes Kombëtare dhe i korifejëve të patriotizmit e të kulturës shqiptare në të gjitha kohët.

Ishte pra një kohë idealesh lirie e demokracie, një kohë ëndrrash e shpresash të mëdha për shqiptarët, të cilëve tepër rrallë u ka buzëqeshur ylli i fatit përgjatë historisë së tyre.

Por ja që liria qënka kurdoherë e kercënuar nga një tiran, sepse siç shkruante Pushkini:
“Kudo ku ka këngë lirie
Rri pranë roje një tiran”.
Devizën e shqiptarëve heroikë të vitit 1990-të, “e duam Shqipërinë si gjithë Europa” Ayatollahu i revolucionit Sali Berisha e shnderroj në sloganin mashtrues antihistorik e antidemokratik “bashkëvuajtës e bashkëfajtorë” duke i rivrarë për herë të dytë mijëra viktimat e disidentët e diktaturës komuniste, familjet e tyre dhe ëndrrën europiane të shqiptarëve.

Në vend të një Nurembergu Shqiptar për inkuizitorët, të cilët duhet të merrnin një denim shembullor për krimet e diktaturës, të cilat janë njëherësh edhe krime të rënda kundër njerëzimit Berisha i barazoj ata me viktimat e tyre duke ju dhënë kështu garanci monstrave të diktaturës se sa të ishte ai në pushtet nuk do të lejonte hapjen e dosjeve të krimeve të komunizmit e dekomunistizimin e pushtetit dhe të organeve kushtetuese e cila ishte kerkesa primare e Brukselit, institucioneve europiane e SHBA- së si aleati ynë strategjik.

Fitorja plebishitare e 22 marsit në vitin 1992 ishte një referendum popullor i sovranit kundër regjimit kriminal të juntës staliniste shqiptare dhe një shans historik për tu ndarë njëherë e përgjithmonë nga e kaluara e errët komuniste që i ka shkaktuar kaq vuajtje e tmerr popullit tonë liridashës.

“Mos e harroni kurrë të kaluarën në mënyrë që ajo të mos përsëritet ishte porosia e kalorësit të lirisë Atit të Shenjtë Gjon Pali i Dytë gjatë vizitës së tij apostolike në vendin tonë në 1993.

Por Sali Berisha në endrrën e tij për tu bërë lider suprem i shqiptarëve ashtu si Ayatullah Khamenei në Iran e harroj të kaluarën dhe besimin që i dha sovrani.
Megjithëse kishte në parlament një mazhorancë absolute për të ndërmarrë reforma të thella politike, ekonomike e sociale sipas modelit të demokracive të konsoliduara të Europës Perëndimore ai zgjodhi populizmin si ideologji të tij dhe parullën leniniste:
“I gjithë pushteti sovjetëve” si praktike qeverisëse.

Kontrolli absolut i tij mbi institucionet kushtetuese, mbi partinë, mbi qeverinë e politika e jashtme me dy standarte duke i mikluar shqiptarët me endrrën europiane e në anën tjetër duke flirtuar për interesa personale me liderët autoritarë e të korruptuar të Ligës Arabo- Islamike e vunë në pikëpyetje të plotë integrimin europian të Shqipërisë.

Viti 1997- të e shembi shtetin e Berishës dhe ststujën e tij politike siç tretet një dordolec prej bore në rrezet e diellit.
Viti i mbrapshtë 1997- të e largoj me dekada Shqipërinë nga Europa, e përtej kësaj rtezikoj lirinë, pavarësinë dhe ekzistencën e saj.

Shtrohet pyetja, a ndihet përgjegjës politikisht, moralisht e pse jo edhe ligjerisht ku padron që ishte në atë kohë në krye të shtetit e u braktis nga njerëzit e tij më të besuar si tirani i Janinës Ali Pashë Tepelena ?!

Ismail Kadare ka një fragment brilant e kuptimplotë tek “Pashalleqet e Mëdha”
Ali Pasha e pyet keshilltarin e vet!
Si ka mundësi që për një fjalë të Gjergj Kastriotit shqiptarët hidheshin në zjarr, për mua që kam ushtri e pasuri me të madhe nuk me ndjekin pas?!
Ai e donte Shqipërinë e lirinë e saj, ti e don për ta sunduar.
Ai ishte prijës e ti je pasha.

Hiqe mantelin e pashait e bëhu prijës e shqiptarët do të ndjekin i thotë keshilltari.
Berisha nuk zgjodhi të bëhet prijës por pushtetar absolut siç është sot moda e neodiktatorëve, të cilët fshihen pas një fasade demokratike.

Marrveshja e tij e fshehtë me Fatos Nanon në vitin 1991 për ndarjen e bastioneve politike e zonave të influencës në jug e në veri duke e noterizuar njerën për vete e tjetrën për adashin politik është perçarja e parë e madhe jo vetëm politike por edhe krahinore në historinë e shtetit shqiptar.

Pas pensionimit politik të Fatos Nanos Sali Berisha gjeti një partner tjetër të besueshëm me ambicioz e më të etur për pushtet z Edi Rama.

Puçi i tyre kushtetues i vitit 2008 është akti juridik më kriminal në historinë e një demokracie të pas luftës në të gjithë historinë e parlamentarizmit në këto njëqind vjet.

Ky akt i denjë për një marrveshje mes hierarkëve nazifashistë e komunistë ka deformuar rendë e nxjerrë jashtë loje jo vetëm parlamentarizmin si kolona vertebrale e Republikës Shqiptare por edhe institucionet kushtetuese, drejtësinë dhe të drejtën e sovranit për të përcaktuar të ardhmen e vendit të tij përmes zgjedhjeve të lira të drejtëperdrejta e të barabarta.

Nuk dua të ndalem këtu tek Sulltan Rama e bëmat e tij më të cilat ai i hakërrehet jo vetëm opozitës por edhe institucioneve ndërkombëtare.
Ai e ka bërë të veten sentencën e Luigjit të 14- të:
“Shteti jam unë”.

Edi Rama është produkt i politikës së Berishës dhe e ka sot e gjithë ditën model frymezues.

Ai nuk mund të ekzistojë në qeveri, as në politikë pa pasur përballë Berishën e njerëzit e tij të besuar.
Ne demokratëve na duhet të shohim me realizëm e gjakftohtësi e përgjegjësi politike e qytetare kampin tonë para se të hyjmë në betejën politike të zgjedhjeve të 25 prillit.

Çfarë po ndodh realisht në kampin blu dhe cilët janë faktorët e brendshëm e të jashtëm që do të jenë determinant për të përcaktuar rezultatin e zgjedhjeve e të ardhmen politike të Partisë Demokratike në të cilën jemi investuar prej tre dekadash me të gjitha energjitë njerëzore, politike dhe intelektual, duke sakrifikuar çdo gjë të shtrenjtë për të.

Ku e merr guximin Edi Rama, i cili pas dy mandatesh deklaron se lideri i opozitës Lulzim Basha duhet të presë vdekjën e tij biologjike për të ardhur në pushtet.
Ky guxim i vjen prej Moskovit dhe Ayatollah Berishës i cili pati deklaruar para tëtë vitesh para opozitës së atëhershme se do të me keni këtu deri në vitin 20- 34 pra fiks deri në moshën 93 vjeçare.

Njerëzit e besuar të Berishës, të cilët i mban peng e kaluara e tyre e errët dhe borxhi ndaj Berishës e familjes së tij për karrierën e shpejtë në politikë dhe në biznes janë shperndarë si celulat e Çekas Leniniste në PD e jashtë saj, me qëllimin e vetëm për të ngopur oreksin e Ramës për mandatin e tretë, për të rrëzuar kryetarin e PD- së Lulzim Basha e për të riorganizuar sektin Berisha, i cili endërron të kthehet në pushtet në vitin 2025.

Pra Berisha dhe berishët nuk e kanë shqetësim fitoren e PD- së, por rimarrjen e kontrollit të saj pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit të vitit 2021, prandaj Lulzim Basha duhet të jetë i qartë kur të hartojë përfundimisht listen e kandidatëve për deputetë.
Ayatollahu e Sulltani udhëhiqen nga slogani;

“Me mirë një fitore e turpshme se një humbje e ndershme”.

Të Lidhura

Doktor Arjan Hamiti, një emër që frymëzon besim dhe shpresë!
Opinione

Doktor Arjan Hamiti, një emër që frymëzon besim dhe shpresë!

26 Janar, 2026
Nga Sokol Gjoni: Kur ndihma shndërrohet në spektakël, ajo pushon së qeni njerëzore
Opinione

Nga Sokol Gjoni: Kur ndihma shndërrohet në spektakël, ajo pushon së qeni njerëzore

30 Dhjetor, 2025
Dueli SPAK-qeveri; pse është pashmangshëm?
Opinione

Dueli SPAK-qeveri; pse është pashmangshëm?

17 Dhjetor, 2025
Siguria Kibernetike në Jetën e Përditshme Digjitale
Opinione

Siguria Kibernetike në Jetën e Përditshme Digjitale

15 Dhjetor, 2025
PD përballë pasqyrës: Pse analiza e thelluar, hapja dhe çbunkerizimi janë sot domosdoshmëri
Opinione

PD përballë pasqyrës: Pse analiza e thelluar, hapja dhe çbunkerizimi janë sot domosdoshmëri

14 Dhjetor, 2025
Nga Sokol Gjoni: Patriotët e çdo dite dhe patriotët e një dite
Opinione

Nga Sokol Gjoni: Patriotët e çdo dite dhe patriotët e një dite

28 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Doktor Arjan Hamiti, një emër që frymëzon besim dhe shpresë!
Opinione

Doktor Arjan Hamiti, një emër që frymëzon besim dhe shpresë!

26 Janar, 2026

Parashikimi i motit,  26 janar 2026
Aktualitet

Parashikimi i motit, 26 janar 2026

26 Janar, 2026

Horoskopi ditor, e hënë 26 janar 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, e hënë 26 janar 2026

26 Janar, 2026

Raporti sekret i Maltës: Arben Ahmetaj luajti 93 mijë euro në kazino me skemë tipike pastrimi parash
Aktualitet

Raporti sekret i Maltës: Arben Ahmetaj luajti 93 mijë euro në kazino me skemë tipike pastrimi parash

25 Janar, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com