Nga Dr. Hipokrati
Komiteti e ekspertëve për menaxhimin e epidemisë së koronavirusit është katandisur në një lavatriçe e kryeministrit Rama kjo shihet ditën për diell, mjafton të shohësh aktivitetin e tyre, aspal në favor të komunitetit e fort në propagandë !
Në kushtet e rënda që po kalon vendi ynë ky komitet duhej të merrej fund e krye me strategjitë e shëndetit, ruajtjen e sa më shumë jetëve njerëzore si dhe lidershipin për armatën e mjekëve që janë të keq pajisur e të keqpaguar.
Por ky komitet me deklaratat e tij politike, e aspak profesionale, konfirmon se është një ‘rryp transmisioni’ i politikës së Ramës e aspak në shërbim të jetëve të qytetarëve.
Por le të shohim se cilët janë një pjesë e anëtarëve të këtij komiteti , a janë ata vërtetë profesionistë apo janë si tërë çeta e rilindasve, pseudoprofesionistë e militantë të thekur të rilindjes.
Skënder Brataj, ish-murator, ish-barrelist, ish-paramedikal në Torino, sot shfaqet me tituj të vjedhur akademikë, pasi nuk ka asnjë diplomë universitare pët to. Si drejtor i Urgjencës, është shfaqur shpesh në publik si linçues i mjekëve dhe infermierëve që guxojnë të flasin për mungesat në sistemin e urgjencave.
Tritan Kalo, i rekrutuar në organet e sigurimit të shtetit që në moshën 19 vjeçare.
Për spiunllëqet në kohën e diktaturës u shpërblye me burse studimi në mjekësi e me specializime . Një karrierë e cila në kohështrirjen e saj përmban vetëm krime karshi njerzve të thjeshtë që flisnin kundër rregjimit monist, i rritur e i brumosur në një familje me ndjenja të thella komuniste.
Si ish-nxënës i gjimnazit ‘Qemal Stafa’ më kujtohen shpesh fjalët e nënës së tij: mos u ulni në stola se prishen!
Partia ka sqakrifikuar që na i ka bërë, a e dini sa topa do bënte me hekurin e tyre për të luftuar armiku ?
Sot Tritani është një ndër shërbëtorët më të zellshëm të diktaturës që po monton Rama.
Najada Çomo, vëllai i së cilës ka qenë një nga shërbëtorët e zellshëm të Nard Kokës , i akuzuar e burgosur për trafiqe , ka ndikuar qartë në karrierën e saj. A na spjeegon dot dotroreshë Najada , si dhe pse u shpërblye duke u emëruar zv-dekane e fakultetit të mjekësisë?
Gjeorgjina Kule, ish drejtore e QSUT, e cila është zënë me presh në duar për vjedhje në tenderin ndërtimit të goodinës së re të urgjencës, tender i cili u anullua për shkak të çmimit tej të lartë, si dhe mungesave në dokumentacion , por Gjeorgjina vetëm 3 ditë më vonë ja dha përsëri të njëjtës firme.
A është e kapur Gjeorgjina?
A shpërblehet edhe si pediatre personale e vajzave të ministres së shëndetësisë me emërimin në këtë komitet gjoja ekspertësh?
Të sqarojmë se qenia në komitet e një pediatreje, nuk ka asnjë vlerë, pasi fëmijët nuk preken nga covid-19.
Mira Rakacolli, psikiatre private e Edi Ramës që nga viti 1984, njohëse e gjithë labirinteve të mendjes së krisur të Edi Ramës, është qershia mbi tortën e komitetit.
Kjo e ka lejen me pash të marrrë çtë dojë, domozdo mban frerët e mendjes së të gjatit.
A e dini se burri i zysh Mirës, Perlati e ka lyer spitalin e mushkërive me ngjyrat mavi të rilindjes për ti hyrë më fort në zemër kryeministrit ?!
Ja pra kush janë anëtarët e komitetit, që nuk i dha kurrë përgjigje shqetësimeve të qytetarëve dhe as ekspertëve të fushës, por që zgjedh të përdoret politikisht në mënyrë bajate e banale !











