InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

KOMITETI I EKSPERTËVE DHE QEVERIA, A JANË ME COVID-19-ën APO KUNDRA COVID-19-ës, PËRSA I PËRKET DËMIT?!

30 Tetor, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
SKENDER DOÇI: SHPIRT-THYERIT DHE SHPIRT-THYESIT

Nga Skender Doçi

Mora shkas, nga vendimi i fundit, ku universitetet detyrohen ta fillojnë vitin akademik 2020-2021 on-line si leksionet ashtu edhe seminaret e praktikat. Afati i vendimit ishte për një muaj, domethënë deri me një Dhjetor 2020.

Nëse qeveria shqiptare quan sektorin më pak të rëndësishëm, mbarëvajtjen dhe mirëfunksionimin e arsimit në krahasim me çdo sektor tjetër të jetës ekonomike, shoqërore dhe sociale të vendit, atëherë dakort.

Ta zëvendësosh rrezikun (covid-19) që vjen nga prezenca fizike në ambjentet përkatëse të arsimit aq më tepër ato universitare, me rrezikun e mundshëm nëpër bare restorante, pube dhe urbane, kjo nuk më ngjan si gjetje e zgjuar dhe aq më tepër me interes qoftë për shëndetin, apo interesin kombëtar.

Komiteti i Ekspertëve, më mirë të nxjerrë një urdhër që, në çdo lokal të shërbehet vetëm me amballazh plastik. Ne e pijmë kafen, ujin dhe pijen në filxhana dhe gota. Kjo është njëlloj sikur puthemi buzë në buzë pasi nuk besoj se ndonjëri nga lokalet në Shqipëri të dezinfektojë filxhanat apo gotat me alkol pas çdo përdorimi. Nga ana tjetër, detyrohet maska për të shmangur infektimin e njëri-tjetrit. Mirë maska, por më parë duhej urdhëri për detyrimin e amballazhit plastik, në mënyrë që ne mos të infektohemi nga kontakti buzë n’buzë nëpërmes gotës dhe filxhanit.

Qeveria mund të gjente një metodë subvencionimi të dezinfektantëve që qytetarët dhe institucionet një kilogram alkol ta merrnin me 200 lekë e jo 600 lekë që është tani, kjo do rriste në një shkallë të lartë dezinfektimin e ambjenteve publike dhe bizneseve përgjatë gjithë kohës.

Tani pyesim: -A mund të fillonin të paktën vitet e para mësimin normal? Unë mendoj se po, biles shumë normal sepse hapësirat që kanë universitetet lejojnë një distancim shumë herë më të madh sesa lokalet.

A ishte më mirë të fillonte normal (me masat e parandalimit të përhapjes) dhe në fund të muajit të shihej impakti dhe të merrej një vendim, apo të merrej vendimi paraprakisht sikur deri në fund të muajit do bëhej nami?!

Studentët, hapin më të rëndësishëm të jetës së tyre drejt dyerve të universitetit do ta bënin normal, do mësonin orarin, auditoret, programin, pedagogët, do regjistroheshin nëpër sekretari, për ta do ishte gjithçka normale.

Aq më tepër, e kanë për herë të parë një eveniment të tillë sikurse është paraqitja në dyert e fakultetit për të vazhduar studimet.

Kjo puna e vendimeve është bërë sikur, ne ta dimë se do bjerë zjarri brenda një muaj në dy deri në tre shtëpi të metropolit tonë dhe për një muaj të gjitha familjet duhet të rrijnë në qiell të hapur.

Ose, është sikur ta dijmë se në harkun kohor të një muaji 10 persona do vdesin nga infrakti , dhe të turremi të gjithë nëpër spitale pa prejashtim dhe të ndërpresim të gjithë punën deri në fund të muajit.

Komisioni dhe qeveria në urdhërat e tyre kopjojnë edhe vendimet që merren nëpër metropolet evropiane. Kjo nuk ka kuptim, pasi në Paris në 24 orë hyjnë e dalin afërsisht pesë milion turistë dhe persona që nuk jetojnë në Paris, sigurisht këtu kufizimi apo mbyllja është një mekanizëm i fortë për të ndaluar përhapjen. Por në Tiranë ne 600-700 mijë jemi krejt dhe hyn e dalin rreth 500 turistë në ditë. Pra, ne s’kemi asnjë lloj rrethane të përbashkët, prejashto marrjen e kostove të njëjta për rrethana krejt të ndryshme, shumë-shumë herë më favorizuese për ne.

Në mbyllje unë pyes: -Nga padija dhe frika, a thua Komiteti i Ekspertëve dhe qeveria, marrin masa që pa e kuptuar shkojnë në favor të kostove që po shkakton Covid-19?

Nëse do llogarisnim kostot në shëndetin e popullatës si dhe kostot e tjera tejet të mëdha, vendimmarrjet e kanë rritur bilancin e kostove më shumë se vetë Covid-19 dhe kjo në rrethanat e vendit tonë ka qenë më evidente se sa në metropolet evropiane me mbipopullim, ku masat drastike kanë qenë të pashmangshme.

S.Doçi
30/10/2020

Të Lidhura

Nga Sokol Gjoni: Kur ndihma shndërrohet në spektakël, ajo pushon së qeni njerëzore
Opinione

Nga Sokol Gjoni: Kur ndihma shndërrohet në spektakël, ajo pushon së qeni njerëzore

30 Dhjetor, 2025
Dueli SPAK-qeveri; pse është pashmangshëm?
Opinione

Dueli SPAK-qeveri; pse është pashmangshëm?

17 Dhjetor, 2025
Siguria Kibernetike në Jetën e Përditshme Digjitale
Opinione

Siguria Kibernetike në Jetën e Përditshme Digjitale

15 Dhjetor, 2025
PD përballë pasqyrës: Pse analiza e thelluar, hapja dhe çbunkerizimi janë sot domosdoshmëri
Opinione

PD përballë pasqyrës: Pse analiza e thelluar, hapja dhe çbunkerizimi janë sot domosdoshmëri

14 Dhjetor, 2025
Nga Sokol Gjoni: Patriotët e çdo dite dhe patriotët e një dite
Opinione

Nga Sokol Gjoni: Patriotët e çdo dite dhe patriotët e një dite

28 Nëntor, 2025
Shpat Kasapi do të jetojë në “vallen shqiptare”
Opinione

Shpat Kasapi do të jetojë në “vallen shqiptare”

26 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Vranësira, mjegull dhe diell, si parashikohet moti për këtë të enjte
Aktualitet

Vranësira, mjegull dhe diell, si parashikohet moti për këtë të enjte

22 Janar, 2026

Horoskopi ditor, 22 janar 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, 22 janar 2026

22 Janar, 2026

Psikologe Marsela Lekli: Stop manipulimit me autizmin!
Aktualitet

Psikologe Marsela Lekli: Stop manipulimit me autizmin!

21 Janar, 2026

Vrau duke e goditur me çekiç një 57-vjeçar në Krujë, pranga autorit dhe 2 personave për moskallëzim krimi
Aktualitet

Vrau duke e goditur me çekiç një 57-vjeçar në Krujë, pranga autorit dhe 2 personave për moskallëzim krimi

21 Janar, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com