Nderkohe qe prej Dhjetorit ’90 kur studentet shqiptare te mbeshtetur gjeresisht larguan diktaturen nen sloganin “E duam Shqiperine si gjithe Evropa” nuk mund te mohohen arritjet,eshte fakt se askush nga ne nuk e kishte menduar kaq te gjate proçesin e integrimit.

Politika e cila ka bertitur me shume duket se ka qene penguesja me e madhe ne kete proçes qe ne fakt eshte aspirata organike e Kombit tone.E paradoksi qendron ne faktin se sa here qe llogarite politike kane çaluar politika ka guxuar te fajesoje Evropen dhe perfaqesuesit e saj diplomatike ne Shqiperi,duke harruar se ata perfaqesojne popujt taksapagues te kontinentit qe ngelet donatori me i madh per ne ne 3 dekada.

Por ky nuk eshte objekti i reflektimeve te mia. Dua te cilesoj me emer te perveçem njerez e organizata qe ne momentet me delikate kane demostruar profesionalizem dhe idealizem qe shqiptareve t’ju mundesohet integrimi ne qyteterimin te cilit i takojme gjenealogjikisht. Keta njerez nuk jane oratore tribunash qe diten na predikojne Evropen e ne darke mbushin thesin me parate e korrupsionit duke zhgenjyer e dekurajuar shpiptaret dhe evropianet…!

Ata jane njerez te thjeshte,eksperte te mireshkolluar dhe mirekultivuar por dhe idealiste te theksuar per te progresuar kete proçes jetik per vendin dhe Kombin tone.E kam fjalen per programin “Bashkite per ne Evrope” i cili ka startuar prej 3 vitesh i sponsorizuar nga Komisioni Evropian dhe perfaqesia e tij ne Tirane.

Programi eshte drejtuar nga nje zonje me emrin Jolanda Trebicka dhe ka arritur te kapilarizoje ne 61 Bashki Zyrat e Integrimit Evropian duke sensiblizuar,monitoruar por dhe asistuar punen e pushtetit vendor i cili eshte determinant per negociatat! Ky program pritet te rijetesohet ne nje stad me te perparuar dhe mendoj se eshte pjesa me e rendesishme e alfabetit tone te Integrimit.

Shpresa jone per integrim nuk eshte enderr por nje aspirate jetike ndaj ne kurorezimin e saj do kete dhe heronjte e vete.Dhe keta heronj ju siguroj se nuk jane politikanet me veshje e oratori oksidentale por heronjte e heshtur si Stafi i Programit “Bashkite per ne Evrope” me lideren e tij Jolanda Trebicka.
Ne fakt fakt historine e ketij e vendi ne momentet me delikate e kane dominuar njerezit e heshtur….!
