Nga Elona CASLLI
Babe, meqënëse edhe dielli lind me lejen tënde dhe muzgu bie nën urdhrin tënd, a ka mundësi të lutem të na sqarosh një detaj….
Ndërkohë që ti gjobit sistematikisht njerëzit rrugëve se nuk vënë maskë, Gjallesa në krye të bashkisë nuk lë njeri pa përqafuar dhe pa dalë në foto.
Kjo foto është bërë dje. Në foto është Gjallesa dhe Rovena Dilo të përqafuar pa maska dhe pa distancim fizik.
A ma sqaron pak ku qëndron e drejta e gjobëvënies ndaj një njeriu që ecën krejt i vetëm dhe pa maskë në rrugë?!
Post Scriptum- Nuk do çuditesha aspak sikur të japësh urdhrin që populli të ecë këmbadoras për të parandaluar Covid.











