InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

SKENDER DOÇI: SHPIRT-THYERIT DHE SHPIRT-THYESIT

23 Tetor, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
SKENDER DOÇI: SHPIRT-THYERIT DHE SHPIRT-THYESIT

Nga Skender DOÇI

Jeta jonë e përditshme është e mbushur me detaje nga më të ndryshmet. Nganjëherë sikur ndjehemi të lodhur, të mërzitur, nervoz, e jo pak herë ndjehemi edhe kot. Por shumëherë ndjehemi të gëzuar, të motivuar, të lumtur dhe ndjehemi plot.

Pra, gjendja emocionale e njeriut, është një variabël që i ndryshojnë vlerat përgjatë gjithë gjatësisë së tij ose me saktë jetës së tij. Si shpjegim të parë dhe më të afërtin, për ndryshimin e herë – pashershëm të gjendjes emocionale në qenien tonë, gjejmë rrethanat shoqërore në të cilat ndodhemi dhe problemet personale me të cilat ndeshemi ditë pas dite në jetën tonë. Qysh se është krijuar njeriu e deri më sot, “epiqendra” e tij ka qenë shpirti. Përshembull marrëdhënja që ke me fëmijët e tu dallon nga marrëdhënjet e tjera për arsye të ndjeshmërisë së lartë shpirtërore.

Dashuria e një mashkulli për një femër, dallon nga marrëdhenja e mashkullit me femrat e tjera për arsye të ndjeshmërisë shpirtërore që ka për një femër të caktuar, dhe anasjelltas. E njëjta llogjikë funksionon edhe për dhimbjen, keqardhjen, pikëllimin, urrejtjen e qindra emocione të tjera pozitive dhe negative. Në qoftë se, gjendjen emocionale të njeriut e përmbledhim me një term të vetëm “vlera shpirtërore” ku fjala “vlera” përmbledh krejt dimensionin shpirtëror si për mirë ashtu edhe për keq, vlerat shpirtërore tek individi përgjate historisë njerëzore, kanë njohur përmirësime të vazhdueshme, kryesisht në katër drejtime.

Së pari, janë bërë më elastike në kuptimin e qëndrimit dhe reagimit.

Së dyti, janë fokusuar gjithnjë e më shumë për nga e mira, kjo si rezultat i zhvillimit dhe ecjes përpara të marrëdhënjeve shoqërore, ku individi është ndërgjegjësuar mbi kujdesin që duhet të tregoj për moscënimin dhe respektimin e vlerave shpirtërore të të tjerëve dhe jo gjithmonë, vetëm në përmbushje dhe mbrojtje të interesave vetjake shpirtërore.

Së treti, me ecjen e shoqërisë përpara dhe krijimit të shtresave sociale me hierarki të ndryshme, është bërë më e shpërndarë, ose kërkesa për përmbushjen e interesave dhe vlerave shpirtërore konvergon në pika dhe nivele që shtrihen në një hapësirë dhe dimension shumë më të gjerë.

 Së katërti, zhvillimi i qytetërimit modern, ose më saktë globalizimi, një pjesë shumë të madhe të interesave dhe vlerave shpirtërore, individi e përfiton dhe e konsumon në mënyrë si të thuash ( ndoshta s’është fjala e gjetur)  “virtuale”.

Ndryshimi i gjendjes shpirtërore tek njeriu është një tregues organik normal, pa të cilin njeriu si qenie e gjallë do ishte shumë i mangët. Imagjinoni një njeri me gjendje emocionale fikse përgjatë gjithë jetës, do quhej depresiv ose histerik. Gjithmonë flasim për një raport me luhatje normale, ku njeriu në pjesën më të madhe të jetës së tij është i gëzuar, i lumtur dhe i motivuar. Jam i sigurtë se ka studime dhe sondazhe të ndryshme që i masin treguesit e mësipërm dhe dalin dallimet mes grupeve shoqërore dhe popullatave të ndryshme. Por, të jem i sinqertë, mua nuk më ka rastisur t’i lexoj dhe e kam të pamundur të flas në mënyrë specifike apo me shifra për ndryshimet që ekzistojnë mes popullatave apo krahinave të ndryshme.

Folëm për disa nga faktorët që kanë çuar në një përmirësim, apo kultivim të gjendjes emocionale në shpirtin e njeriut përgjate historisë.

Tani shoqëria njerëzore ka ndryshuar në një mënyrë marramendëse dhe kërkohen përmirësime të vrullshme në çdo sektor me interes për njeriun dhe jetën e tij.  Si rezultat, do ishte me interes të shtjellonim disa faktorë që ndikojnë qoftë për mirë apo për keq, brenda një brezi dhe konkretisht në brezin të cilit i përkasim ne sot.

E para dhe kryesorja është gjendja ekonomike, e cila duhet theksuar se është larg standarteve që ofron koha në të cilën jetojmë. Gjithësesi këtë ne po e marrim si një realitet të pashmangshëm deri tani, dhe impaktin që ka ky faktor po e quajmë të “mirëqenë”.

E dyta, janë rrethanat historike nëpër të cilat ka kaluar vendi jonë gjatë shekujve të fundit.

E treta, ka të bëjë me kohën (maturimin) në të cilën ndodhet zhvillimi demokratik i shoqërisë sonë.

Duhet ta kemi të qarte se, sistemi demokratik i mirëfilltë, është rendi i organizimit shoqëror që krijon klimën më të mirë të mundshme, për kultivimin e shpirtit njerëzor dhe gjendjes emocionale (pozitive) të tij. Në qoftë se marrim tre komponentët kryesorë që përbëjnë ndërtimin e një rendi demokratik ata janë, individi, shoqëria dhe shteti. Për individin unë kam folur shumë, por në konceptin tim ai vjen i dyti pas Zotit dhe për më tepër mes tij e Zotit nuk ekziston diçka tjetër. Shoqëria është një “strukturë” gjigante plot e përplot me njerëz, ku natyra e saj përcaktohet varësisht nga karakterisitikat e natyrës së individëve përbërës të saj, si dhe raporti individ-shtet që ekziston në atë shoqëri. Ndërsa shteti në vetvete fillon ose luhatet nga Zoti e deri tek dreqi, sipas natyrës së tij dhe raportit që krijon me individin dhe shoqërinë në tërësi.

Përshembull në sistemet diktatoriale dhe ato komuniste shteti është njësh me dreqin, dhe individi e shoqëria në këtë rast, si engjëjt e pafajshëm nën thundrën e dreqit “si marrëdhënia që ndërtoi shteti i asaj kohe me Krishtin”. A mund të flitet në këto raste për klimë shpirtërore??. Dikush mund të thotë, a i ke parë ti masat e shoqërisë sa të lumtura ishin në parakalime dhe si e shprehnin “entuziazmin” e papërmbajtshëm për udhëheqjen dhe shtetin, apo sot Koreja e Veriut.  Po, i kam parë edhe në kohën e Enverit edhe sot në K.V. Por Ju, dreqin mos e quani të butë të lehtë apo të pafuqishëm. Po të ishte njeriu aq imun dhe i fuqishëm përballë tij, nuk do ekzistonte fare.

 Ai, të kaplon njëherë me dhunë të tmerrshme, pastaj të bën “injeksione” nga më të ndryshmet të shpikura nga vetë ai, që më vonë të bëjnë ta “dashurosh” edhe ti vetë !!!

Unë nuk besoj të flasë njeri për lumturinë shpirtërore në këtë rast ekstremisht i tmerrshëm. Mund të flasim për shpirtëra të thyer, të marrë peng dhe të shnatyruar plotësisht, por kurrësesi të gëzuar dhe të lumtur. Mu kujtua këtu një barcoletë:  Ishte njëri shumë i varfër, ra në gjumë dhe pa një ëndërr, iu dëftua djalli dhe i tha: -Nesër lutu gjithë ditën për mua dhe natën tjetër takohemi prapë, e do të bëj njeri të pasur. -Mirë tha burri dhe ashtu bëri. Natën tjetër sapo e zuri gjumi, fap iu dëftua dreqi prapë e i tha:  Futja tani një jashtëqitje sa më të madhe dhe unë kam për të ta kthyer në flori. -Vazhdoj burri dhe po shtërzente shumë që ta bënte sa më të madh. Nga shtërzimet e tij i doli gjumi gruas  -Çfarë të shikonte, – e lëvizi me shpejtësi. – ore ti, çfarë bën??. Të nesërmen nuk kishin as sapun të lanin rrobat e bëra helaç. Edhe burri në fjalë, kaloi dy momente të “lumtura” me djallin dhe mori “ndihmën” e tij  konkrete.

Në një shoqëri, shpirt-thyesi më i madh mund të jetë vetë shteti, për të gjithë qytetarët e tij të cilët janë me shpirt të thyer fillimisht, por më vonë mund të jenë edhe vetë dakort. Kur të vënë para dilemës, shpirtin më mirë ta kesh ashtu, apo mos ta kesh fare? – Në çfarëdolloj rrethane është më mirë ta kesh.

Për kultivimin e mirë që kërkon vazhdimisht shpirti i njeriut, shteti demokratik i së drejtës është kushti numër një. Kushti i dytë është qeveria demokratike, e cila duhet të respektoj deri në skaj çdo ligje dhe rregull që lidhet me liritë dhe të drejtat e individit, duhet të jetë “etalon” për të gjithë shoqërinë lidhur me moralin, etikën dhe ndershmërinë e secilit punonjës që paguhet me paratë e taksapaguesve.

Qeveria për shoqërinë në asnjë lloj rrethane nuk duhet të shëndërrohet si puna e një mushke dembele për familjen, E cila han sa një lopë e më shumë dhe nuk vlen për asnjë gjë në punët dhe jetën e familjes. Në një shtet demokratik, qeveria është një shërbetore e ndershme dhe e palodhur e individit dhe shoqërisë në përgjithësi. Kjo për shpirtin e njeriut konvergon në dy drejtime njëherësh:

E para, rritet mirëqenia e shoqërisë. E dyta, shpirti i njeriut lumturohet shumë kur i shërben dikush dhe i gjendet pranë për nevojat që ka. Kjo lumturi është akoma më e madhe kur bëhet fjalë për një mekanizëm gjigant dhe të fuqishëm sikurse është shteti demokratik me përfaqësuesen e drejtëpërdrejtë të tij, Qeverinë. Të tjerat individi dhe shoqëria i relizojnë vetë, ata po punojnë ditë pas dite për familjen dhe për detyrimet që paguajnë në shtet, nga i cili presin shumë, shuuumë e prapë më shumë…

Të Lidhura

Nga Sokol Gjoni: Kur ndihma shndërrohet në spektakël, ajo pushon së qeni njerëzore
Opinione

Nga Sokol Gjoni: Kur ndihma shndërrohet në spektakël, ajo pushon së qeni njerëzore

30 Dhjetor, 2025
Dueli SPAK-qeveri; pse është pashmangshëm?
Opinione

Dueli SPAK-qeveri; pse është pashmangshëm?

17 Dhjetor, 2025
Siguria Kibernetike në Jetën e Përditshme Digjitale
Opinione

Siguria Kibernetike në Jetën e Përditshme Digjitale

15 Dhjetor, 2025
PD përballë pasqyrës: Pse analiza e thelluar, hapja dhe çbunkerizimi janë sot domosdoshmëri
Opinione

PD përballë pasqyrës: Pse analiza e thelluar, hapja dhe çbunkerizimi janë sot domosdoshmëri

14 Dhjetor, 2025
Nga Sokol Gjoni: Patriotët e çdo dite dhe patriotët e një dite
Opinione

Nga Sokol Gjoni: Patriotët e çdo dite dhe patriotët e një dite

28 Nëntor, 2025
Shpat Kasapi do të jetojë në “vallen shqiptare”
Opinione

Shpat Kasapi do të jetojë në “vallen shqiptare”

26 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Mot i kthjellët dhe vranësira të pakta, si parashikohet moti për këtë të hënë
Aktualitet

Mot i kthjellët dhe vranësira të pakta, si parashikohet moti për këtë të hënë

19 Janar, 2026

Horoskopi ditor, 19 janar 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, 19 janar 2026

19 Janar, 2026

Denada Isa: Marrëdhënia mësues–nxënës si përvojë e përditshme profesionale
Artikuj

Denada Isa: Marrëdhënia mësues–nxënës si përvojë e përditshme profesionale

18 Janar, 2026

50 fakte që nuk i dinin kurrë për Skenderbeun
Histori

50 fakte që nuk i dinin kurrë për Skenderbeun

18 Janar, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com