Nga Agron PREBIBAJ
Shpikja Rama: Në rrugë gjuan CoronaVirusi, në Bar Restorante jo!
Që nga fillimi i marsit njeriu i kesaj bote moderne e ka humbur lirinë, tashmë i klonuar, i varur nga masat e qeverive të cilat tashmë kanë deshtuar totalisht në betejën Covid19Politika.Pra sot qytetarët e globit ndodhen nën trysni e nën vendime të ndryshme të qeverive të tyre, kjo e pa kurrfarë garancie e sigurie për ditën e mbylljes, vetëm hapje ne verë e mbyllje në vjeshtë, gjithçka e pakumtimtë për lirinë e sigurinë e jetës tonë.
Tashmë edhe njeriu i fundit i kësaj bote e din se këtë armë biologjike e ka shpikur njeriu djallëzor përkunder njerëzimit, por nuk kemi çfarë ti bëjmë edhe nese gjejmë, jemi të rrethuar, ne sot kemi humbur lirinë, kemi humbur besimin te shkenca e mjeksisë e po e po te politika, tashmë jemi të tradhëtuar në këte betejë anti-njeri.
Edhe unë pa marrë aspak përsiper zgjidhjen por vetëm mosbindjen time ndaj çdo vendimi të secilës qeveri, më duhet të veçoj shpikjet e “lartmadhnisë” Rama: Ne qeshor kur shkuan disa të të rinj në plazhin e Divjakës, ai ndërseu policinë ti largonte nga bregu i detit, sikur Corona vinte me breshëri autimatike nga hapsira detare, por ajo që të çudit sot kur merr vendime për te gjobitur qytetarët pa maska në rrugë, e ndërsa në Bare e Restorante s’ka problem.
Kjo logjika Rama, e cila ne rruge(hapsirë) CoronaVirusi shënjestron njeriun, ndersa në ambjete të mbyllura nuk ka shënjestër.Shumë pardoksal vendimi Rama!Ndërsa njeriu i pushteteshem deri dje, sot vëndoset përballë të gjitha kafshëve të buta e të egra duke vëzhguar lirinë e plotë të tyre, pa arsytuar mirë në humbjen e lirisë së vet.
Kafshët na rrembyen lirinë, me të drejtë apo pa të drejtë, atë jua dhuruam vetë ne me shpikjen djallëzore të njerut kunder njeriut.Unë nuk besoj asnjë vëndim të Edi Ramës!











