Vajbonë, kur të kesh kohë e mundësi, pyeti këta punëmbaruarit e tu për do halle, që kemi ne shqiptarët, që punojmë e jetojmë veç me djersën e ballit.
E kam fjalën për ne, që jetojmë në metropol, se bie fjala, ata, që jetojnë në qytete të vogla a fshatra të largëta, fjala bie në Gramsh, nuk kanë halle, ata i mbijetojnë teatrove të integrimeve europiane të punëmbaruarëve të tu:
- me çfarë do t’i blejnë shqiptarët maskat?
- me çfarë duhet të paguajnë shqiptarët tamponin?
- me çfarë duhet të paguajnë shqiptarët mjekimin e shtrenjtë të trajtimit kundër Covid?
- me çfarë duhet të paguajnë të sëmurët rëndë mjekimin në Turqi, siç bëjnë punëmbaruarit?
- përse varfërohen shqiptarët çdo ditë?
- përse largohen shqiptarët masivisht?
- pse pasuritë më të çmuara shqiptare dhe pikat e investimit kyç janë dhënë me konçesion?
- pse nuk ka asnjë investim të huaj në Shqipëri?
- pse ndërtohen pallate shumëkatësh e askush nuk blen, e çmimi i tyre është i paimagjinueshëm?
- pse vetëm punëmbaruarit kanë disa apartamente në pronësi, e shqiptarët nuk mund të kenë as një banesë të vetme?
- pse çmimet në Shqipëri janë më të lartat në rajon e më gjerë?
- pse nuk është bërë asnjë investim, nga i cili të përfitojnë shqiptarët në këto 8 vjet?
- pse nuk janë rritur pagat apo pensionet, por vetëm taksat e detyrimet për shqiptarët janë shumëfishuar?
- pse borxhi publik është bërë gropa e madhe e zezë e punëmbaruarëve?
- pse është bërë jeta e vështirë, e pamundur në Shqipëri?
- pse, në tërësi, nuk qeshin shqiptarët?
- pse, përveç ju punëmbaruarëve, të gjithë shqiptarët jetojnë si mos më keq?
… dhe këndoni e jepni shfaqje të shëmtuara prapë, se këtë e qani, dini ta bëni më mirë se askush tjetër ?











