Një 50 vjeçar është proceduar nga policia pasi tentoi të kalonte kufirin në Kakavijë me 20 mijë euro të padeklaruara.
Sipas njoftimit të Policisë, A.O., 50 vjeç, banues në Sarandë i kishte fshehur paratë në çantën e tij personale.
“Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, u procedua penalisht shtetasi A. O., për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale””, njofton Policia.
Poseduesi i shumës monetare është proceduar penalisht, ndërkohë që paratë e gjendura janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.











