InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Kufoma e një Qeverie të kalbur nuk mund të pengojë të ardhmen e Shqipërisë

12 Tetor, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Ndryshimi i Kushtetutës nga një parlament antikushtetues, një grusht i pastër shteti

Nga Ermal XHELILAJ

Shtatori i nxehtë përfundoi duke i lënë vend zhvillimeve të rëndësishme politike në Shqipëri. Qeveria intensifikoi aktivitetin politik dhe vuri në lëvizje mekanizmat dhe asetet e saj elektorale duke krijuar një dinamikë të re zhvillimesh kontradiktore në arenën politike. Emërimi i drejtuesve politik nëpër qarqe, fillimi i fushatës së sulmeve e sharjeve kundër opozitës, mbledhjet pothuajse të përditshme me deputetë, drejtorë e drejtues politik socialistë për zgjedhjet e ardhshme, konflikti verbal mes Presidentit e Kryeministrit, dhe mbi të gjitha miratimi në mënyrë antidemokratike e të njëanshme të amendimeve në kodin zgjedhor, nxorrën në pah agresivitetin dhe arrogancën tipike karakterizuese të një Qeverie që mirëqeverisjen dhe integrimin europian e ka shpallur heretizëm ekstrem.

Ajo çfarë karakterizon të gjitha këto manovra e aktivitete të ngjeshura politike, është qëllimi i partisë në pushtet për të kërkuar një mandat të tretë nga shqiptarët. Në këtë funksion shihet edhe maskarada mediatike e Erion Veliaj, i cili këto ditë ka filluar fushatën elektorale me prezantimin e një numër “prurjesh të reja” nga showbusy, këngëtarë e humoristë për t’i përdorur si marioneta për objektiva të caktuar politik. Ndërkohë, maskarada qeveritare për një “mandat të tretë” ka vazhduar me batutat bajate dhe talljet e rëndomta të Ramës kundër opozitës, shpifjet e portaleve pranë Qeverisë për të krijuar një imazh negativ propagandues kundër kreut të opozitës, shfaqjen nëpër emisione të servilëve, mercenarëve dhe kllounëve që mbrojnë arritjet inekzistuese të Qeverisë dhe anatemojnë opozitën e strategjitë e saj politike.

Në pamje të parë, kjo propagandë, tipike për sisteme qeverisëse autokratike të botës së tretë, është çfarë shqiptarëve u serviret nëpër portale, telelevizone e media në shërbim të Qeverisë. Si rrjedhojë, gjithë plani, misioni e strategjia e Qeverisë për një mandat të tretë, kur normalisht nuk ka qeverisur as dy mandatet e para, zhvillohet dhe vërtitet rreth luftës mediatike me shpifje kundër opozitës dhe liderit të saj. Pra, mbrojtja më e mirë për Qeverinë është sulmi e propaganda dhe jo pasqyrimi i arritjeve të saj dhe programeve ambicioze për të ardhmen. Situata bëhet më qesharake kur në mungesë të sukseseve apo “kalit politik të betejës”, kryestrategu elektoral i Tiranës “kërcënon” se nëse mbështesni opozitën në zgjdhje do të keni sërisht Berishën në pushtet apo shpifje të tjera.

E gjithë kjo tymnajë politike e servirur nga bodrumet e ujërave të zeza të Kryeminstrisë dhe e bekuar nga vetë Rama, ka vetëm një qëllim: krijimi i diversionit në kampin opozitar dhe shpërqendrimi i shqiptarëve nga keqqeverisja dhe skandalet e shumta që kanë karakterizuar Qeverinë gjatë këtyre viteve. Gjithësesi, pavarësisht këtyre zhvillimeve, panorama e situatës tepër të vështirë në të cilën ndodhet Qeveria në prag të zgjedhjeve të 25 prillit është e qartë. Kalbësira që ka pushtuar Qeverinë dhe kufomën politike të Ramës, tashmë është një realitet i pakthyeshëm. Dështimi gjatë këtyre dy mandateve të Ramës për të hapur negociatat me BE si pasojë e korrupsionit, krimit të organizuar, shkeljes së lirisë së medias, uzurpimit e keqpërdorimit të sistemit të drejtësisë, kapjes të të gjitha pushteteve dhe kthimin e vendit në një parajsë të mbjelljes dhe trafikut të narkotikëve i kanë kushtuar rëndë qytetarëve shqiptarë. Për më tepër, është absurde apo edhe qesharake të mendosh që këto skandale të mbulohen me shfaqje të rëndomta me humoristë e gajdexhinjë.

Ndërkohë, skandalet e njëpasnjëshme me vjedhjen e blerjen e votave, tenderat e PPP për infrastrukturën, sistemi i keqmenaxhuar shëndetësor, rritja e nivelit të varfërisë, krijimi i shtresës oligarkike që kanë pushtuar pronat private e publike dhe asetet kombëtare, dhe përfshirja e njerëzve të botës së krimit në parlament dhe pushtetin lokal, kanë treguar se kjo Qeveri ka rënë në të gjitha drejtimet. Braktisja e vendit nga të rinjtë shqiptarë është një tjetër pasojë e keqqeverisjes së Ramës. Si rrjedhojë, në mungesë të arritjeve, sukseseve dhe mirëqeverisjes, kjo Qeveri, tashmë e kalbur, nuk ka se çfarë të ofrojë apo të pasqyroj në fushatën e saj elektorale veçse shpifjeve, propagandës dhe manipulimit të opinionit publik dhe shfaqjeve të sposorizuara.
Nga ana tjetër, opozita dhe lideri i saj Basha gjatë kësaj kohe kanë provuar eficencën e tyre jo vetëm në demaskimin dhe denoncimin e akteve korruptive, shkeljeve me fondet publike, kriminalizimin e pushtetarëve dhe skandaleve të tjera, si dhe vënien përpara drejtësisë të këtyre individëve, por kanë zbritur në terren për t’u ballafaquar më qytetarët, njerëzit në nevojë, biznesin, fermerët, naftëtarët, personelin mjekësor etj, për të dëgjuar problemet dhe pasojat e keqqeverisjes, si dhe për t’i dhënë zgjdhje këtyre problematikave që po penalizojnë përditë shqiptarët.

Eshtë pikërisht Partia Demokratike dhe Z.Basha që kanë propozuar masa parandaluese, plane dhe strategji për të zgjidhur problemet që karakterizojnë qytetarët, si dhe kanë ofruar asistencë, bashkëpunim dhe ekspertizë për të pëballuar me sfidat dhe problemet e shumta që kanë mbërthyer vendin. Programi i Partisë Demokratike për shëndetësinë, ekonominë, arsimin, infrastrukturën, sigurinë etj, është mbështetur në ekspertizën më të mirë të vendeve të zhvilluara për t’iu përgjigjur të gjitha problematikave e keqqeverisjes që ka shkaktuar Qeveria Rama, si dhe për të rikthyer në normalitet këta sektorë vital për vendin dhe qytetarët shqiptarë. Ka ardhur koha që qytetarët shqiptarë t’i thonë jo paligjshmërisë, autokracisë, korrpusionit dhe propagandës së kësaj Qeverie që e ka drejtuar drejt greminës vendin. Partia Demokratike dhe opozita do të bëjnë të mundur që vendi t’i rikthehet demokracisë, shtetit të së drejtës, mirëqenies, ekonomisë, stabilitetit dhe të ardhmen Europiane. Asnjë Qeveri e dështuar nuk mund t’i pengojë shqiptarët të zgjedhin progresin, mirëqenien dhe demokracinë e vërtetë.

Të Lidhura

Nga Sokol Gjoni: Kur ndihma shndërrohet në spektakël, ajo pushon së qeni njerëzore
Opinione

Nga Sokol Gjoni: Kur ndihma shndërrohet në spektakël, ajo pushon së qeni njerëzore

30 Dhjetor, 2025
Dueli SPAK-qeveri; pse është pashmangshëm?
Opinione

Dueli SPAK-qeveri; pse është pashmangshëm?

17 Dhjetor, 2025
Siguria Kibernetike në Jetën e Përditshme Digjitale
Opinione

Siguria Kibernetike në Jetën e Përditshme Digjitale

15 Dhjetor, 2025
PD përballë pasqyrës: Pse analiza e thelluar, hapja dhe çbunkerizimi janë sot domosdoshmëri
Opinione

PD përballë pasqyrës: Pse analiza e thelluar, hapja dhe çbunkerizimi janë sot domosdoshmëri

14 Dhjetor, 2025
Nga Sokol Gjoni: Patriotët e çdo dite dhe patriotët e një dite
Opinione

Nga Sokol Gjoni: Patriotët e çdo dite dhe patriotët e një dite

28 Nëntor, 2025
Shpat Kasapi do të jetojë në “vallen shqiptare”
Opinione

Shpat Kasapi do të jetojë në “vallen shqiptare”

26 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Parashikimi i motit, 11 janar 2026
Aktualitet

Parashikimi i motit, 11 janar 2026

11 Janar, 2026

Tabaku nga tregu i djegur i “5 Majit”/ Bizneset familjare s’mund të lihen vetëm, shteti të reagojë
Aktualitet

Tabaku nga tregu i djegur i “5 Majit”/ Bizneset familjare s’mund të lihen vetëm, shteti të reagojë

11 Janar, 2026

SKANDAL NË SHËNDETËSI/ Personeli shëndetësor në alarm: Paga e dhjetorit 2025 ende nuk është kaluar, mjekë, infermierë e sanitare lihen në heshtje
Aktualitet

SKANDAL NË SHËNDETËSI/ Personeli shëndetësor në alarm: Paga e dhjetorit 2025 ende nuk është kaluar, mjekë, infermierë e sanitare lihen në heshtje

10 Janar, 2026

Kushte të paqëndrueshme dhe reshje mesatare shiu, parashikimi i motit për këtë të shtunë
Aktualitet

Kushte të paqëndrueshme dhe reshje mesatare shiu, parashikimi i motit për këtë të shtunë

10 Janar, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com