Gjatë periudhës së karantinës, çdokush u bë nostalgjik me postime sidomos të kohëve të mëpërparshme. Në mënyrë të veçantë artistët të cilët nuk hezituan të shpalosnin cv-në e karrierës së tyre.
Ndonëse situata nuk është normalizuar ende, jeta e përditshme ka filluar të evoulojë vrullshëm. Një tjetër personazh që publikoi fotot e karrierës së saj është Ilda Mërkuri. Ilda u bë nostalgjike duke treguar pjesmarrjet në koncerte.
Na ishte njëherë…. shkruan Ilda. Diçka që bie në sy është look-u avangard i këngëtares që është shumë i kuruar dhe detajist. Gjithashtu dhe stilet e flokëve tregojnë eksperimentet e shumta të Ildës, e cila ka ditur gjithmonë të mahnisë.
Këngëtarja e hitit “Super Star”, ndryshe nga një pjesë e madhe show bizz-it, ka një karrierë të gjërë, të ndërtuar mbi punë dhe talent.
Komentet ka qenë pozitive duke i shprehur dashamirësinë këngëtares dhe dëshirën për ta parë sërish në skenë.
Kujtojmë se Ilda para pak kohësh është bërë nënë për herë të parë, pas kurorëzimit të dashurisë shumëvjeçare me biznesmenin Agron Luka. Ata janë bërë prindër të një vajze të cilën e kanë pagëzuar me emrin Sofia. / E. D) InfopressAlbania/