A erdhi demokracia ne shqiperi me norma dhe rregulla demokratike? Eshtë një pyetje për të cilën nuk mendoja kurrë se do t’ia bëja vetes pas 30 vjetësh pluralism! Ne kemi pare politikanët tane që thonë dhe bëjnë gjëra që janë të pashembullta në shqipëri.
Ndihemi te gjithe frikësuar, edhe kur përpiqemi të sigurojmë veten se gjërat nuk mund të jenë dhe aq keq këtu. Edhe pse ne tani e dimë se demokracitë janë gjithmonë fragile, ajo në të cilën ne jetojmë ka arritur të venitet shume. Eshte e vështirë të kërkosh nga njerëzit që të sakrifikojnë veten për liri dhe demokraci, kur ata mendojnë se liria dhe demokracia janë të paafta per ti mbrojtur.
Kur ata shikojn dhe ndiejne se jeta e tyre shtrenjtohet cdo dite dhe vihet ne rrezik si rezultat I prishjes se ekuilibrave te demokracis. Kur shohin qe shtetaret luajn me demokracin dhe me jeten e njerezve qe I kane dhene voten ata tremben akoma me shume. Demokracia, nuk është një loje basketbolli rruge dhe nuk mund të zgjidhet mbi një teke Raki. Demokracitë jane shkruar mbi rregulla dhe gjygjesi.
Por këto funksionojnë më së miri dhe mbijetojnë më gjatë, në vendet ku kushtetutat e shkruara forcohen nga rregullat e tyre të pashkruara të lojës. Që kur Edi Rama mori pushtetin, demokracia jonë ka qenë në rrezik më shumë se kurrë. Binaret e demokracis sone ishin akoma aty, edhe pse të dobët ishin aty. Por gjërat do të përkeqësoheshin me vone.
Kryeministri Rama, demonstroi armiqësi ndaj demokracis dhe fillimisht e nisi me sistemin e drejtesis. Ku perfshiheshin gjykates, prokurore, avokate, atakoj deri edhe institucionet e larta te drejtesis, sic ishte gjykata e lart, gjykata kushtetuese, prokuroria e pergjithshme dhe vet kushtetuten.
Mediat si nje ze i fuqishem ne mbrojtje te demokracise, te drejtave te lirive te njeriut, Rama i konsideroi si teper armiqsore, i goditi, i kompromentoi dhe disa i mbylli. Ne duhet të shqetësohemi kur një politikan refuzon me fjalë dhe veprim rregullat demokratike të lojës, mohon legjitimitetin e institucioneve te drejtesis, te kundërshtarëve politik, toleron dhe inkurajon dhunën dhe tregon gatishmëri për të kufizuar liritë civile dhe të kundërshtarëve, përfshirë mediat.
Një politikan si Rama qe nuk respekton lirit ne demokraci, është shkak për nje shqetësim. Politikan si Edi Rama populist, janë figura të politikës antik krijuese, të cilët pretendojnë se përfaqësojnë zërin e “popullit”. Bëjne luftë për atë që ata përshkruajnë si një elitë e korruptuar dhe komplotive. Kryeministri Rama ka sulmuar opozitën dhe median, si jodemokratike dhe madje edhe jo-patriotike.
Ai u thotë votuesve se sistemi i mëparshëm ose ai ekzistues nuk është me të vërtetë një demokraci, por përkundrazi është rrëmbyer, korruptuar apo manipuluar nga opozita dhe elita. Ai premtoi se do ta varroste atë sistem dhe do t’i kthejë fuqinë “popullit”. Ky diskurs duhet të merret seriozisht. Pothuajse në çdo rast të prishjes demokratike që kemi parë nga Hitleri, Musolini, Markos, Kastro dhe Pinocet gjatë luftës së ftohtë, deri te Putin, Chavez dhe Erdogan më së fundmi, kanë justifikuar konsolidimin e tyre të pushtetit duke etiketuar kundërshtarët e tyre dhe mediat si një kërcënim ekzistencial.
Normat si toleranca e ndërsjellë dhe durimi institucional është thelbësore për mbijetesën e demokracisë. Toleranca e ndërsjellë i referohet idesë që për sa kohë që rivalët tanë luajnë me rregulla kushtetuese, ne pranojmë që ata kanë një të drejtë të barabartë për të ekzistuar, konkurruar për pushtet dhe qeverisje. Përmbajtja nënkupton durimin, vetëkontrollin, përmbajtjen. Siç kemi parë deri më sot, larg pranimit të njëri-tjetrit si rivalë legjitimë, Partia Socialiste fillimisht dyshoi Partinë Demokratike si “armike” që nga themelimi më 1990.
Nëse këta dy nuk e pranojnë njëri-tjetrin si rival të ligjshëm, Shqipëria nuk do të jetë lloji i politikës që do të karakterizonte demokracinë shqiptare për dekadat e ardhshme. Ne pikepamjen time, shumica e thyerjes së normave është bërë nga Partia Socialiste, kryesisht nga kryeministri Edi Rama. Ndryshimi i peisazhit në media pati një ndikim më të fortë në Partinë Socialiste. Elektorati i majtë varet shumë nga propaganda e mediatike.
Një faktor tjetër që ndikon në fatin e demokracisë sonë është opinioni publik. Kur një drejtues i zgjedhur ka një vlerësim prej 70 përqind të votave, mediat zbuten, ”dorezohen”, gjykatësit terhiqen të sundojnë ligjin kundër qeverisë dhe aktivitetet e paligjshme të lidhura me politikanët. Nje kryeminister i pa kontrolluar mund të paketojë gjykatën kushtetuese ose parlamentin duke vendosur me dekret.
Erdogani gëzoi popullaritet masiv kur ata filluan sulmin e tyre ndaj institucioneve demokratike. Kryeministri Rama, jo rrallë herë nuk ka shfaqur durim në asnjë kontekst. Shumë mbreter para demokratikë të Evropës vepruan me durim. Për të qenë udhëheqës kërkon mençuri dhe vetëpërmbajtje. Por, ku kryeministri Rama me të vërtetë dallon nga paraardhësit e tij politikë?
Ne gatishmërinë e tij për të sfiduar rregullat e shkruara dhe pashkruara me pasoja të mëdha. Ndër këto janë norma për ndarjen e interesave te punëve private dhe publike, siç është nepotizmi. Kryeministri Rama, gjithashtu ka braktisur rregullat themelore të qytetërimit politik. Duke sulmuar opozitën dhe median në çfarëdo mënyre të mundshme. Sjellja më famëkeqe e thyerjes së normës dhe arritja me famoze e tij eshte genjeshtra. Kur qytetarët nuk besojnë drejtuesit e tyre të zgjedhur, themelet e demokracisë dobësohen.
Vlera e zgjedhjeve zbehet kur qytetarët nuk kanë besim, si ato zgjedhjet te mbajtura në qershor të vitit te shkuar, ku shumica e votave janë blerë “në te zeze”. Këto rregulla ose norma shërbejnë si roje te dobishme të demokracisë, duke parandaluar që konkurrimi politik të zhvendoset në konflikt politik.
Normat janë më shumë sesa dispozitat personale. Ato jo thjesht mbështeten në karakterin e mirë të liderit politik, por përkundrazi kodet e sjelljes të përbashkëta që bëhen njohuri të zakonshme brenda një komuniteti ose shoqërie të caktuar, respektohen dhe zbatohen. Për shkak se keto norma janë të pashkruara, ato shpesh janë të vështira për tu parë.
Një vend, kryeministri i të cilit sulmon shtypin, kërcënon rivalët e tij, nuk tregon asnjë tolerancë të ndërsjellë, nuk tregon durim institucional, nuk mbron interesat civile, mbron ndërmarrjet kriminale, kërcënon prokurorët që guxojnë ta hetojnë ate apo dike afër tij etj, nuk mund kurre të mbrojë me besueshmëri demokracinë. E vetmja mënyrë për të ndaluar këtë, e vetmja mënyrë për të shpëtuar vendin dhe lirinë tonë, është të luftojmë dhunën e gënjeshtrave dhe politikën amatore me grushtin e së vërtetës.
Protestat duhet të shihen si një mjet demokratik. Protesta popullore është një e drejtë themelore dhe një veprimtari e rëndësishme në çdo demokraci, por qëllimi i saj duhet të jetë mbrojtja e të drejtave dhe institucioneve, më tepër sesa prishja e tyre. Nëse qytetaret perfaqesohen nga vlerat demokratike demokracia do të jetë e sigurt.
Nëse qytetarët janë të hapur ndaj autoritarizmit, atëherë herët a vonë demokracia do të jetë në telashe. Eshtë e rëndësishme të kuptohen pasojat e vendimeve dhe pasojat e mungesës së vendimit dhe të kuptohet se çfarë është politika dhe pse funksionon dhe kostoja e injorimit të saj. Ne nuk po jetojmë veç, por jemi pjesëmarrës në të.
Sa më shpejt ta kuptojmë këtë, aq më të aftë do të jemi të ruajmë lirinë tonë, demokracinë tonë, vendin tonë që kemi marrë hua nga pasardhësit tanë dhe të përmbushim ëndrrën e rilindasve tane.