InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Debati i panevojshëm për partitë e reja të porositura në prag të fushatës

8 Shtator, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Debati i panevojshëm për partitë e reja të porositura në prag të fushatës

Nga Red VARAKU

Ka një debat publik në lidhje me krijimin e disa partive të reja. Bëhet fjalë për krijimin e nismës së Rudinës apo krijimin e partisë së Murrizit. Këta individë po etiketohen nga demokratët si vegla qorre në shërbim të Edi Ramës.

Politikisht kanë të drejtë. Është e qartë që vota për ta është votë për Edi Ramën, edhe pse këta të fundit kanë dalë me një qëndrim që është kundër “PD-PS-LSI dhe tre-katër personave që kanë marrë peng Shqipërinë “.

Gjithashtu, është e qartë që ata do ta përdorin këtë rrethanë për të marrë votat e të pakënaqurve, me qëllim që vota popullore kundër Edi Ramës të zvogëlohet sa më shumë.

Ashtu siç është e qartë, që më pas ata do t’i bashkojnë sërish votat dhe zërin e tyre me korin e Edi Ramën, ashtu siç bëri Rudina Hajdari apo Myslim Murrizi, në rastin më të parë që iu dha mundësia, kur tradhtuan besimin dhe votat e demokratëve përmes të cilave hynë në parlament. Pra, nuk ka dyshim se vota për ta është votë e çuar dëm dhe ndihmon Ramën.

Gjithsesi, personalisht nuk shoh asgjë anormale deri këtu. Ata janë në të drejtën e tyre të zgjedhin se kujt duan t’i shërbejnë, qeverisë apo opozitës.

E vërteta është se që prej fillimit, me qëndrimet e tyre këta personave kanë qenë në koherencë të plotë me Edi Ramën në kontestimet ndaj PD, një pjesë të veshura me kostumin anti-sistem, të qepur tek sponsorët rilindas të këtyre lëvizjeve, për të cilët ka pasur akuza konkrete me emër dhe mbiemër dhe kjo nuk çudit më njeri.

Gjithashtu, dihet që në shumë raste këta individë dhe njerëz të afërt të tyre, kanë bashkëpunuar me Ramën me një plan të qartë, në funksion të llogarive kundër opozitës. Prej tetë vjetësh ata kanë qenë opozitarë të shtirur, që kanë dalë në publik të sponsorizuar me qēllim shfokusimin e mesazhit opozitar.

Pra, fakti që ata deri tani kanë bashkēpunuar me Edi Ramën nuk do të thotë se ata nuk kanë të drejtë ta bëjnë sërish zgjedhjen e tyre pro Edi Ramës .

Ata janë plotësisht në të drejtën e tyre të bëjnë zgjedhjen, që ata mendojnë se i bën mirë atyre. Në këtë kuptim ata nuk duhen sulmuar.

Madje ata duhen lëvduar dhe inkurajuar që kanë guximin që poshtërsitë e tyre t’ia kalojnë për votim dhe miratim popullit . PD duhet të pranojë çmimin e vendimeve të saj, qofshin këto dhe vendime të gabuara.

Për këtë arsye mendoj se denoncimi i tyre është shumë i rëndësishëm, por t’i akuzosh ata se po krijojnë një parti të re, jo vetëm është e padrejtë, por është një autogol, sepse kështu ti legjitimon rëndësinë e tyre.

E drejta për të konkurruar dhe për të reaguar në hapësirën e lirisë që ka mbetur në këtë vend, është e drejtë themelore dhe çdo llogari politike duhet të nisë duke pranuar këtë liri.

Pra, llogaritë e Partisë Demokratike duhet të nisin nga ideja që këta individë janë të parëndësishëm. Madje, është fat për demokratët që të konkurrojnë tashmë dhe me këta persona përballë dhe jo t’i përjashtojnë ata nga konkurrimi.Kështu ata do të marrin dhe përbuzjen e merituar për shërbimet e tyre.

Do të ishte fatkeqësi që këta individë të vazhdonin të llapnin nëpër debate, nën kostumin që vetëm këta janë zëri i vërtetë i qytetarëve. Vetëm në konkurim ata mund të japin llogari politike para opinionit publik për sjelljen e tyre.

Për këtë arsye mendoj se ky debat publik për ta është i panevojshëm për Partinë Demokratike dhe është në favor të tyre. PD është partia që solli pluralizimin politik në këtë vend. Ajo është partia e lirisë dhe nuk mund t’ia ndalë askujt të drejtën të jetë konkuruese me të.

Mënyra se si këta bëhen të parëndësishëm nuk është t’i sulmosh, sepse në këtë mënyrë i rrit peshën në sytë e opinionit publik.

Mënyra se si zvogëlohet pesha e tyre nuk është t’i kujtosh atyre se kush i sponsorizon apo favoret që i ka bërë rilindja atyre personalisht dhe familjarëve të tyre, por është përballja me ta në zgjedhje. Vetëm kështu atyre i mbyllet goja dhe i tregohet vendi .

Fokusi i PD duhet të jetë strikt i përqëndruar vetëm tek dështimet e rilindjes dhe ndërtimi i një oferte serioze për daljen nga kriza dhe kthimin e Shqipërisë në normalitet.

Sepse, marrja kaq shumë me këta persona, rrezikon ta kthejë këtë fushatë sërish në një mundësi ku për të dyzetën herë tē rinisë debati bajat i krizës së drejtimit të PD aq fort i dashur për kryeministrin.

Rikthimi i debatit në këto shina do të ishte shërbimi më i mirë që do t’i bënim Edi Ramës, jo vetëm sepse do të zhvendoste vëmendjen nga problemet reale të qeverisjes, por edhe sepse do të ndihmonte në ndërtimin e mesazhit kryesor të PS në këto zgjedhje, sipas të cilës PD nuk mund të jetë një alternativë qeverisëse.

Ndaj, lërini këta persona të vazhdojnë t’i shërbejnë Edi Ramës. Lërini të konkurojnë dhe të provojnë sa u vlen lëkura atyre individëve që guxojnë të bëhen palë me një regjim kundër vetë popullit të tyre.

Ta provojnë dhe ata shijen e hidhur të injorimit dhe përbuzjes me të cilët ky popull dekoron mercenarët, siç e provoi dhe Patozi.

Të Lidhura

Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026
Nga Denada Isa: Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor
Opinione

Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor

29 Prill, 2026
Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës
Opinione

Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës

28 Prill, 2026
Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat
Opinione

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat

21 Prill, 2026
Lutfi Dervishi: Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!
Opinione

Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse

20 Prill, 2026

TË FUNDIT

PLL: Do të kandidojmë me listat tona të pavarura për këshillat bashkiakë në zgjedhjet vendore
Aktualitet

PLL: Do të kandidojmë me listat tona të pavarura për këshillat bashkiakë në zgjedhjet vendore

9 Maj, 2026

Analisti Rron Gjinovci: Nuk ka shtet më armiqësor ndaj Kosovës se Shqipëria “e radhitur menjiherë mas Serbisë”
Aktualitet

Analisti Rron Gjinovci: Nuk ka shtet më armiqësor ndaj Kosovës se Shqipëria “e radhitur menjiherë mas Serbisë”

9 Maj, 2026

Foto-lajm/ Rama uron Ditën e Europës: Shqipëria më afër se kurrë familjes europiane
Aktualitet

Foto-lajm/ Rama uron Ditën e Europës: Shqipëria më afër se kurrë familjes europiane

9 Maj, 2026

“Nuk kam dhënë shembull të mirë” – Ola: Kur bën keq të vret, do zhgënjehesha nëse…
Show Biz

“Nuk kam dhënë shembull të mirë” – Ola: Kur bën keq të vret, do zhgënjehesha nëse…

9 Maj, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com