Unë, ti dhe hija jemi një.
Në ditët e diellta
hija fle në bebz’ te syrit tim
ashtu sikur dergjem unë
në trishtimin tënd
ditëve të mallit…
Unë, ti dhe hija jemi një.
Ajo vjen mbi mua,
nën ikjen tënde
që malli yt i heshtur
mos marrë krahë
e tjetërkund të flerë.
Unë Ti dhe Ajo…











