InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Covid 19/ Rekord i zi! 156 të infektuar në Shqipëri në 24 orët e fundit! Harta

22 Gusht, 2020
in Aktualitet, InfoPress, Lajme
A A
Viktima e 9 me koronavirus, ndërron jetë në spitalin infektiv pacientja 52-vjeçare

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 156 persona të infektuar me koronaviruz.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë përgjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 837 testime ku kanë rezultuar pozitivë 156 persona, një rekor i ri ky për vendin tonë.

Prof. Mira Rakacolli-Zv/ Ministre e Shëndetëssië dhe Mbrojtjes Sociale:

Situata epidemiologjike në vend në javën e fundit paraqitet e qendrueshme.

Sipas të dhënave javore rezulton se mesatarja e rasteve ditore është 145 raste.

Gjatë kësaj jave ka vijuar edhe rritja e testimeve bazuar në gjurmimin dhe hetimin epidemiologjik.

Siç jeni në dijeni, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka liçensuar edhe subjekte jopublike për testimin.

Në testimet përfshihen testimet në strukturat publike dhe rastet për konfirmim diagnoze që rezultojnë të dyshuara ose pozitive në strukturat jopublike të liçensuara, sipas vlerësimit të IShP.

Ju informojme për situatën epidemiologjike në vend.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 837 testime për vlerësimin e infektimit nga virusi SARS COV2, dhe  156  persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 44 raste në Tiranë, nga 11 raste në Krujë dhe Kukës, nga 10 raste në Durrës, Fier, Lezhë, 9 raste në Shkodër, 6 raste në Elbasan, Lushnje, Tropojë, 5 raste në Berat, nga 4 raste në Has, Librazhd, Kamëz, Patos, nga 3 raste në Devoll dhe Vlorë,  2 raste në Mirditë, nga 1 rast në Kurbin, Pukë, Divjak, Shijak.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 88 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4184, që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 141 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 20 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbime të specializuar dhe 34 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Ndërsa vijojnë të trajtohen edhe pacientë të dyshuar për COVID19, sipas protokolleve përkatëse.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 5 pacientë, një 47 vjeçar nga Shkodra, një 53  vjeçare nga Fieri, një 57 vjeçar nga Lezha, një 78 vjeçar nga Kukësi , një 78 vjeçar nga Elbasani. I shprehim ngushëllimet familjarëve

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën për asnjë moment.

Të ruajnë distancimin fizik, të vendosin maskën detyrimisht në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk ruhet distanca, të kujdesen për higjienën personale.

Bizneset dhe institucionet publike duhet të zbatojnë me përpikmëri protokollet e miratuara të sigurisë, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.

Në rast se dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 dhe keni shenja të sëmundjes, të telefononi menjëherë Urgjencën Kombëtare në numrin 127 ose në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun tuaj të familjes.

COVID-19 – Statistika (22  Gusht 2020)

Testime totale            55272

Raste pozitive              8275

Raste të shëruara       4184

Raste Aktive                3846

Humbje jete 245 (Qarku Tiranë 119, Shkodër 35, Durrës 33, Fier 11, Elbasan 10, Korçë 10, Lezhë 9, Kukës 6, Vlorë 6, Dibër 3, Gjirokastër 3, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   1954

Durrës                  504

Shkodër                304

Fier                         195

Lezhë                    164

Korçë                    161

Vlorë                     141

Kukës                    140

Elbasan                127

Berat                     68

Gjirokastër         44

Dibër                     44

Të Lidhura

Kaloi në radhët e PS, Nikollo u emërua nënkryetare e Bashkisë: Më përjashtuan nga PD, pas konfliktit me Zhupën
Aktualitet

Kaloi në radhët e PS, Nikollo u emërua nënkryetare e Bashkisë: Më përjashtuan nga PD, pas konfliktit me Zhupën

26 Tetor, 2025
Gjykata shpalli Egla Cenon fajtore për shpifje ndaj Saimir Kodrës, reagon aktorja!
Aktualitet

Gjykata shpalli Egla Cenon fajtore për shpifje ndaj Saimir Kodrës, reagon aktorja!

22 Tetor, 2025
Protesta për ish-krerët e UÇK, Robert Ndrenika: Shqiptarët të bashkuar, siç ju ka hije, përgjigje për ata që i fryjnë zjarrit të ndasisë
Aktualitet

Protesta për ish-krerët e UÇK, Robert Ndrenika: Shqiptarët të bashkuar, siç ju ka hije, përgjigje për ata që i fryjnë zjarrit të ndasisë

18 Tetor, 2025
Ndahet nga jeta mjeku i njohur Ahmet Hoxhallari, një nga kirurgët e njohur të spitalit të Korçës
Aktualitet

Ndahet nga jeta mjeku i njohur Ahmet Hoxhallari, një nga kirurgët e njohur të spitalit të Korçës

17 Tetor, 2025
Shëndeti mendor/ Flet psikologia Lekli: Prek çdo moshë, kurimi vjen përmes kujdesit të duhur shëndetësor
Aktualitet

Shëndeti mendor/ Flet psikologia Lekli: Prek çdo moshë, kurimi vjen përmes kujdesit të duhur shëndetësor

11 Tetor, 2025
Hoxha: Menduam se gjyqtarët do t’i vriste mafia, ndodhi e kundërta
Aktualitet

Hoxha: Menduam se gjyqtarët do t’i vriste mafia, ndodhi e kundërta

11 Tetor, 2025

TË FUNDIT

Pezullimi i Nayara Ferreira, reagon klubi Dinamo!
Sport

Pezullimi i Nayara Ferreira, reagon klubi Dinamo!

29 Tetor, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 29 Tetor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 29 Tetor 2025

29 Tetor, 2025

Trump: Kam përfunduar tetë luftëra në tetë muaj
Bota

Trump: Kam përfunduar tetë luftëra në tetë muaj

26 Tetor, 2025

Kaloi në radhët e PS, Nikollo u emërua nënkryetare e Bashkisë: Më përjashtuan nga PD, pas konfliktit me Zhupën
Aktualitet

Kaloi në radhët e PS, Nikollo u emërua nënkryetare e Bashkisë: Më përjashtuan nga PD, pas konfliktit me Zhupën

26 Tetor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com