InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Nënë, më fal se të përqafoj shumë rrallë…

21 Gusht, 2020
in InfoPress, Lifestyle, Të ndryshme
A A
Nënë, më fal se të përqafoj shumë rrallë…

Nga Albina Krasniqi

Shkruaj, pastaj zhgarravis. Vazhdon kështu për shumë gjatë. Nuk e di pse sot lapsi nuk më bindet, frymëzimi im ka ikur larg.

Po ç’faj kam unë që fjalët e mia nuk munden të përshkruajnë portretin tënd?! Ti je ai imazhi i pandashëm i kujtimeve të mia. Ke qenë aty me mua edhe kur unë nuk e dija që isha me ty, je ninulla më e ëmbël, dora që më mbron, më përkëdhel. Je ajo që me entuziazëm të madh duartroket hapat e mi të parë, gërmëzimet e para, je kritikja nga e cila pranoj çdo mendim, je shtylla tek e cila mbështetem, burimi im i kurajos.

E di nënë! I gjithë blerimi i pranverës është kaq i zbehtë para syve të tu. Ndonjëherë kur kthehem nga shkolla, gjatë gjithë rrugës mendoj si do të të shpjegoj ndonjë të vërtetë të “dhimbshme“. Arrijë të krijojë një skenar shumë të sofistikuar, mbushur me zbukurime e manipulime, një histori fantastike plotë me gënjeshtra, të cilën jam gati për ta treguar. Dhe…kur përballem me atë shikim, e gjithë historia ndërtuar me aq mundim, shuhet në një sekond. Nuk mundem të të gënjej, nëse do ta bëja, do të jetoja me barrën e një kri mi të rëndë. Në fakt, gjithmonë kam menduar se si je aq e zonja në leximin e mendjes sime, ndonëse unë jam një aktore e mirë, ti gjithmonë e kupton atë që fsheh nga brenda. Ti nuk ke nevojë të shohësh lotët për të më pyetur pse jam e mërzitur, ndonjë ditë do të ma japësh edhe mua formulën e kësaj. Dua të të rrëfej diçka; ka raste kur unë nuk u bindem kërkesave të tua, më beso, nuk dua të të mërzis, por mua më pëlqen të fitoj pak vëmendje, të vjedh pak nga kujdesi yt.

Më pëlqen kur mundohesh të më bindësh të ha ushqim, kur më trajton si një fëmijë të llastuar. Më pëlqen kur gjatë natës, ndjejë dorën tënde tek më mbulon, kur me dashurinë tënde të madhe më largon mërzinë, kur së bashku mbjellim lulet e bukura të jetës. Më pëlqen prania jote, hija jote në rrezen time të shikimit.

Unë gaboj karshi teje nënë, gaboj shumë, por falja jote i kalon kufijtë e mi, e di që unë të përqafoj rrallë, përveç takimeve të zakonshme si me të gjithë. Ndoshta akoma më rrallë, të shpreh ndonjë ndjenjë, të them që ti për mua ke shumë rëndësi, por e kam kaq të vështirë. Më ngjajnë ndonjëherë të tepërta veprimet, më duket vetja si një kukull e drunjtë, e akullt, pa ndjenja, por nuk e di sa herë mundohem të flas, në fyt më mblidhet një lëmsh gjigand.

E di nënë?! Ndjenjat e forta janë bërë për zemrat, ndoshta prandaj është e vështirë t’i nxjerrësh jashtë. Më fal për gjithçka të munguar nga unë, por dije këtë, unë të ruaj ty në thellësitë e zemrës sime, në vendin tim më të sigurt, nga i cili s’do të dalësh kurrë. Meqë s’u mjaftova nga fjalët e Botës, të shkrova ca rreshta me fjalë zemre. Ca rreshta për ty nënë nga vogëlushja jote. Nuk e di a të kam thënë ndonjëherë se të dua…

Të Lidhura

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që po hidhni çdo ditë është…
Të ndryshme

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që po hidhni çdo ditë është…

8 Prill, 2026
Kush ishte Franko Krroqi, inxhinieri qê mundi Ramiz Alinë në zgjedhjet e 31 marsit 1991. Premtimi që i dha banorëve autoktonë të Njësisë 8…
Histori

Kush ishte Franko Krroqi, inxhinieri qê mundi Ramiz Alinë në zgjedhjet e 31 marsit 1991. Premtimi që i dha banorëve autoktonë të Njësisë 8…

5 Prill, 2026
Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it
Të ndryshme

Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

5 Prill, 2026
“1 Prilli, Dita  e Gënjeshtave”/ Si ka filluar dhe ç’duhet të dini
Të ndryshme

“1 Prilli, Dita e Gënjeshtave”/ Si ka filluar dhe ç’duhet të dini

1 Prill, 2026
Jurgen Gjoni, një zë i ri që sjell emocion dhe shpresë në poezi
Të ndryshme

Jurgen Gjoni, një zë i ri që sjell emocion dhe shpresë në poezi

31 Mars, 2026
Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë
Të ndryshme

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

31 Mars, 2026

TË FUNDIT

Temperatura deri në 40 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot
Aktualitet

Kthjellime e vranësira kalimtare, si parashikohet MOTI për ditën e sotme

9 Prill, 2026

Soni Malaj habit publikun: Jetoj ende me ish-bashkëshortin në të njëjtën shtëpi
Show Biz

Soni Malaj habit publikun: Jetoj ende me ish-bashkëshortin në të njëjtën shtëpi

9 Prill, 2026

Horoskopi ditor, 9 Prill 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, 9 Prill 2026

9 Prill, 2026

Një dedikim nga zemra/ Eduart Ndocaj prek ndjekësit me mesazhin për vëllain
Aktualitet

Një dedikim nga zemra/ Eduart Ndocaj prek ndjekësit me mesazhin për vëllain

8 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com