”Dje e admirova Shqiperine, sot e dua ate, nesër shpresoj t’i sherbej asaj”.
Mbretëresha Geraldinë rrjedh nga një familje shumë e njohur Hungareze, kjo familje ishte pjesëmarrëse në krijimin e monarkisë hungareze, nën dinastinë Arpadiane. Kontesha Geraldinë u dërgua në një shkollë angleze në Menton të Francës. Më pas gjyshërit e Saj Aponny, e dërguan në kolegjin “Sacred Heart” të Pressbaum, afër Vjenës në Austri, ku mbaroi fakultetin e shkencave shoqërore dhe financiare.
Kontesha Geraldinë iu përkushtua me gjithë shpirt skenografisë, sociologjisë, historisë, letërsisë, etj. Për shkak të bukurisë së Saj dhe bardhësisë natyrale të lëkurës dhe veshjes me rroba po të të njëjtës ngjyrë, Geraldina u quajt meritueshëm “Trëndafili i Bardhë i Hungarisë”Pas martesës me Mbretin ZOG I.Mbretëresha Geraldinë, gjatë periudhës së shkurtër të qëndrimit në Shqipëri u impenjua maksimalisht për rritjen e mirëqenies së popullit shqiptar, sidomos të shtresave në nevojë. Kontribuoi për ngritjen dhe funksionimin e institucioneve në shërbim të shtresave në nevojë, si spitalet, azilet dhe jetimoret.
Ajo u impenjua totalisht edhe për promovimin dhe jetësimin e të drejtave të grave, si dhe për mundësitë e emancipimit të tyre.Në ekzil ajo u vazhdoj kalvarin e saj në krah të Mbretit ZOG I duke dhënë një kontribut të fuqishëm në interes të Kombt Shqipëtarë, në mbarvatjen e punëve brenda Familjes Mbreterore dhe në edukimin e trashigimtarëve të Familjes Mbretërore.Endrra e saj për të u kthyer në Sheipëri e bë realitet në Qershor të vitit 2002 me kthimin e Familjes Mbrtërore ne Atdhe.Shumë shpejt në qender të Tiranës do të vendoset edhe busti i Mbretëreshes Geraldinë si një e drejtë e merituar prej saj.