InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ndryshimet Kushtetuese/ Opozita e Bashkuar paraqet propozimin me 3 pika

29 Korrik, 2020
in Aktualitet, InfoPress, Lajme
A A
Ndryshimet Kushtetuese/ Opozita e Bashkuar paraqet propozimin me 3 pika

Opozita e Bashkuar ka kërkuar thirrjen e Këshillit Politik, duke paraqitur edhe 3 pikat e ofertës së saj, drejtuar Partisë Socialiste.

Përmes një letre drejtuar Damian Gjiknurit me cilësinë e përfaqësuesit të PS-së në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, shprehen se në vijim të mbledhjes së djeshme, ripërsërisim vullnetin e Opozitës së Bashkuar, për të vijuar punën bashkërisht për të gjetur një zgjidhje të pranueshme nga të gjitha palët, me qëllim arritjen e konsensusit për çdo ndryshim, kushtetutes apo ligjor, që prek zgjedhjet.

“Ritheksojmë edhe njëherë gatishmërinë tonë për të vijuar dialogun, me qëllim ecjen përpara në një proces gjithëpërfshirës dhe një produkt konsensual.

Propozimi juaj për t’i bërë fakt të kryer ndryshimet e njëanshme kushtetuese shkatërron konsensusin, shkel marrëveshjet e 14 Janarit dhe 5 Qershorit të nënshkruara nga vetë Partia Socialiste, dhe sjell pasoja të rënda për stabilitetin, demokracinë dhe integrimin europian të vendit”, vijon letra drejtuar Gjiknurit.

Opozita e Bashkuar shprehet se ka paraqitur një propozim me 3 pika ku kërkon:

1. Të ndalet ndryshimi i njëanshëm kushtetutes.
2. Të punohet bashkërisht, pa humbur kohë, për hartimin e një amendamenti të përbashkët që mundëson hapjen e listave, pa asnjë ndryshim tjetër shtesë.
3. Të shfrytëzohet kjo kohë që të detajohen rregullat shoqëruese në Kodin Zgjedhor, me qëllim që ndryshimi kushtetues dhe rregullat shoqëruese të Kodit Zgjedhor për hapjen e listave, të shkojnë si një paketë e vetme për miratim në Parlament.

“Opozita e Bashkuar është e gatshme që të vijojë dialogun politik, në një proces gjithëpërfshirës dhe të hapur, duke mos ndërmarrë hapa të njëanshëm që shkelin Marrëveshjen politike të 14 Janarit dhe zhbëjnë Marrëveshjen e 5 Qershorit.

Ju sjellim në vëmendje se çdo akt i njëanshëm, aq më tepër akte që prekin drejtpërdrejt zgjedhjet, cënojnë rëndë legjitimitetin e zgjedhjeve dhe qeverisjet që dalin prej tyre. Gjithashtu, çdo akt i njëanshëm, është një hap me pasoja të rënda që në vend që të kontribojë në procesin e integrimit europian, e pengon atë duke izoluar Shqipërinë dhe shqiptarët. Për këto arsye, gjithëpërfshirja dhe konsensualiteti është rruga e pashmangshme, në të mirë të Shqipërisë dhe në interes të qytetarëve shqiptarë.

Në këtë kuadër, propozojmë mbledhjen e Këshillit Politik, ditën e sotme, 29 Korrik 2020, ora 18:00”, thuhet në letrën drejtuar Gjiknurit.

Të Lidhura

MOTI bën kthesë/ Ulen temperaturat, në këto zona priten reshje shiu
Aktualitet

MOTI bën kthesë/ Ulen temperaturat, në këto zona priten reshje shiu

15 Gusht, 2025
Ambasada e SHBA-së thirrje për qytetarët amerikanë: Shmangni zonat e rrezikuara nga zjarret
Aktualitet

Ambasada e SHBA-së thirrje për qytetarët amerikanë: Shmangni zonat e rrezikuara nga zjarret

13 Gusht, 2025
Tirana rrethohet nga zjarret
Aktualitet

Tirana rrethohet nga zjarret

12 Gusht, 2025
Raporti i Avokatit të Popullit: Pati shkelje të të drejtave të njeriut gjatë ndalimit të Metës
Aktualitet

Raporti i Avokatit të Popullit: Pati shkelje të të drejtave të njeriut gjatë ndalimit të Metës

11 Gusht, 2025
I vihet tritoli ndërtesës fantazmë në Vlorë, 32 kg lëndë plasëse
Aktualitet

I vihet tritoli ndërtesës fantazmë në Vlorë, 32 kg lëndë plasëse

11 Gusht, 2025
MOTI I DITËS, e diel 10 gusht 2025: Temperatura përvëluese deri në 42 gradë C
Aktualitet

MOTI I DITËS, e diel 10 gusht 2025: Temperatura përvëluese deri në 42 gradë C

10 Gusht, 2025

TË FUNDIT

”New York Times” zbulon bisedën e Trump me liderët e BE
Bota

”New York Times” zbulon bisedën e Trump me liderët e BE

17 Gusht, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e diel 17 Gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e diel 17 Gusht 2025

17 Gusht, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 16 Gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 16 Gusht 2025

16 Gusht, 2025

MOTI bën kthesë/ Ulen temperaturat, në këto zona priten reshje shiu
Aktualitet

MOTI bën kthesë/ Ulen temperaturat, në këto zona priten reshje shiu

15 Gusht, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com