Nga Elona CASLLI
Dikush në messenger më shkruan”” Të respektoj, sepse ti nuk ndan veç shkrimet e tua, por ndan edhe shkrimet apo krijimet e të tjerëve””
Duke marrë shkas nga ky mesazh dua të theksoj, se kam besuar fort dhe vazhdoj ende të besoj, se mendimi i shkruar ose krijimtaria nuk është garë.
Në çastin, që ti mendon apo krijon për t’ia kaluar dikujt, e gjymton mendimin apo krijimin tënd.
Në çastin, që ti arrin të shijosh mendimin apo krijimin e arrirë të dikujt tjetër, e përsos shqisën tënde artistike dhe e lartëson këtë të fundit. E bukura nuk mënjanjohet, por shijohet.
Kushdo mund të krijojë dhe të rikrijojë, jo duke mënjanuar të bukurën e dikujt tjetër, por duke rikrijuar mbi shijen e saj.
Post Scriptum- Mënjanimi dëmton veçse mënjanuesin. E bukura e gjen gjithmonë udhën e saj.