Kryetari i PLL në emër të kryesisë së PLL, i drejtohet diasporës, duke e quajtur atë si një prej faktoreve kryesorë për rotacionit politik dhe sidomos faktor të rëndësishëm për ridimensionimin e PLL.
Eshte momenti, kërkohet kontribut i juaji.
Për një diasporë më afër nesh.
Me respektin më të madh dhe me besim të palëkundur, me bindje të plotë në potencialin tuaj, në këto kohë të domosdoshme për ndryshim dhe jo thjeshtë për rotacion, gjejmë rastin që në emer të kryesisë së PLL, të ju drejtohemi;
Të gjithë shqiptarëve që sot për arsye nga më të ndryshmet gjenden me banim jashtë trojeve shqiptare, për të u bashkuar me ndihmën e tyre tek kauza programore e PLL.
PLL, si nje subjekt politik trdicional dhe që interesat kombetare i vendos mbi gjthçka, për 30-vjet të pluralizmit politik ka ditur të ruaj dhe të përcjellë, sado pak, atë që eshtë me e mire per ne, pavarsisht që kulisat politike e lanë gjthmonë në nivele jo percaktuese ekzekutive dhe parlamentare.
Kauza e jonë e bërjes shtet ligjor me një komb të bashkuar etnikisht nën kurorën mbretërore, ku prona dhe ekonomia, të drejtat e njeriut dhe reabilitimi i të damkosurve nga diktatura komuniste, ngelet kauza më e drejtë e përfaqësuar nga ne, kauzë e cila mund dhe duhet arritur edhe me ndihmën tuaj.
Duke pasur parasysh, të gjitha që sot dihen, tranzicion i gjatë dhe një politikë jo produktive për qytetarët por produktive për ato që u moren me politikë, mendojmë se kushdo që kërkon dhe deshiron një Shqipëri ndryshme, duhet te kontibojë me mundesitë e Tij për një rotacion ndryshe nga si më parë.
Për PLL, është e rendësishme dhe ju bejmë thirrje, si një vlere potenciale kombëtare, gjithë diasporës dhe qytetarëve me banim kudo ku janë jashtë Shqipërisë.
Ju bejmë thirrje për të rikontribuar të gjithe trashigimtarëve të familjeve që diktatura komuniste i detyroj të largohen politikisht nga vendi i tyre pas vitit 1944.
Mirëpresim dhe vleresojme ndihmen për ndryshim, duke u berë pjesë kontribuese brenda PLL, nga të gjithë ato që u larguan nga Shqipëria pas viteve ‘90, ngaqë nuk gjetën hapësira për të kontribuar në vendin e tyre, pavarsisht se e meritonin.
Shqipëria dhe të gjithë ne sot, kemi nevojë për të gjthë ato që u arsimuan në perendim pas viteve ‘90, por keqpolitika nuk ju krijojë hapsira nga frika e meritokracisë,
Keto potencial që shkurtimisht i rradhitëm më lart, për komb dhe ideal, duhet të i kthehen kontributit të tyre në emër të kombit dhe atdheut.
Për PLL, këto potenciale, i kanë mundësitë, prandaj ne do të ju krijojmë çdo hapësirë konkuruese brenda subjektit tonë politik, që në momentin e parë ku ato do të jenë të gatshëm.
Ndihmën e diasporës ne e shikojmë, përveçse në përfaqësim, edhe në drejtime të tjera;
-Orientimin dhe propoganden me njerëzit e tyre duke i drejtuar drejt ato për ku duhet ta drejtojnë votën.
-Plan projekte, ekonomike sociale dhe kulturore që mund të na afrohen ne, nga ana juaj, për të i bërë pjesë të programit tonë elektoral, këto jo vetëm për diasporën por edhe për të gjithë shoqërinë tonë.
-Të shikohet mundësi që e gjithe diaspora nënshtetase shqiptarë të gjejë mundësinë për të ardhe e për të votuar, pavarsisht se marrveshjet politike, gabimisht, nuk i’u krijuan mundësinë e votimit aty ku ju jeni rezident.
Kushdo prej jush që u largua pa deshirë para shumë vitesh apo i detyruar të largohet, pas viteve 90, për një jetë më të mirë, duhet të kontriboj në cilëndo mënyrë që ai mendon per të bër ndryshimin e madh për të mirë të kombit, kjo mund të ralizohet nëpërmjet alternativës së PLL.
Kjo mazhorancë duhet larguar sa më parë, e djathta duhet të vi në Shqipëri, PLL duhet të bëhet pjesë e parlamentit të ardhshem.
Prezenca e PLL në parlament, do të i imponohet mazhorancës së e re për të bërë të mundur realizimin e kerkesave kryesore programore, si psh referendum për ndryshim sistemi qeverisës nē momentin më të përshtatshem, si dhe realizimin e atyre kerkesave qe nuk u bënë për 30-vjet në lidhje me diasporen, pronarët, të persekutuarit dhe dekomunistizimin e shoqerisë etj.
Respekte për të gjithë ju aty ku jeni dhe banoni.
Në emër të kryesisë së PLL.
Kryetari
Shpetim AXHAMI.