InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

PALO ZGJEDHJE PA NJË PALË ZGJEDHËSISH

2 Korrik, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Paralajmërimi i Luçiano Boçit për shtatorin: ‘Zemërimi do të shpërthejë si vullkan’

Nga Luçiano BOÇI

Shpallja e zgjedhjeve në Universitete në mes zhegu është një rrufe në covid të pastër.Edhe kësaj here ministria nuk befason. Përzien bashkë, dallkaullëkun me djallëzinë ekstreme, hipokrizinë me harbutërinë politike, padijen me poshtërsinë e ulët.

Pothuaj jemi mësuar tashmë me vendimet e saj kontroverse, pa kuptim dhe të imponuara nga makiavelizmi politik dhe grupesh interesi të pista.Aq e “hutuar” është ministria, sa nuk arrin as të rendisë në kohë datat e vendimeve të veta.Vendimi nr. 104, dt 30. 04. 2020, “Për mbylljen e vitit akademik…” përcakton afate paraqitjesh të studentëve për të gjitha vitet në auditore, pas datës 25 gusht.Vetëm studentët e viteve të fundit janë deri në dt 7 gusht, por dhe këta mbarojnë provimet e lëndëve deri në 15 Korrik dhe i mbetet vetëm provimi i diplomës.

Praktikisht në dt 30 Korrik, ka zero prani të studentëve në auditore dhe ka një disinteresim total të tyre për zgjedhjet në Universitete.Kësisoj arsyeja themelore me të cilën u shtynë zgjedhjet e parashikuara më dt. 12 Qershor, pamundësia e studentëve për mos shprehjen e vullnetit të tyre, qëndron akoma.Situata e krijuar prej këtij urdhëri është në kufijtë e antikushtetuetshmërisë dhe paligjshmërisë.Ligji për arsimin e lartë parashikon qartë dhe njeh studentët si palë themelore në zgjedhje. Sipas tij studentët e universiteteve publike zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Senatin Akademik, votojnë për rektorët dhe dekanët, dhe vota e tyre llogaritet në masën 10 për qind të votave të përgjithshme.

E drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur e studentëve është e garantuar jo nga vetë ligji për arsimin e lartë, por dhe nga Kushtetuta. Ndërkohë aktualisht, realizimi i kësaj të drejtë nga studentët është i pamundur dhe farsa e zgjedhjeve nuk mund të ekzekutohet.Pa studentët dhe pa një pjesë të madhe të pedagogëve, për shkak të protokolleve të pandemisë, kandidatët nuk mund të ushtrojnë të drejtën e një gare reale dhe të barabartë.

Një proces pa një palë zgjedhësish, nuk mund të funksionojë. Ato mbeten thjesht ca palo zgjedhje.Jo vetëm kaq. Nuk është vetëm mungesa e studentëve që i kthen këto zgjedhje në palo zgjedhje.Vendimi nr. 175, dt 30. 06. 2020, i cili përcakton dt 30 Korrik si datë zgjedhjesh, ka dhe një pikë diabolike, që hedh në erë procesin zgjedhor.Pika 3 e urdhërit, sanksionin procesin fals të regjistrimit të kandidatëve, të kryer para daljes së tij. Kjo “njohje” që ngjan si e pafajshme, por që është krejt antiligjore dhe e pamoralshme, përmbledh në vetvete dhe thelbin e nxitimit për të realizuar zgjedhjet pa studentë në dt 30 Korrik.

Urdhëri e quan të mbyllur procesin e regjistrimit të kandidatëve, duke bllokuar kandidimet. Shumë gara kësisoj do jenë vetëm me një kandidat të preferuar politikisht dhe garat e votimet do jenë thjesht një formalitet i pështirë.Ky urdhër bie ndesh, jo vetëm me kushtetutën dhe ligjet e urdhërat e tjerë të vetë ministrisë, por ka dhe kundështi brenda pikave të tij.Rama dhe Shahini me këtë urdhër kërkojnë të vendosin në drejtim të universiteteve, ushtarë politikë dhe shkatërrojnë përfundimisht institucionin e zgjedhjeve në akademizëm.

Në panik e ikje e sipër, ata po i shndërrojnë Universitetet në territore të kontrolluara prej tyre sipas filozofisë tashmë të instaluar qeverisëse “kap çfarë të kapësh”.Palo zgjedhjet e Universiteteve nuk duhen vëzhguar dhe thjesht kritikuar.

Ato duhen ndalur.Përndryshe ato do jenë një model i frikshëm për proceset e afërta zgjedhore politike.

Të Lidhura

Nga Era Dushi: Këtë shtator vendosim në plan të parë marrëdhënien prind-fëmijë!
Opinione

Nga Era Dushi: Këtë shtator vendosim në plan të parë marrëdhënien prind-fëmijë!

5 Shtator, 2025
Ermal Spahiu: Varësitë që “infektojnë” një shoqëri.
Opinione

Ermal Spahiu: Varësitë që “infektojnë” një shoqëri.

31 Gusht, 2025
Ekrani i heshtur dhe matematika e medias
Opinione

Ekrani i heshtur dhe matematika e medias

10 Gusht, 2025
Errësirë mediatike/ Bie News24, ekrani që fiket nga shtetari dhe jo nga stuhia
Opinione

Errësirë mediatike/ Bie News24, ekrani që fiket nga shtetari dhe jo nga stuhia

10 Gusht, 2025
Dhe sa “gojë televizive” do mbyllen?
Opinione

Dhe sa “gojë televizive” do mbyllen?

9 Gusht, 2025
Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!
Opinione

Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!

5 Gusht, 2025

TË FUNDIT

Anëtarja më e pazakontë e kabinetit të ri qeverisës/ Kush është “Diella”, ministrja e parë digjitale në qeverinë shqiptare
Aktualitet

Anëtarja më e pazakontë e kabinetit të ri qeverisës/ Kush është “Diella”, ministrja e parë digjitale në qeverinë shqiptare

11 Shtator, 2025

Reshje shiu dhe shtrëngata në mëngjes, si parashikohet MOTI gjatë orëve të pasdites?
Aktualitet

Reshje shiu dhe shtrëngata në mëngjes, si parashikohet MOTI gjatë orëve të pasdites?

11 Shtator, 2025

Nga shitës këpucësh në vrasës me pagesë/ Rrëfimi tronditës i Nuredin Dumanit
Aktualitet

Nga shitës këpucësh në vrasës me pagesë/ Rrëfimi tronditës i Nuredin Dumanit

11 Shtator, 2025

Sa vlejnë fëmijët e manjatit amerikan të mediave pas betejës për trashëgimi?
Bota

Sa vlejnë fëmijët e manjatit amerikan të mediave pas betejës për trashëgimi?

11 Shtator, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com