InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Vau-Dejës/ Kryebashkiaku Babani, pret në takim ekselentët e shkollave: Ju jeni e ardhmja, pritshmëritë tona ndaj jush janë të mëdha

25 Qershor, 2020
in Aktualitet, InfoPress, Lajme
A A
Vau-Dejës/ Kryebashkiaku Babani, pret në takim ekselentët e shkollave: Ju jeni e  ardhmja, pritshmëritë tona ndaj jush janë të mëdha

“Vazhdoj të besoj se po t’u krijohen mundësitë fëmijëve, ata mund të realizojnë çdo ëndërr!” Kjo thënie e senatorit amerikan David Vitter, duket se ka frymëzuar kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Mark Babani, i cili kishte sot një nga dëgjesat më speciale, rezervuar posaçërisht për ekselentët e shkollave të mesme të juridiksionit të tij.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

“Është nga ditët më të bukura dhe Ju jeni vizitorët më të mirëseardhur, ndaj dhe prezenca juaj, përveçse motivim për të shërbyer më devotshmëri dhe përgjegjshmëri ndaj interesave komunitare, është dhe një shtysë, për të ofruar një qasje tjetër në akumulimin e politikave për të rinjtë, që sigurojnë një perspektivë afatgjatë dhe një vizion më të qartë integrues, duke u mbështetur në kapacitetet e reja që do vijnë pikërisht nga brezat tuaj.“

Kështu ju drejtua Kryetari Babani, këshillit rinor të bashkisë, përbërë me nxënës ekselent nga shkollat e mesme.”Ju jeni e ardhmja, jeni zhvillimi dhe pritshmëritë tona ndaj jush janë të mëdha.

Bashkia Vau-Dejës për hir të Gjeografisê, gëzon tre potenciale të rëndësishme, që në të ardhmen mund të përkthehen në realitete zhvillimore, si: Energjia, Buqësia dhe Turizmi. Është pikërisht ky potencial që me punë e përkushtim , si dhe me ofrimin e potencialeve nerëzore të mirëshkolluara, mund t’i kthejmë në burim mirëqënieje për banorët tanë”.

Në këtë takim Babani, njohu të rinjtë me investimet e shumta që po ndodhin në zonë, por edhe reformat që janë ndërmarrë, duke synuar gjithnjë përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve banorët.

Gjatë bashkëbisedimit, kryetari Babani, evidentoi se, një ndër arsyet e ndryshimeve të shpejta në bashkinë Vau i Dejës, është bashkëpunimi me komunitetin, hallkat e ndryshme të pushtetit vendor, individë, kontribuotorë dhe faktorë që e duan vendin e tyre dhe po investojnë për të, dhe kjo është arritur falë kredibilitetit dhe aftësive për të krijuar një panoramë ndryshe të funksionimit të institucionit, ku primar mbetet qytetari dhe shërbimi sa më cilësor ndaj nevojave të tij.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Të rinjtë treguan interes për investimet që lidhen drejtpërdrejtë për rininë. Ata shtruan disa kërkesa , si biblioteka, qendra rinore, parqe dhe vende argëtimi. Kryetari, njohu të rinjtë me buxhetin për rikonstruksionin e shkollave për 2020-ën, si dhe parashikimin dhe fillimin e shpejtë të punimeve për rikonstruksionin e qendrës kulturore .

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Ky takim u zhvillua në kuadër të projektit “Bashkitë për Evropë”, që po zbatohet nga Bashkimi Europian, nën kujdesin e veçantë të Zyrës Integrimit Europian, prane Bashkise Vau-Dejës.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Kjo zyrë, me novacionin që ka sjellë përgjegjësja e saj, Znj. Entela Kolaj, ka organizuar takime të shumta me target-grupe të ndryshme të kësaj bashkie, duke u fokusuar në rolin që luan komuniteti në proceset integruese të vendit, si dhe duke adresuar problematika të shumëllojshme që lidhen me sensibilitetet që ka ky proces.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Znj. Kolaj, si një eksperte e fushës, përmes implementimit të duhur të qëllimeve të hapjes së njësive të integrimit pranë pushtetit vendor, ka arritur me punë dhe produktivitet të radhitet ndër zyrat më të sukseshme në 61 bashkitë të vendit.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Më pas të rinjtë u njohën për thirrjen “Ambasadorët e Rinj Evropian nga Ballkani Perëndimor” . Thirrja pritet të gjenerojë një rrjet prej 60 të rinjsh që do të jenë ndikues organikë, në mesin e bashkëmoshatarëve të tyre dhe të etur për t’u angazhuar në veprime të diplomacisë publike. Kryetari dhe drejtuesja e Zyrës së Integrimit Europian, inkurajuan të rinjtë që të aplikojnë. Afati i aplikimit është data 15 Korrik 2020!

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Të Lidhura

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”
Aktualitet

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”

23 Prill, 2026
Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak
Aktualitet

Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak

22 Prill, 2026
Kreu i PLL, Axhami: 25 vjet Kosovë e lirë, Liri për të gjithë heronjtë e luftës
Aktualitet

Axhami: Shqipëria të ndjekë shembullin e Hungarisë për hapjen e dosjeve dhe përballjen me të kaluarën

22 Prill, 2026
Axhami: Shqipëria të ndjekë shembullin e Hungarisë për hapjen e dosjeve dhe përballjen me të kaluarën
Aktualitet

Axhami: Shqipëria të ndjekë shembullin e Hungarisë për hapjen e dosjeve dhe përballjen me të kaluarën

22 Prill, 2026
Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit
Aktualitet

Nga zhurma te faktet: Terreni dhe institucionet konfirmojnë rolin pozitiv të “Beralb” në Pukë

21 Prill, 2026
5 vite pa babain, Ndocaj: ‘Ti jeton përjetë brenda meje’
Aktualitet

5 vite pa babain, Ndocaj: ‘Ti jeton përjetë brenda meje’

20 Prill, 2026

TË FUNDIT

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e premte, 24 Prill 2026

24 Prill, 2026

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”
Aktualitet

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”

23 Prill, 2026

Horoskopi ditor, 9 Prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e enjte, 23 prill 2026

23 Prill, 2026

Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak
Aktualitet

Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak

22 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com