InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Rama me dy standarde ndaj UÇK/ Ndryshe për Haradinajn, ndryshe për Thaçin…

25 Qershor, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Rama me dy standarde ndaj UÇK/ Ndryshe për Haradinajn, ndryshe për Thaçin…

Thirrja e papritur e mikut të tij dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi nga Gjykata Speciale ka kapur të papërgatitur jo vetëm organizuesit e tryezës së Uashingtonit, por edhe Edi Ramën. Ai ka bërë një dedikim të ndjerë ndaj Thaçit dhe Veselit. Por ajo që bie në sy është një nuancë jo e vogël, që flet për dy standardet e kryeministrit tonë. Sepse Lapsi.al i ka krahasuar dhe reagimi i tij ka qenë krejt i ndryshëm kur Haga thirri për intervistë ish-kryeministrin Haradinaj, gjë që shkaktoi më pas edhe dorëheqjen e tij dhe shumë më i angazhuar sot.

Në statusin pro Thaçit dhe Veselit, kryeministri shqiptar ka shkruar:

“Qëkur e kam marrë lajmin e listës së Tribunalit Special dhe kam lexuar emrat e kriminelëve të supozuar të Luftës Çlirimtare të Kosovës, përpiqem po nuk arrij të formuloj fjalitë e duhura për të shprehur indinjatën time! Do të shprehem publikisht nesër me një mesazh për të gjithë shqiptarët, por jam e do të jem deri në fund, në krah të të gjithë atyre që luftuan me armë për ta çprangosur Kosovën e burgosur në ferrin e Sllobodan Milosheviçit, duke mbyllur me gjak, nder e lavdi një histori padrejtësie historike në zemër të Europës! RROFTË KOSOVA dhe sot më shumë se kurrë NDERIM UDHËHEQËSVE TË LUFTËS ÇLIRIMTARE”.

Pra nëse në këtë rast Rama i quan dy të akuzuarit “kriminelë të supozuar” dhe i nderon si udhëheqës të luftës, për Ramushin e konsideron thirrjen nga specialia si një sfidë personale.

Lexojeni më poshtë satusin e Ramës në korrik 2019: “Këto ftesa në radhë nga Haga për protagonistët e UÇK, janë një sfidë e re e çdonjërit prej të thirrurve, në vazhdën 20 vjeçare të betejës së pasluftës, për të provuar deri në fund pafajësinë e tyre. Por janë edhe një sfidë e papërfunduar kombëtare në anën e duhur të historisë”.

Pra diferenca e dy postimeve te krahasuara nga Lapsi.al është e qartë dhe është e vështirë që ajo të shpjegohet vetëm me kundërshtitë që ai ka pasur me Haradinajn dhe me miqësinë që ruan me Thaçin.

Më tepër neutraliteti ndaj të parit dhe hidhërimi për të dytin lidhet edhe me partizanllëkun e kryeministrit për planin që Hashim Thaçi po shkonte të realizonte në Uashington dhe që u prish papritmas. Vetëm një zhgënjim i këtyre përmasave mund të shpjegojë qëndrimin me dy standarde ndaj Gjykatës Speciale.

Të Lidhura

Askush nuk është “Ti”, dhe kjo është superfuqia jote.
Opinione

Askush nuk është “Ti”, dhe kjo është superfuqia jote.

8 Tetor, 2025
Nga, Lisjana Cali: Vrasja e gjyqtarit/Pasqyra e realitetit që po na vret të gjithëve
Opinione

Nga, Lisjana Cali: Vrasja e gjyqtarit/Pasqyra e realitetit që po na vret të gjithëve

7 Tetor, 2025
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me këtë botë? Çfarë po ndodh me burrat tanë?!
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me këtë botë? Çfarë po ndodh me burrat tanë?!

6 Tetor, 2025
Djalli, që fshihet pas detajit të “kandidaturave të opozitës”
Opinione

Djalli, që fshihet pas detajit të “kandidaturave të opozitës”

2 Tetor, 2025
Një dedikim për ty, babi!
Opinione

Një dedikim për ty, babi!

13 Shtator, 2025
Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së
Opinione

Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së

12 Shtator, 2025

TË FUNDIT

Çfarë bën Luizi kur Kiara Tito është në Portokalli dhe kush kujdeset për Lunën? Ja si përgjigjet moderatoja
Show Biz

Çfarë bën Luizi kur Kiara Tito është në Portokalli dhe kush kujdeset për Lunën? Ja si përgjigjet moderatoja

15 Tetor, 2025

Trump komplimenton Melonin: Je e re dhe e bukur, nuk do të guxoja ta thoja këtë në Amerikë
Bota

Trump komplimenton Melonin: Je e re dhe e bukur, nuk do të guxoja ta thoja këtë në Amerikë

14 Tetor, 2025

Olta Gixhari tregon për herë të parë çfarë ka ndodhur me syrin e saj: Po kaloj një problem shëndetësor
Show Biz

Olta Gixhari tregon për herë të parë çfarë ka ndodhur me syrin e saj: Po kaloj një problem shëndetësor

14 Tetor, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 13 tetor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 13 tetor 2025

13 Tetor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com