InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Nuk duhet harruar! Përjetime të përcipta nga diktatura

20 Qershor, 2020
in InfoPress, Të ndryshme
A A
Nuk duhet harruar! Përjetime të përcipta nga diktatura

Nga Albert AVDULI

Qyteti i Fierit ka një bulevard të gjatë e të pandjenjë.

Mbas “Bulevardit Kombëtar” të Tiranës, ai është më i gjati ndoshta, sepse nis aty ku qyteti drejtohet për në Lushnje dhe mbaron te pika nga synohet Vlora. Po shkruaj saktë si e mendoja dhe ende jam në të njëjtin pëkufizim për këtë segment rrugor, nis në She(l)q dhe përfundon në Drizë. Dhe sjell ndërmend se duhet të kaloje dhe para pallateve sharrë në ec e jaken e mbrëmjeve.

Sa hapa kam hedhur mbi të, sa brenga kam lënë pllakave të tij, sharje të rënda mund të kem lëshuar me fjalor erotik djaloshar.Mbarimi i shkollës së mesme…Universiteti u bë makthi im dhe shpresa ime njëkohësisht.Unë duhet të shkoja atje jo vetëm për dëshirën e studimeve, por edhe si shenjë se inkuizitorët marksistë do mundeshin një ditë.

Nëse më thyenin atë vullnet, atëherë përfundimisht do të isha i shtypur nën thundrën e tyre. Nuk do t’i lejoja t’më shndërronin në zvarranik apo në krimb toke.Eksperimentet e tyre për ta rindërtuar trurin tim si një top argjile të njeriut të ri, duhet të dështonin.

Ajo nuk ishte metamorfoza ime, nuk mund të ishte kurrë. Vite më vonë, kur lexova “Metamorfoza” nga Franc Kafka, u binda përfundimisht se unë isha lëndë mbi të cilën nuk mund të gdhendnin dot as gjeni si Kafka e jo më injorantë defterësh të atdheut ballkanik.Kafkën po, mund t’ma thyenin kafkën, por jo mendimin, shpirtin kurrë.

Të pagdhendur më kishin konsideruar dhe ata e pikërisht ky është triumfi im i parë mbi fuqinë e skëterrës. Kurrë nuk m’u afruan me karrema lëpirës e premtues.I kisha mundur de facto që kur s’më afroheshin.

Ata tmerroheshin t’më tundonin. Faleminderit Zot, që xhelatëve ju dhe atë optikë për t’më gjykuar në atë periudhë. Çlirimin tim ta blatojë Ty o Perëndi që m’i mbajte larg, larg. Se mund të betohem tani se nuk do të epesha, por kur mendoj se ëndërrat e rinisë së hershme mund të të dërgojnë edhe në portat e ferrit e atëhere si do të gëzoja kur të vinte liria e plotë….

A mund të ishte gëzim ai apo peng e rob në përjetësi ?Vite ishin disa që unë bëja kërkesat standart për vazhdimin e studimeve e më thanë; Jo ! Në fakt të frikurit ishin ata. Aq të trembur ishin, sa kurrë s’mu përgjigjën drejtpërdrejtë, guximi i tyre shkonte deri te tastiera e makinës së shkrimit”Oliveti”, duke mos më vënë emrin te lista e aspirantëve për librezën studentore.

Ka diçka të egër në qëndrimin tim në raport me syparjen e atyre listave ngjitur me brumë në xhamat e komitetit. Një herë kam shkuar në atë ballafaqim, vetëm herën e parë të kërkesës.Herët e tjera, as e merrja mundimin të shkoja, në mënyrë telepatike më vinte refuzimi dhe duke mos pritur nuk zhgënjehesha.

Isha i lirë t’i urreja, isha i lirë të mos i doja.Mbas mohimit në gushtin e parë, në të dytin gusht refuzues gjithashtu , u thirra ushtar në fund të vjeshtës. E vetmja thirrje e personalizuar me një shkrim kopjativ e njolla mavi mbi letrën e pazarf.Më veshën me një uniformë kineze, dhuratë nga motra e dikurshme e atdheut. Unë i përkisja një populli që s’kishte hallë, dajë, axhë, as teze nuk kishim sikurse me popujt ndodh kjo vetmi. Ne e krijuam atë teze aziatike e mbas një dekade e mohuam përsëri. Po ç’rëndësi ka, në ikjen e saj ajo e pati lënë kostumin për mua.

Dy vite nën uniformë dhe në mbrojtje të kufijve të shenjtë të atdheut. I mbroja ata kufijë nga arratia ime më së pari sesa nga depërtimi i askujt prej jashtë. Kërkesat i nisja me postë ushtarake drejt ëndrrës së universitetit civil. Në vend të telegramit, heshtja vinte bubulluese në veshët e mi. Kaq…Në mënyrë groteske, lirimi nga ushtria u bë me të njëjtën uniformë dhe mënyrë kineze të ngazëllimit.

Lirimi drejt palirisë ishte cinizmi më shpues që mund të përjetonte një djalosh. Po thirrjet delirante “Iku daja, iku daja”, kur motrën e kisha ende fëmijë. Në kërkim të lirisë, në ecjen halucinante drejt saj u gjenda në brendësi të tokës. Galerive të minierës së Memaliaj një vit plot. 12 muaj kam rendur atyre labirintheve njëjtë si Dedali i mitologjisë projektonte tunelet e Kretës. Vrapoja e djersitja aty ku takoje vdekjen në çdo front, llavë, vrimave poshtë trarëve e shkëmbinjve.

Në fakt aty kishte energji organike grumbulluar e sintetizuar në ato kokrra karboni. Oh, aty, në nëntokë, kishte më shumë jetë se në mencën e supës apo në vatrën e kulturës ku na bënin vaksinat e harrimit me ato ligjërata bajate si sulme të mbinatyrshme mbi neuronet e trurit.Ishte viti 1989, balestrat e muzgut ishin thyer në Berlin.

Rënien e atij muri të betontë e të çeliktë e ndjeva në thellësi të tokës qymyrgurore të Tepelenës. Në çastin kur ai mur u godit, unë u drodha gëzimit 1000 metër poshtë tokës, 2000 kilometra larg Berlinit. Dhe u bë dritë…

Kokrra e qymyrit u zbardh e ndriti si smerald, fytyrat e verdha të minatorëve e larguan meitin 50 vjeçar mbi fytyrën e tyre dhe morën nurin njerëzor.Unë (mijëra si unë), në atë rrugë të mundimshme dhe në atë rendje, shoqëruese nuk kisha hijen time me trajtë të deformuar, por shpresën pata si simbiozë ndriçuese.

Pak muaj më vonë, në Tiranë u thyen muret e ambasadave, u rrënuan dhe kufijtë e ëndërrave.Në atë lukuni gjitarësh të zellshëm që bënin gjahtarin për viktimizimin e njerëzve kam hasur dhe humanë të cilët duke rriskuar karrierën e tyre guxonin të flisnin një fjalë të mirë.Disa prej të cilëve dua t’i kujtoj me dashamirësi si Th Miço, D Deda, Y Behaj, N Shehaj, N Zenelaj, A Allkaj, L Velaj -Hodaj.Për të tjerët…

Ju kam falur, por nuk ju kam harruar as fytyrat e vrarëlije, as emrat, as padurimin për të dëgjuar shëmbjen e galerisë ku punoja.Si falës, sot, nuk kam mallkime për ju, por një urim shumë njerëzor dua t’ju them, gjallë qofshi a vdekur : Pjella juaj mos pastë ligësinë tuaj !

Të Lidhura

A janë bisedat tuaja me ChatGPT vërtet private? Sam Altman paralajmëron për rrezikun
Të ndryshme

A janë bisedat tuaja me ChatGPT vërtet private? Sam Altman paralajmëron për rrezikun

31 Korrik, 2025
Jeni gati për plazh? Rriten temperaturat, parashikimi i MOTIT për ditën e sotme
Të ndryshme

Jeni gati për plazh? Rriten temperaturat, parashikimi i MOTIT për ditën e sotme

12 Korrik, 2025
Ne mund të jemi brezi i fundit që shohim të fluturojnë xixëllonjat
Të ndryshme

Ne mund të jemi brezi i fundit që shohim të fluturojnë xixëllonjat

12 Qershor, 2025
IN MEMORIAM: Ilir Shqina, ‘kohë e pamjaftueshme’ për intelektualin dhe diplomatin e “Klasit A”!
Të ndryshme

IN MEMORIAM: Ilir Shqina, ‘kohë e pamjaftueshme’ për intelektualin dhe diplomatin e “Klasit A”!

7 Qershor, 2025
Zbulohet LETRA e Nënë Terezës në shqip e shkruar me dorë. Ndodhet në Arkivin Qëndror dhe mban datën 29 Tetor 1989!
Të ndryshme

Zbulohet LETRA e Nënë Terezës në shqip e shkruar me dorë. Ndodhet në Arkivin Qëndror dhe mban datën 29 Tetor 1989!

3 Qershor, 2025
“Më mori malli”, Youtuberi i famshëm takohet me Ramën në stadium në Munich
Të ndryshme

“Më mori malli”, Youtuberi i famshëm takohet me Ramën në stadium në Munich

31 Maj, 2025

TË FUNDIT

Dhe sa “gojë televizive” do mbyllen?
Opinione

Dhe sa “gojë televizive” do mbyllen?

9 Gusht, 2025

Zbulohet data dhe vendi i takimit mes Trump dhe Putin!
Aktualitet

Zbulohet data dhe vendi i takimit mes Trump dhe Putin!

9 Gusht, 2025

Dukagjin Lipa reagon pas fotos së Duas me cigare: Është e rritur, ka të drejtë për zgjedhjet e saj
Show Biz

Dukagjin Lipa reagon pas fotos së Duas me cigare: Është e rritur, ka të drejtë për zgjedhjet e saj

9 Gusht, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 9 gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 9 gusht 2025

9 Gusht, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com