InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

I vetmi produkt i deritanishëm i reformës zgjedhore

18 Qershor, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Reforma Zgjedhore, 3 propozimet e opozitës: Zgjedhjet në prill-maj dhe tetor-nëntor

Nga Red VARAKU

Dihet që Edi Rama hyri i detyruar dhe jo si palë me vullnet politik në procesin e reformës zgjedhore, ndaj po e tërheqin zvarrë në këtë proces. Kjo sepse çdo kryeministër e ka të qartë që kur vjen puna tek reforma zgjedhore, ka ardhur dhe koha për të lënë pushtetin.

Pra, ai e di që pas miratimit të reformës zgjedhore vjen dekretimi i datës së zgjedhjeve. Duke e ditur që popullariteti i tij ka kapur fundin dhe humbja është e sigurtë, i vetmi shans për të mbetej përçarja e opozitës.

Duke qenë se nuk ia doli dot megjithëse u investua totalisht para dakortësimit të reformës zgjedhore, ai po përpiqet ta arrijë këtë nëpërmjet ndalimit të koalicioneve parazgjedhore.

Kaq besoj është e qartë.Por, e qartë po ashtu është edhe vendosmëria e faktorit ndërkombëtar, i cili nëpërmjet dy institucioneve më të larta perëndimore Parlamentit Europian dhe Sekretarit Amerikan të Shtetit, po i kërkon njëzëri zgjedhje parlamentare dhe lokale në të njëjtën ditë si dhe ndëshkim të krimit elektoral.

Siç është e qartë që përballë ai ka koalicionin më të madh opozitar në historinë e pluralizmit politik shqiptar dhe ky koalicion mbetet më i vendosur dhe më i bashkuar se kurrë përballë tij, me gjithë përpjekjet për ta blerë ose shantazhuar atë.

Varianti i përçarjes ishte i përsosur, sepse nga njëra anë shkatërronte opozitën duke e futur atë në një spirale kaosi të brendshëm, ndërsa nga ana tjetër e ristartonte betejën politike nga fillimi duke rikonfiguruar të gjithë aleancat politike. Por, ai nuk arriti dot edhe pse për këtë ofroi gjithçka, madje dhe karrigen e kryeministrit.

Kjo është arsyeja që tani po e përdor gjithë këtë proces thjesht për të rritur pazarin e tij dhe për të marrë garanci për fundin. Ndërkohë, roli i prishjes ose bllokimit të reformës zgjedhore është një rol që po e diskretiton atë çdo ditë e më shumë dhe po dëshmon pasiguritë e tij për të ardhmen e tij politike gjë që po reflektohet edhe tek besnikët e tij në terren .

Pas të vërtetave që shpallën përgjimet, reforma kishte nevojë për një akt politik të qartë nga ai, që do të ishte miratimi në tavolinë i të gjitha kërkesave të opozitës.

Pra, zgjedhje të parakohshme politike në një datë me ato lokale, me një qeveri tranzitore pa Ramën kryeministër. Pafuqia për të bërë këtë akt politik dhe ideja qesharake se mund të përfitojë politikisht duke i bërë pis të gjitha palët, në të vërtetë dëshmon paaftësinë dhe dështimin e plotë të këtij njeriu.

Pra, nuk ka dyshim që i vetmi produkt politik i deritanishëm që ka nxjerrë në pah procesi i reformës zgjedhore është dështimi i kryeministrit për të realizuar përçarjen e opozitës, gjë që jo vetëm e ka diskretituar, por e ka ekspozuar publikisht me të gjitha frikërat, mëdyshjet dhe ngërçet për të ardhmen e tij politike.

Të Lidhura

Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026
Nga Denada Isa: Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor
Opinione

Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor

29 Prill, 2026
Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës
Opinione

Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës

28 Prill, 2026
Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat
Opinione

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat

21 Prill, 2026
Lutfi Dervishi: Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!
Opinione

Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse

20 Prill, 2026

TË FUNDIT

Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026

Televizioni, fabrilë antivlerash
Të ndryshme

Televizioni, fabrilë antivlerash

5 Maj, 2026

“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”
Aktualitet

“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”

4 Maj, 2026

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!
Aktualitet

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!

3 Maj, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com