InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Linçimi i Vjosa Osmanit, në funksion të agjendave politike

12 Qershor, 2020
in InfoPress, Politikë
A A
Linçimi i Vjosa Osmanit, në funksion të agjendave politike

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, është personi i dytë më i votuar në Kosovë.

Në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit të vitit të kaluar, Osmani ka marrë gjithsej 176 mijë vota.

Por, krahas fuqisë së saj politike, javëve të fundit ajo është duke u përballur me një fushatë linçuese.

Në rrjete sociale dhe media online fillimisht u publikua një fotografi e dy personave në uniformë të policisë serbe, njëri prej të cilëve u tha se ishte babai i Vjosa Osmanit.

Vetë Osmani i denoncoi këto publikime, duke i quajtur tendencë për linçim.

“Përkrahësit e tregtarëve të kufijve paskan gjetur një fotografi të dy policëve serbë dhe pa fije turpi gënjejnë se njëri nga ta në foto është babai im, Raif Osmani. Natyrisht që në atë foto nuk është babai im, e natyrisht që edhe gënjeshtra se ai ka punuar për serbët është shpifje e radhës e atyre që sot e kthyen Kosovën në varësi të Beogradit”, ka shkruar Osmani më 7 qershor në Facebook.

Në këtë reagim, Osmani e drejtoi gishtin kah presidenti Hashim Thaçi, i cili, sipas saj, ishte promovues i idesë për shkëmbim të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Më 9 qershor, në emisionin “Rubikon” në Televizionin Klan Kosova, presidenti Thaçi i akuzoi familjarët e Vjosa Osmanit për bashkëpunim me regjimin serb.

Presidenti tha se do të ofrojë fakte në rast se Osmani do të guxonte të fliste edhe një herë për pretendimet e saj se Thaçi ka promovuar idenë e shkëmbimit të territoreve.

“Projektet e mija kanë qenë gjithmonë për t’u përballur me Serbinë dhe e kemi fituar lirinë dhe pavarësinë. 

Dhe, nëse ndokush nga Osmani i ka shërbyer në atë kohë Serbisë, unë e kam luftuar Serbinë në atë kohë. E di zonja Osmani shumë mirë”, deklaroi presidenti Thaçi.

Beteja e kundërshtimeve politike mes Hashim Thaçit dhe Vjosa Osmanit daton vite më parë, por është ashpërsuar pas rrëzimit të qeverisë së koalicionit midis Lëvizjes Vetëvendosje dhe partisë së Osmanit, Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Koalicioni u prish më 25 mars, kur Kuvendi i Kosovës votoi një mocion mosbesimi ndaj qeverisë, të iniciuar vetë LDK-ja./ REL

Të Lidhura

Ish-kreu i PD në Vlorë u zgjodh në krye të Kadastrës/ Vjen REAGIMI i Sali Berishës
Politikë

Ish-kreu i PD në Vlorë u zgjodh në krye të Kadastrës/ Vjen REAGIMI i Sali Berishës

26 Qershor, 2025
Tabaku: Nuk mund të sillemi si europianë në Bruksel dhe si autokratë në Tiranë
Politikë

Tabaku: Nuk mund të sillemi si europianë në Bruksel dhe si autokratë në Tiranë

13 Qershor, 2025
Rinumërim i rreth 40% të kutive të votimit, reagon kryelegalisti Axhami: Kjo është një këmbanë alarmi!
Politikë

Rinumërim i rreth 40% të kutive të votimit, reagon kryelegalisti Axhami: Kjo është një këmbanë alarmi!

10 Qershor, 2025
DOKUMENTI/ Meta firmos urdhrin për analizimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit në Tiranë
Politikë

DOKUMENTI/ Meta firmos urdhrin për analizimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit në Tiranë

20 Maj, 2025
Konflikti në mes Ulsi Manjës dhe Gjin Gjonit, reagon ish-deputeti lezhian, Ndocaj: SPAK të hetojë këtë paloministër për masakrën zgjedhore në këtë qark!
Politikë

Konflikti në mes Ulsi Manjës dhe Gjin Gjonit, reagon ish-deputeti lezhian, Ndocaj: SPAK të hetojë këtë paloministër për masakrën zgjedhore në këtë qark!

20 Maj, 2025
Këlliçi: SHBA nuk ka reaguar për mandatin e 4-t të Ramës, do dokumentojmë masakrën elektorale
Politikë

Këlliçi: SHBA nuk ka reaguar për mandatin e 4-t të Ramës, do dokumentojmë masakrën elektorale

19 Maj, 2025

TË FUNDIT

Temperaturat kapin 40°C, njihuni me parashikimin e MOTIT për sot
Aktualitet

Temperaturat kapin 40°C, njihuni me parashikimin e MOTIT për sot

22 Korrik, 2025

Hapet gara për nënkryetarët e rinj të bashkisë së Tiranës, zbulohet POSTI i ri që Rama i ka besuar Ristanit
Aktualitet

Hapet gara për nënkryetarët e rinj të bashkisë së Tiranës, zbulohet POSTI i ri që Rama i ka besuar Ristanit

22 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e martë 22 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e martë 22 Korrik 2025

22 Korrik, 2025

Teatri i farsës dhe propaganda e Ramës- Shqipëria mes ironisë së Orwell-it dhe realitetit të trishtë
Opinione

Teatri i farsës dhe propaganda e Ramës- Shqipëria mes ironisë së Orwell-it dhe realitetit të trishtë

21 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com