InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Zonja Coca-Cola në lagjen time!

11 Qershor, 2020
in InfoPress, Politikë
A A
Zonja Coca-Cola në lagjen time!

Nga Albert AVDULI

Im vëlla e kaloj kufirin për Greqi, vetë i tretë shok, në janar 1991.
7 muaj pa komunikim dhe pa dijeni ku ishin.
Në korrik martohej motra. Data ishte caktuar pa ikur dhe ai e dinte.
Shokët dhe të njohurit tanë, që iknin dhe vinin, kur kufiri u lirua disi, nuk sillnin asnjë lajm.
Ankthi na kishte përfshirë të gjithëve.

Nëna e kishte degdisur gjumin në male, ishuj apo qytete, emrin e të cilave s’e kishte dëgjuar kurrë.

Jo vetëm gjumin. Edhe zemra e saj vraponte nëpër lumenj e fshatra të vendit fqinj.
Dasma do të bëhej javën e tretë të korrikut.
Deri atëhere, kthimi i asaj date ishte tabu.
Pothuajse kishim mbaruar pregatitjet paraprake.
Siguruar mishi, rakia, ndonjë shishe verë. Birra ishte ende mall i rrallë për pjesëmarrje të madhe.

Nja dy shishe liker e ponçë ishin gjetur për të qerasur zonjat.
Bijat dhe vajzat e vëllazërisë kishin lyer me gëlqere çdo cep muri.
Java na ndante nga e diela e ceremonisë.
Mesditën e të dielës pararendëse, një veturë u fut në lagje me buri takuar.
Ata erdhën. Im vëlla me dy shokët e tij.

Nuk po përcjell emocionet dhe atmosferën e krijuar se duhen faqe të tëra.
Për gjithë ato muaj, kishin qenë në një nga ishujt më të largët të Greqisë.
Asnjë mundësi për të dërguar lajm se ishin gjallë.
Djemtë u shpërndanë nëpër shtëpitë e tyre.
Im vëlla, hap çantat. Dhurata për motrën e për secilin.

Duhet të kujtoj se atëhere, dhuratë e shtrenjtë konsiderohej një bluzë, xhinse, çorape, por jo pa vlerë edhe një orë elektronike, medaljon për mbajtëse çelsash apo prerëse thonjësh.
Çanta e madhe kishte “zairetë”.
Si qershia mbi tortë krekosej shishja e wiskit dhe dy shishe uzo.

Dy bidona cola, dy portokallada dhe disa kanaçe cola, fanta, ivi dhe zup (kështu i quanim). Për një plastikë të tillë desh më kish mbytur Vjosa dikur. E kujtoj mirë atë rast. Nëntor. Shirat e para të rrëmbyeshëm.
Vjosa sillte nga Konica mori mbetjesh e rrugës shqiptare mblidhte trungje.
Ma zuri syri, përmbi valën e tërbuar, atë plastikë.
Një trofe që s’duhej lënë ta merrnin djemtë e tjerë gjahtarë të lumit.

Notova fort. E kapa, por një trung më godet dhe veten e shoh të zhytur në valën e turbullt.
Qëllimet u bënë dy, jeta dhe bidoni.
Dola në zallishte dhe i kisha të dyja.
Rikthehem tek ekspozita greke.
Disa pako kafe, biskota dhe qeskat me karamele. O sa të bukura ishin, sa të bukura. Më tepër edhe se karamelet “Zana” që nëna i kish fshehur në sirtar.

Zhgënjyese ishte shkrirja e çokollatave, por gjithësesi kishte plot të tjera.
Një thesar i tërë, pra.
E të nisin vizitat. . .
Ishte kthyer biri nga kurbeti.
Grupe grash që hynin e dilnin.

Mbasi puthnin në dy faqet protagonistin, zinin vend e nisnin urimet pa fund.
Qerasja si proces ishte risi.
Në gota të vogla rakie hidhej coca cola. Nëna pyeste tim vëlla se mos helmoheshin mysafiret.
Vihej në buzë, e shijshme, aromatike, e re.

Qyqja moj gra, se mos na zë kjo gjëja, se mos është me drogë kjo pija amerikane.
Kur dilnin, marramendeshin nga idea se ishin droguar.
Një grup ikte, tjetri vinte.
Burrat në oborr pinin nga një gotë uzo.
Wiski do ruhej për të dielën, kur të vinin krushqit.

Teksa shijonin uzon greke, arritën në përfundimin se uzo e vendit ishte më e mira.
Ishte pa hile, jo si ato të jashtmet.
Oborri po gumëzhinte nga fëmijët. Ata e fshihnin rrufeshëm karamelen që u jepej në dorë, por nuk largoheshin.

Duam të provojmë coca cola amerikane. E shqiptonin, kështu si po e shkruaj.
Në të njëjtat gota të vogla rakie, im vëlla ju hedh nga pak fanta. Sa e provonin, jo, jo, nuk duam arançata, duam coca cola.

Ky ishte prezantimi i parë i znj.Coca Cola në lagjen time.
E mistershme dhe autoritare si çdo amerikan.
Injoranca dhe varfëria jonë emblematike.

Të Lidhura

Deputeti Ndocaj mbështet Florian Binajn: “Koha për t’ia besuar Tiranën një djali me shpirt të madh e humor të hollë!”
Politikë

Deputeti Ndocaj mbështet Florian Binajn: “Koha për t’ia besuar Tiranën një djali me shpirt të madh e humor të hollë!”

31 Tetor, 2025
Berisha: Rama na rrëzoi kërkesat për hetim për McGonigalin dhe zgjedhjet, tani protesta
Politikë

Berisha: Rama na rrëzoi kërkesat për hetim për McGonigalin dhe zgjedhjet, tani protesta

31 Tetor, 2025
Manjani: Presidenti po kërkon të grabisë një mandat të Gjykatës Kushtetuese
Politikë

Manjani: Presidenti po kërkon të grabisë një mandat të Gjykatës Kushtetuese

16 Tetor, 2025
Gara për Bashkinë e Tiranës, Noka: Opozita po gjen një përfaqësues dinjitoz, ndryshe nga regjimi
Politikë

Gara për Bashkinë e Tiranës, Noka: Opozita po gjen një përfaqësues dinjitoz, ndryshe nga regjimi

28 Shtator, 2025
Rama ZYRTARIZON emrat e ligjvënësve që do të drejtojnë grupet parlamentare
Politikë

Rama ZYRTARIZON emrat e ligjvënësve që do të drejtojnë grupet parlamentare

15 Shtator, 2025
Eduart Ndocaj: “Rama 4”, qeveri pa identitet, Shqipëri pa përfaqësim
Politikë

Eduart Ndocaj: “Rama 4”, qeveri pa identitet, Shqipëri pa përfaqësim

14 Shtator, 2025

TË FUNDIT

Bajrami: Një fitore me aromë Botërori
Sport

Bajrami: Një fitore me aromë Botërori

14 Nëntor, 2025

Këlliçi: Në protestë do kërkojmë largimin e menjëhershëm të Ballukut
Aktualitet

Këlliçi: Në protestë do kërkojmë largimin e menjëhershëm të Ballukut

13 Nëntor, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 13 Nëntor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 13 Nëntor 2025

13 Nëntor, 2025

Eduart Ndocaj: Ligji për Barazinë Gjinore, një imponim ideologjik i mazhorancës
Aktualitet

Eduart Ndocaj: Ligji për Barazinë Gjinore, një imponim ideologjik i mazhorancës

12 Nëntor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com