Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, permes nje postimi ne Twitter” reagon pas lajmit që dha kryeministri Edi Rama se “Shqipëria është vlerësuar pozitivisht nga tregjet e kapitaleve pas daljes në Eurobond në kërkim të financimit të ekonomisë post- covid”.
“Shqipëria e zhytur në borxhe kurse KM mburret se merr borxh të ri!!! Me nivel borxhi 74%, me detyrime të prapambetura 600 mln euro, me koncesione abuzive 2,2 mld euro dhe me krizën më të thellë ekonomike me rënie 9%, sot mburret se po i shton cdo shqiptari edhe një barrë të re!
Ka ardhur koha për ta larguar RAMAVIRUSIN që e zhyti ekonominë në krizën më të thellë, që mbylli bizneset, shpunësoi e largoi shqiptarët. Ka ardhur koha për të parë përpara dhe për ta bërë Shqipërinë vend normal e të zhvilluar”, shkruan Basha.
