Reperi i njohur nga Kosova, Mc Kresha, është bërë baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij Erzina ka sjellë në jetë të shtunën, me 6 qershor, vajzën e tyre Iza.
Lajmi është bërë me dije vetëm sot nga babai i Erzinës me anë të një postimi në facebook, i cili edhe i uroi mirëseardhjen mbesës së tij.

Emri Iza mësohet se ka kuptimin “Zoti është i përsosur” ose “Zoti është betimi im”.
Kresha dhe bashkëshortja e tij Erzina vetëm pak muaj më parë kurorëzuan martesën e tyre dhe tashmë janë bërë prindër të një vajze.