Ish-deputeti socialist Andis Harasani, i njohur për zërin kritik ndaj kryeministrit Rama që në kohën kur kjo parti ishte në opozitë, deklaroi dje në rrjetin social facebook se mes kreut të qeverisë aktuale dhe pasardhësve të tij qëndron në mes një det i tërë.
Për të bërë krahasimin me tyre, Harasani zgjodhi figurën e Hitlerit, kancelares Merkel e ish kryeministrit gjerman Helmut Kohl.
“Te krahasosh Ramen me Nanon e Berishen eshte si te krahasosh Hitlerin me Merkel e Kohl!”, shkruante ai.