Një nënë nga Teksasi, ka qëlluar për vdekje 2 fëmijët e saj 3 dhe 5 vjeç, të ëmën dhe më pas veten e saj.
Kjo vepër e rëndë ka ardhur pasi nëna 37-vjeçare kishte humbur kujdestarinë e fëmijëve nga divorci që bëri me burrin e saj.
Trupat e Karina Dietering, dy fëmijëve të saj, Robert dhe Clara dhe nënës 68-vjeçare, Galina Tenzeyevna, ishin gjetur brenda banesës së tyre, sipas policisë. Babai i fëmijëve, Jason Dietering ishte ai që zbuloi skenën tragjike.
Diertering shkoi të takonte nënën për të marrë fëmijët pasi kishte fituar kujdestarinë e tyre, raportoi WOAI, por i gjeti të dy të vdekur.
Funeralet u mbajtën të shtunën dhe nëna u varros së bashku me fëmijët, një kërkesë kjo nga babai i tyre.
