InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Gjeneral AHMETAJ: “Valle” delikuentësh rreth bazës së Pashalimanit

3 Qershor, 2020
in Artikuj, InfoPress, Opinione, Politikë
A A
Gjeneral AHMETAJ: “Valle” delikuentësh rreth bazës së Pashalimanit

Për shkak të funksioneve që kam ushtruar nuk do doja ti bëja publike vlerësimet strategjike mbi kërcënimet dhe përfitimet e sigurisë kombëtare nga angazhimet & projektet e NATO-s, BE, UN.

Por, kërkush se kishte imagjinuar që, 11 vjet mbas anëtarësimit në NATO, pushtetarët e keq-kapur nga oligarkët dhe sekserët do ta “katandisin në këtë derexhe” institucionin e Mbrojtjes.

E përsëris se, mbetem partizan i vendosur në filozofinë e Presidentit të USA Jefferson: “E gjitha për çfarë tiranitë kanë nevojë për të mbijetuar, është që njerëzit me vetëdije të lartë të heshtin”!

Prandaj në vijim, gjeni “revoltën profesionale” rreth “letrës – gines 2” (gines 1 = dhurata e piktorit-Kryeministër për Sec.Gen në Tetor 2013!) drejtuar Autoriteteve të NATO-s, me fjalë të tjera, rikthimin e valles propagandistike (progonishte) rreth bazës detare të Pashalimanit!

Së pari,  qartësoj se, Sekretari i Përgjithshëm dhe Komandanti Suprem i NATO-s, “nuk kanë të drejtë vote”, pasi vendimmarrjet e Aleancës merren vetëm me konsensusin e 30 vendeve anëtare.

Prandaj, kur vitin e kaluar, gazetarja Erisa Zyka e pyeti Sekretarin, Z. Stoltenberg, për letër-kërkesën e Autoriteteve të RSH për bazën e Pashalimanit, Ai i habitur u përgjigj: “nuk kam asnjë  dijeni (dhe ska pse dhe si të ketë dijeni!).

“Presidenti nuk i di të gjitha ?!”, ishte edhe përgjigja e Z. Meta para disa ditësh për bazën e Pashalimanit. Në fakt, ndërkojë që MM as nuk e informon Presidentin e Republikës për ushtrimin e 2 funksioneve (në shkelje) kushtetuese dhe ligjore për rreth 18 muaj në Forcat e Armatosura, si dhe për “tenderat sekret” (për interesat e sekerëve të Partise dhe Pushtetit …) në kohe termeti dhe pandemie: “për uniformën, karburantin, GPS-ët, ushqimet, muzeun e FA, etj”, sigurisht nuk ka “pse dhe si të dijë për çdo marrëzi” të institucionit që në 7 vitet e fundit drejtohet me arrogancë, cinizëm, “pa-aftësi shëmbullore” dhe papërgjegjshmëri të frikshme.

Së dyti, për çdo shqiptar (përfshi establishmenti patriotiko-folklorik),  shpresoj të jetë e qartë se, mbas anëtarësimit në prill 2009: “sovraniteti territorial i RSH i është shitur NATO-s”!

E thënë edhe si dëshmitar, lista me të gjitha infrastrukturat strategjike (bazat dhe kapacitetet tokësore, detare dhe ajrore të RSH, përfshi edhe bazën e Pashalimanit, Kuçovës, etj,) janë vënë zyrtarisht në dispozicion të Aleancës, nëpërmjet një dokumenti kuadër të nënshkruar nga Z. Lulzim BASHA, në cilësinë e Ministrit të Jashtëm, më 4 Korrik 2008 në Selinë qëndrore të NATO-s, Bruksel. E di që, emri i kryetarit të Opozitës, i revolton militantët e“kazanit të pushtetit”, por ri-konfirmoj se kjo është një e vërtetë e çertifikuar zyrtarisht.

Së treti, më tej, si një nga disa 10-ra të “rritur në procesin drejt/pas anëtarësimit në NATO”, konfirmoj se, procesi i miratimit të projekteve dhe infrastrukturave që investohen nga Fondi i Përbashkët i Aleances (NCF),  nuk ka lidhje fare dhe nuk bazohet aspak në e 30 vendeve anëtare POR nga nevojat, standardet dhe impaktet operacionale që sigurohen në përmbushjen e misionit bazë (artikulli 5), apo edhe rast pas rasti në operacionet paqeruajtëse të Aleancës. PIKË.

Për më qartë, parimi i pa negociueshëm i projekteve (infrastrukturave) që miratohen të ndërtohen nga fondi i përbashkët i Aleancës, nuk janë fare kërkesat e qeverive të radhës, por standardet dhe pesha e operacionalitetit që ofrojnë në operacionet e NATO-s dhe interesat e 30 vendeve anëtare.

Shëmbulli konkret, është miratimi (pa asnjë kërkesë !) nga Këshilli i Atlantikut të Veriut (NAC), i ndërtimit të Bazës së Kuçovës, nga fondi i përbashkët, jo për “ambicjet e RSH” por, vetëm pasi u peshua si një “bazë ndihmuese efiçente” për mbështetjen e operacioneve ajrore të Aleancës. Në shtesë, theksoj se, barra financiare për shpronësimet, si dhe më tej, mbas përfundimit të projektit, për personelin mbështetës, ruajtjen dhe mirëmbajtjen është përgjegjësi kombëtare e RSH.

Së katërti, për sa“përrallat enveriste me avantazhet gjeografike të bazës së Pashalimanit”, theksoj se, në kuadër të transformimit, NATO ka mbyllur bazën (historike) detare të Napolit, si dhe në vend të “Active Endeavor”, aktualisht zhvillon operacionin “SEA GUARDIAN” për Mesdheun.

Ndërkohë, vendet me dalje në Ardiatik dhe Jon (Sloveni, Kroaci, Boznje, Mali i Zi, Itali, RSH dhe Greqi) janë pjesë e inicjativës së bashkëpunimit “ADRION”. Si e tillë, hapësira e dy deteve konsiderohet “nga më të sigurtat e globit”. Po ashtu, 7 vendet e sipërpërmendura, kanë baza detare me infrastruktura moderne, kapacitete logjistike, lidhje hekurudhore, etj, që do të “fitonin garën” për starndardet operacionale që ofrojnë, nëse do i nevojiteshin NATO-s.

Sigurisht që, do lutesha të isha shumë gabim por, mendoj: “që të mos i bëjmë qejfin vedit”, se, Baza e Pashalimanit ka infrastruktura, standarde, peshë operacionale, pozicion gjeografike, si dhe shance për të konkuruar me bazat e njohura detare të Italisë, Greqisë, Kroacisë, etj.

Po nga eskperienca, si shembull konkret sjell rastin e Operacionit në Libi (2011), kur ekpertët e NATO-s e vlerësuan “pa kapacitete adekuate dhe të padobishëm Portin e Durrësit”, ndërkohë që Baza e Pashalimanit: “nuk përmbushte asnjë standard”, dhe kështu NAC vendosi për “në një vend tjetër anëtar”, si bazë/port për mbështetjen e këtij operacioni.

Për ta përmbyllur, protagonizmin “donkishortest dhe vallen delirante të pushtetit” për këtë kërkesë, e gjej në paaftësi ekstreme, të padenjë, në mos “turpëruese” në sytë e Aleancës.

Kështu, posaçërisht ky rast “vetë diskretitues” në raport me NATO-n dhe dështimet e qeverisjes që po lemë pas, nuk i shërbejnë vendit, por vetëm “pushtetit të SulltanSurre(a)it”, interesave të oligarkëve dhe sekserëve të stërvitur që e kanë “pushtuar” Ministrinë e Mbrojtjes në këto 7 vjet!

Por, kurrësesi nuk e gjej si rast për t`u lumturuar, as për të humbur kohë, por, as për të heshtur !

Përkundrazi, modernizimi i efiçencës së sistemit, në dobi të sigurisë së qytetarëve dhe interesave kombëtare, si dhe rikthimi i dinjitetit të RSH në NATO, mbetet jo vetëm ndër prioritetet e plaftormës-BASHA, por, fatëmirësisht edhe i aleatit strategjik, citoj Ambasadoren Yuri Kim: “ta ndihmojmë Shqipërinë të bëhet aleate më e aftë e NATO-s dhe një bastion më i fortë sigurie”!

Konsideruar këtë, jam shpresëplotë se edhe me mbështetjen e SHBA do i`a dalim.

Të Lidhura

Martin Henze: BE-ja mund të ekzistojë vetëm nëse sundimi i ligjit dhe demokracia jo vetëm pranohet, por edhe ushtrohet; nuk kemi nevojë për qeveri të korruptuara si ajo e Ramës në BE
Opinione

Martin Henze: BE-ja mund të ekzistojë vetëm nëse sundimi i ligjit dhe demokracia jo vetëm pranohet, por edhe ushtrohet; nuk kemi nevojë për qeveri të korruptuara si ajo e Ramës në BE

30 Maj, 2025
“Zgjedhjet e 11 Majit 2025 në Shqipëri”/Martin Henze: Manipulim Elektoral, Shtet Kleptokratik dhe Krizë Kushtetuese”
Opinione

“Zgjedhjet e 11 Majit 2025 në Shqipëri”/Martin Henze: Manipulim Elektoral, Shtet Kleptokratik dhe Krizë Kushtetuese”

29 Maj, 2025
DOKUMENTI/ Meta firmos urdhrin për analizimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit në Tiranë
Politikë

DOKUMENTI/ Meta firmos urdhrin për analizimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit në Tiranë

20 Maj, 2025
Konflikti në mes Ulsi Manjës dhe Gjin Gjonit, reagon ish-deputeti lezhian, Ndocaj: SPAK të hetojë këtë paloministër për masakrën zgjedhore në këtë qark!
Politikë

Konflikti në mes Ulsi Manjës dhe Gjin Gjonit, reagon ish-deputeti lezhian, Ndocaj: SPAK të hetojë këtë paloministër për masakrën zgjedhore në këtë qark!

20 Maj, 2025
Këlliçi: SHBA nuk ka reaguar për mandatin e 4-t të Ramës, do dokumentojmë masakrën elektorale
Politikë

Këlliçi: SHBA nuk ka reaguar për mandatin e 4-t të Ramës, do dokumentojmë masakrën elektorale

19 Maj, 2025
Martin Henze: Një monstruozitet ka ndodhur në Shqipëri
Opinione

Martin Henze: Një monstruozitet ka ndodhur në Shqipëri

17 Maj, 2025

TË FUNDIT

Shtyhet afati i hetimit për Ilir Metën, avokati i ish-presidentit: Do paraqesin prova të reja…
Aktualitet

Shtyhet afati i hetimit për Ilir Metën, avokati i ish-presidentit: Do paraqesin prova të reja…

9 Qershor, 2025

Dua Lipa nuk i zhgënjen fansat, shfaqje magjepsëse në Milano!
Show Biz

Dua Lipa nuk i zhgënjen fansat, shfaqje magjepsëse në Milano!

9 Qershor, 2025

HOROSKOPI i ditës së sotme, e hënë 9 qershor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI i ditës së sotme, e hënë 9 qershor 2025

9 Qershor, 2025

Laert Vasili zbulon historinë me motrën
Show Biz

Laert Vasili zbulon historinë me motrën

9 Qershor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com