InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

SHTETI TRIBAL I RAMËS SI KARTEL

1 Qershor, 2020
in InfoPress, Opinione, Politikë
A A
Paralajmërimi i Luçiano Boçit për shtatorin: ‘Zemërimi do të shpërthejë si vullkan’

Luçiano BOÇI

Në kulmin e pandemisë covid-19, Presidenti meksikan iu sul karteleve të drogës, duke i bërë apel atyre të mos shpërndanin pako ushqimore, por t’i jepnin fund krimeve.

Deklarata kërkonte të zhvlerësonte humanizmin fals të karteleve me pako gënjeshtare, ndërsa vetë shteti meksikan ishte i përqendruar dhe i angazhuar në mekanizmin e mbështetjes financiare për qytetarët.Kartelet e drogës në ketë vend, duke përfituar nga situata e panikut, vrapuan të marrin simpatinë e njerëzve.

Për këtë madje stampuan në kutitë e ndihmave të shpërndara dhe logon e kartelit.Mijëra kilometra larg nga Meksika, në zemër të Evropës përsëritet pothuaj e njëjta skenë.Po ndryshe nga Meksika, ku ka shumë kartele në Shqipërinë evropianiste ka vetëm një kartel.

Kartel gjigand i strukturuar.Ai është vetë shteti që ka ndërtuar regjimi i Ramës.Karteli-shtet i drejtuar nga partia, ngjashëm me sekuencat meksikane, u sul me qese në duar për t’i marrë mendjen njerëzve dhe nesër mbështetjen politike.Pamjet e ofruara nuk dallonin absolutisht nga ato që vinin nga vendi problematik.

Por ndërsa atje shpërndarësit ishin “ushtarët” e karteleve, në Shqipëri pjaca ishte më e lartë.Pakot shpërndaheshin me kamera me vete, nga vetë “shefat” e kartelit.Shefi në disa raste ishte ose Kryetar Bashkie, ose deputet, ose drejtues i lartë politik.

Madje i angazhuar drejtpërdrejtë në këtë ndërmarrje, ishte vetë kryeshefi i kartelit, i cili herë pas here dilte me deklarata krenarie, duke manipuluar marramendshëm dhe numrin e pakove. Filozofinë e qeses vetë Rama e njeh mirë dhe e ka përdorur sa herë i është dashur sipas parimit: një qese – katër vota, në ditët e zgjedhjeve politike dhe lokale.

Më e turpshmja e gjithë kësaj situate ishte se pakot minimaliste, që shërbenin sa për një ditë bukë, u dorëzuan vetëm në ato dyer ku më parë ishte vendosur shenja e partisë karteliste.Ndryshe nga kartelet meksikane që kaluan kufirin e zonës së tyre influencës, duke dhënë pako jashtë territoreve që kontrollonin, karteli-shtet i Ramës u soll me gjakftohtësi të plotë, duke i shërbyer vetëm tribusë se tij politike.

Listat bëheshin në Bashkitë e emëruara dhe destinacioni ishte vetëm politik. Gjithçka u shndërrua në një parafushatë elektorale ku buzëqeshjet, deklaratat u derdhën lumë dhe ku histerizmi pushtetar ishte i dalë kufijve, moralit e etikës.

Për pasojë shumë familje “kundërshtare” të kartelit, u braktisën në fatin e tyre duke i refuzuar dhe ekzistencën.Po tribalizmi nuk mbaron këtu.Në një kronikë u paraqit një kryetar bashkie, i cili kishte arritur me ndikimin e tij personal, të siguronte pako nga një kompani e njohur. Ngrefosja e tij ishte e llahtarshme.

Tribuja lokale e tij ishte më e avantazhuar kësisoj, më e favorizuara në raport me të tjerat, falë tij. Kamerat e TV-ve e shpërndanë lajmin sikur të kishte ndodhur mrekullia.Kjo shpërtheu dhe garën tribale, brenda tribusë.Pas kësaj drejtuesit më të lartë politikë të kartelit, kudo në territoret e tyre, deputetë, kryetarë të çfarëdollojshëm, filluan të trysnojnë biznesin për pako të tjera e duke i kërcënuar nëse iniciativat i ndërmerrnin vetë, ose në bashkëpunim me organizata humanitare.

Këto pako i shpërndanin me fytyrat e veta me buzëqeshje deri në ngërdheshje të stampuara nën maskat profesionale, në një garë tribale, se kush e kush të merrte sa më shumë pikë. Tributë që kishin përfaqësuesë të fortë arritën të rrëmbejnë më shumë pako. Ndërsa ato, përfaqësuesit e të cilëve brenda parlamentit, partisë, qeverisë-kartel nuk i llogarit kush, ngelën me ca numra pakosh sa gishtat e dorës.

Ndërkohë shteti-tribal, hoqi dorë nga çdo detyrim financiar ndaj biznesit, njerëzve dhe vazhdonte e vazhdon ende mashtrimin spektakolar. Vetë kryekartelisti luante lojën “çil-mbyll” me qytetarët dhe zbriste e shtonte numrat e të infektuarve sipas prognozës politike. Ndërsa thasët e milionave i dorëzonte lirshëm tek klientela që është elita reale e tribusë politike dhe e cila furnizon kartelin me oksigjen.

Pikërisht më këto Rama ndan pasuritë që u takojnë këtyre njerëzve, të cilëve u fali qese me bukë njëditore brenda. Jo vetëm kaq. Sipas dhe mënyrës së sjelljes së karteleve që shpërndajnë qese e rrisin shpërndarjen e krimit e të drogës, kyekartelisti në kulmin e bamirësisë së tij false, dha sihariqin e sanksionimit të krimit me veshje ligjore. Atë të legalizimit të kanabisit.

Ngjashmëria është perfekte. Asnjë ndryshim nuk gjen midis qeverisë së Ramës dhe një karteli droge meksikan në formë dhe në përmbajtje.Askund tjetër nuk u pa një sjellje e tillë tribaliste. Asnjë vend fqinj, apo evropian nuk gënjeu qytetarët e tij me qese të pariciklueshme me ushqime të skaduara ose afër skadencës.

Kurrkund nuk pati skena të neveritshme televizive, përpos në Meksikën e karteleve me “ushtarët” e bindur e të paguar, ku kryetari i bashkisë apo i grupit parlamentar, apo deputetë të dilnin me qese në duar për të dëshmuar mëshirën e tyre false, por ndërkohë për të mbuluar detyrimin e vërtetë që mbartnin ndaj njerëzve.

Qeveritë e vendeve të tjera, përfshi Kosovën e vogël, secili prej tyre sipas aftësisë ekonomike, përcaktoi shuma parash për çdo kategori dhe çdo qytetar. Sepse kjo duhet të jetë fytyra e vërtetë e një shteti humanitar.Shteti humanitar nuk është shtet qesesh. Vetëm shtet-karteli i Ramës realizoi këtë tallje gjigande tribale, me qytetarët e këtij vendi të masakruar nga lufta e interesave ekonomike, brenda tribusë-kartel që akoma fatkeqësisht drejton vendin.

Të Lidhura

Tabaku: Nuk mund të sillemi si europianë në Bruksel dhe si autokratë në Tiranë
Politikë

Tabaku: Nuk mund të sillemi si europianë në Bruksel dhe si autokratë në Tiranë

13 Qershor, 2025
Rinumërim i rreth 40% të kutive të votimit, reagon kryelegalisti Axhami: Kjo është një këmbanë alarmi!
Politikë

Rinumërim i rreth 40% të kutive të votimit, reagon kryelegalisti Axhami: Kjo është një këmbanë alarmi!

10 Qershor, 2025
Martin Henze: BE-ja mund të ekzistojë vetëm nëse sundimi i ligjit dhe demokracia jo vetëm pranohet, por edhe ushtrohet; nuk kemi nevojë për qeveri të korruptuara si ajo e Ramës në BE
Opinione

Martin Henze: BE-ja mund të ekzistojë vetëm nëse sundimi i ligjit dhe demokracia jo vetëm pranohet, por edhe ushtrohet; nuk kemi nevojë për qeveri të korruptuara si ajo e Ramës në BE

30 Maj, 2025
“Zgjedhjet e 11 Majit 2025 në Shqipëri”/Martin Henze: Manipulim Elektoral, Shtet Kleptokratik dhe Krizë Kushtetuese”
Opinione

“Zgjedhjet e 11 Majit 2025 në Shqipëri”/Martin Henze: Manipulim Elektoral, Shtet Kleptokratik dhe Krizë Kushtetuese”

29 Maj, 2025
DOKUMENTI/ Meta firmos urdhrin për analizimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit në Tiranë
Politikë

DOKUMENTI/ Meta firmos urdhrin për analizimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit në Tiranë

20 Maj, 2025
Konflikti në mes Ulsi Manjës dhe Gjin Gjonit, reagon ish-deputeti lezhian, Ndocaj: SPAK të hetojë këtë paloministër për masakrën zgjedhore në këtë qark!
Politikë

Konflikti në mes Ulsi Manjës dhe Gjin Gjonit, reagon ish-deputeti lezhian, Ndocaj: SPAK të hetojë këtë paloministër për masakrën zgjedhore në këtë qark!

20 Maj, 2025

TË FUNDIT

Gazetari bën rrëfimin e rrallë: Kur më puthi Parashqevi Simaku, nuk e lava faqen 10 ditë
Show Biz

Gazetari bën rrëfimin e rrallë: Kur më puthi Parashqevi Simaku, nuk e lava faqen 10 ditë

15 Qershor, 2025

Temperatura shkon në 32 gradë Celcius nē këtë qark, parashikimi i MOTIT për këtë të diel
Aktualitet

Temperatura shkon në 32 gradë Celcius nē këtë qark, parashikimi i MOTIT për këtë të diel

15 Qershor, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e diel 15 qershor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e diel 15 qershor 2025

15 Qershor, 2025

“17 vjet më parë Irani më kërcënoi për romanin tim”, Ben Blushi: Kur po shkruaja “Parajsa artificiale”, i bindur se ky vend agresiv na bën dëm
Aktualitet

“17 vjet më parë Irani më kërcënoi për romanin tim”, Ben Blushi: Kur po shkruaja “Parajsa artificiale”, i bindur se ky vend agresiv na bën dëm

14 Qershor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com