InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Integrimi, një fill i vetngatërruar nga politika

31 Maj, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Lulet i dashuron shpirti, jo mendja/ 100 thënie nga Skender Doçi

Nga Skender Doçi

Çështja e integrimit evropian për vendin tonë, nga një ëndërr e realizueshme sigurisht me vlera, punë dhe përpjekje të gjithanshme, për fat të keq është shndërruar pothuajse në një përrallë të mërzitshme që politikës i kujtohet dhe e tregon kohë mbas kohe.
Aq shumë e kanë venitur e keqpërdorur për interesa personale e politike të poshtra, sa sot nuk duket aq e rëndësishme sa në vitet e para të demokracisë.
Ka filluar të duket si një përpjekje e lodhshme dhe ndoshta jo e arritshme ku sakrifica s’e justifikon qëllimin apo objektivin, shto edhe zërat e fshehtë e të ngjirur se: Bëjmë edhe pa BE-në, aty është, nuk është krejt bota ajo, etj, etj Gjatë këtyre viteve duhet theksuar se, segmente të caktuara qoftë brenda apo përreth nesh si komb, kanë gjetur goxha hapësira për t’u riaktivizuar, të koordinuara apo jo, fakt është se konvergojnë në një pikë të përbashkët, dëmtimin e interesave kombëtare e strategjike të vendit tonë.
Sot, Shqipëria nga pikpamja politike dhe rrymave që fryjnë dhe janë riaktivizuar, ndodhet pothuajse si në vitin 1913. Ajo që ndryshon është një shekull më vonë, për favor të kohës nuk diskutohet copëtimi i trojeve apo kolonizimi, por diskutohet shpërbërja e vlerave, veçimi nga rrjedha natyrale dhe historike, vendi ku i takon të vendoset e të jetë përgjithmonë Shqipëria.
Dëshiroj të theksoj se, çështja e integrimit evropian të Shqipërisë, është pikësëpari nje vullnet I secilit qytetare, por edhe një kërkesë e vendeve perendimore ndaj Shqipërisë per nje ecje më të shpejtë në fushën e zhvillimeve politike dhe demokratike. Pak, dhe shumë më pak n akërkohet në atë të zhvillimit ekonomik, pasi vnedet anëtare janë koshient për rrethanat dhe kohën që i duhet Shqipërisë për tu përafruar me standartet dhe nivelin ekonomik të BE.
Perëndimi, kërkon nga Shqipëria përparime të shpejta në zhvillimin pozitiv të proçeseve politike ku në themel kanë çuarjen përpara të proçeseve demokratike me natyrë, liritë dhe të drejtat e individit, konceptin mbi pronën, luften ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, ftillimin dhe respektimin e konceptit të së drejtës, organizimimin me standarte të proceseve zgjedhore, sundimin e ligjit dhe barazinë para tij.
Sikurse shihet, në përmirësimin e këtyre treguesve impaktin e parë dhe të vetëm nuk e kanë treguesit e një zhvillimi ekonomik, por janë frute të një mirë-orientimi dhe vullneti politik, ku mbartës dhe inspirues duhet me patjetër të jenë klasa politike e vendit, aq më tepër personat përgjegjës (politikanët dhe shtetarët) . Përfaësuesit e kësaj klase, nivelin ekonomik dhe mirëqenien personale e kanë pakrahasimisht më të madhe se homologët e tyre evropian. Pikërisht nga ky tregues, forma dhe metodat e zeza të përdorura nga klasa jonë politike për tu pasuruar në aspektin personal, rrjedhin gjithë të këqijat dhe problemet e këtij vendi , si dhe rruga shumë e gjatë për t’u bërë pjesë e familjes evropiane. Si argument mbështetës dhe i freskët, për ato që thamë më lart, është ftillimi dhe zbatimi i reformës në drejtësi, e don dhe e mbështetë çdo qytetarë i këtij vendi, Amerika dhe Evropa e kan inicuar dhe mbështetur me të gjithë mekanizmat, përfshirë edhe atë financiar, gjithkush e dëshiron dhe e mirëpret dhe gjërat prapë nuk ecin. Ngjan Ngjan sikur nuk “dëshiron Zoti”. Joo.. bashkëqytetarët e mi! Nuk duan klasa e “djajve për tokë” që për fatin e keq është klasa jonë përfaqësuese politike, “Mos iu shikoni gunën por shikojuni punën”.
Duhet të jetë e qartë për çdo qytetar se, Bashkimi Evropian është një bashkësi shtetesh, ku në themelin e bashkimit kanë vlerat demokratike, pastaj gradualisht zhvillimin ekonomik të përbashkët.
Çështja e vonimit për vendin tonë është pak, ose aspak, rrjedhojë e strategjisë së BE-së për zgjerimin, problematikat mes vendeve anëtare, e shumë përrallave të tjera politike që paraqiten nga Tirana zyrtare. Është vetëm pasojë e faktorëve politik dhe demokratik të brendshem, përgjatë këtyre tridhjetë viteve demokraci.
Edhe më shqetësues është fakti se, qeveria në mandatin e 2-të të saj i quan inekzistente të gjitha problemet dhe sipas saj, vendi po përjeton një lulëzim, paqe dhe stabilitet që s’e ka parë ndonjëherë. Bën disa lëvizje që më shumë tregojnë çoroditjen sesa qëllimet.
Ajo që bie në sy është se, nuk flitet nga përfaqësuesit e mazhorancës as nga forumet e saj qoftë në nivel qeverisës apo politik, për korrupsionin, të drejtat e individit e pronës, nuk përmenden fjalët demokraci, liri, zhvillim, ndershmëri, moral, vlera, mirëqenie, ecje perpara, shpresa, rritje ekonomike, punësim, investime të huaja, rritja e të ardhurave për frymë, klima e biznesit, rritja e konsumit, liria e shtypit, e drejta e votës dhe liria e saj, rritje e pagave dhe pensioneve, programe me natyrë zbutjen e varfërisë dhe integrimin social, në asnjë sektor nuk flitet më, për statistika dhe krahasime te rezultateve nga njeri vit në tjetrin.
Heshtja dhe anashkalimi tregon mospranimin e mos angazhimin serioz në drejtimet e lartpërmendura,
të cilat janë jetike për zhvillimin e demokracisë dhe ekonomisë së tregut në një vend.

Ajo që është më e rëndësishme, ngjan dhe është një falimentim si nga pikëpamja e prioriteteve, ashtu dhe filozofive në konceptimin themelor, të përcaktuara dhe ndjekura që në fillesat e tyre.
Pa folur këtu për sektorin e bujqësisë që është reduktuar në një nismë aq sa cinike dhe ekstravagante, në ndërtimin e 100 fshatrave agro-turistike nga pikpamja infrastrukturore, të cilat do të caktohen apo janë caktuar me vendim qeverie. E thënë ndryshe, kërkohet të bëhet çatija pa u ngritur asnjë nga muret e shtëpisë, pastaj edhe kjo të quhet e mbaruar. Jam i sigurtë se do të hidhen dhjetra apo qindra miliona euro dhe impakti në zhvillimin agro-turistik të vendit do të jetë 10 herë më i vogël se sasia e parave që u hodhën dhe pritshmëria e këtij projekti.
Për mos t’u zgjatur me arsyet se përse do të ndodhë kështu, dua ta shpreh me një krahasim, “kjo është njëlloj sikur qeveria të caktoj me vendim se, cilat do të jenë vendet e pelegrinazhit në të ardhmen”.

E di se dikush do thotë, ky njeri a jeton këtu, a e din se ka rënë tërmet dhe pandemi?! Po këtu kam qenë dhe i kam përjetuar si qytetarët e tjerë me keqardhje, dhimbje e shqetësime të mëdha. Por arsyetimi im e ka bazën llogjike para pranverës së këtij viti dhe nëntorit që kaloi.


Sigurisht dy ngjarjet e fundit e kanë përkeqësuar përtej çdo parashikimi situatën, por kjo pjesë nuk ka përgjegjës, shkaktarë as përfitues të natyrës njerëzore apo drejtuese. Sikurse e theksoj se do të përdoren pët të kamufluar çdo deshtim dhe gabim para ndodhjes së këtyre fatkeqësive, e sa të jetë e mundur edhe pas tyre

Nuk them se fenomenet e lartpërmendura janë hasur vetëm në qeverisjen e fundit, edhe në qeverisjet e mëparshme kanë qenë prezente përgjatë këtyre viteve në demokraci, kryesisht në mandatin e dytë të tyre, por tani së fundmi kanë njohur perkeqësime edhe më të mëdha. Me interes është fakti, përse parti të ndryshme nga pikpamja e kaheve politike, programeve dhe vizioneve përfundojnë në të njëjtin batak dhe karakterizohen nga i njëjti mentalitet dhe sjellje.
Ka me dhjetëra e qindra faktorë të thënë e stërthënë por unë dëshiroj të theksoj dy prej tyre.


Jo se janë ndonjë gjetje e re, por mendoj se në pamje të parë duken jo aq të rëndësishëm sa janë në t’vërtetë, ose janë faktoret kryesorë në nisjen e një “kalbëzimi” të brëndshëm tek nje parti n’pushtet, për më teper të padukshme deri në atë pikë ku stopimi dhe kthimi mbrapa është i pamundur.

E para
Me ardhjen në pushtet liderët përkatës vuajnë nga kompleksi i madhështisë “person historik”, e atij që do revolucionarizojë e ndryshojë gjithçka, duke mos vazhduar me prioritetet e deri atëhershme dhe përmirësimet e mëtejshme në sektor të ndryshëm. I ngjan më e lehtë t’ia nisë nga e para, se sa të vazhdoj aty ku kan mbetur puna dhe përpjekjet. Ky është një mentalitet sharlatan, ku individit (politikan), apo një grupimi politik i duket më gjetje, të bëjë zhvillimin e demokracinë nga e para siç e mendon e dëshiron ai, sesa të ndjekë rrugën e zhvillimit dhe demokracisë që vendet e tjera e kanë kaluar kohë më parë. Që do të thotë ,
“i duket më e lehtë të bëjë boten si vetja, se sa të bëhet vetë si bota”

Kjo vjen si një diletantizëm I klasës politike, aq më tepër kur prioritetet tona nuk lënë shumë për zgjedhje, janë të qarta dhe pa ndonjë studim të madh, apo vështirësi në përcaktimin e tyre, për faktin se vendi jonë në rrethana të tilla ndodhet.
Së dyti
Pas ardhjes në pushtet me “yrysh” dhe aspirata të mëdha e të mira në aspektin e vullnetit personal, fillojnë vështirësitë e para, bashkë me diskordancën që sa vjen e rritet midis asaj që premtove, asaj që po bën dhe pritshmërisë së njerëzve, krijohet një hapësirë shumë e favorshme për veprimtarinë e opozitës, për të cilën unë mendoj se këto tridhjetë vite ka qenë institucioni demokratik që e ka luajtur më mirë rolin e saj, duke qenë korrekte me misionin për të cilin ajo ekziston në një vënd demokratik.

Mazhoranca ndodhet brenda një trekëndeshi në kulmet e të cilit ndodhen: premtimet në fushatë, realizimet gjatë qeverisjes dhe opozita në këndin e tretë.
Kulmet sa vijnë e afrohen, si rezultat mazhorancës i fillon një farë paniku në rritje. Duke qenë administruese e financave, zbatimit të ligjit, menaxhimit të resurseve, përgjegjëse e administratës publike dhe qindra mekanizmave të tjerë, si dhe lluksin personal që i afron qeverisja, reagon ashpër.
Është me interes këtu edhe rrethimi nga një grup njerëzish partiak, interesaxhi, servilë të cilët për hirë të së vërtetës, arrijnë që individët dhe grupet që janë vendim-marrëse në të gjitha nivelet qeverisëse t’i mbajnë në kushtet e informacionit dhe ushqimit të përpunuar dhe të njëanshëm, që n’themel ka dy karakteristika:

Interesat personale të individve të caktuar, ose interest e nje grupi oligarkësh
Ua Servirin informacionit, ushqimin e gjithçka tjetër sikur i pëlqen vendim-marrësit (më plotëso interesat, të jap dozën e “relaksit” si qenie njerëzore dhe si politikan), secila e më rrënuese për qeverisjen.


Arrijnë ta mbajnë këtë të fundit në një “karantinë” ku informacioni që marrin e rrit shumë shkëputjen e strukturave qeverisëse dhe politike nga realiteti, njerëzit dhe hallet e tyre të përditshme, duke krijuar një botë rehatie e parajse në mesin e së cilës gjenden një grup njerëzish vendim-marrës shtetërorë dhe grupe oligarkësh me interesa të jasht-ligjshme.
Ndodh ajo që thotë populli: ‘’bark gunga s’ia din kurrë bark petës’’.
Në këtë pikë, ajo që bërtet me t’madhe, duke i buzëqeshur fytyra dhe fërkuar duart është opozita, ndaj të cilës mazhoranca kthehet me tërbim, si fajtore e situatës trazuese që po krijon në popull.


Vëmendja energjitë e qeverisë dhe mazhorancës kthehen tërësisht ndaj saj, duke e lënë edhe më pasdore problemin themelore të saj dhe duke thelluar akoma më shumë hendekun midis qytetarëve dhe qeverisë. Nga kjo pikë e tutje, mazhoranca ka një qëllim, asfiksimin e opozitës nëpërmjet të gjithë mekanizmave që ajo disponon, duke e kthyer gjithçka në një ndeshje personale midis saj dhe opozitës.
Këtu, quhen të mbyllura rezultatet dhe përpjekjet e saj për një jetë më të mirë për qytetarët dhe zhvillimin e vendit.


Kërcënuese për qeverinë tani është opozita, që përpiqet t’i marrë poltronin.
Duke e personalizuar si një ndeshje boksi ku opozita mban doreza për arsye elektorati, ndërsa mazhoranca e ka direkt me grusht të thatë dhe me fuqinë gjoja të partisë dhe të shtetit bashkë, të cilat tani i përdor vetëm për arsye politike dhe personale, mendon një rrugë të “shkurtër”, duke e humbur mbështetjen në popull dhe durimin , orvatet për eleminimin e mundësisë për të ardhur dikush tjetër në pushtet, në këtë rast opozita


Këtë “betejë” dhe rezultatin e saj, e mbyll arbitri i përhershëm, që janë votuesit në zgjedhjet e radhës, mekanizmi kryesor, final dhe më i fuqishëm në një demokraci funksionale.


Skender Doçi
31.05.2020

Të Lidhura

Martin Henze: BE-ja mund të ekzistojë vetëm nëse sundimi i ligjit dhe demokracia jo vetëm pranohet, por edhe ushtrohet; nuk kemi nevojë për qeveri të korruptuara si ajo e Ramës në BE
Opinione

Martin Henze: BE-ja mund të ekzistojë vetëm nëse sundimi i ligjit dhe demokracia jo vetëm pranohet, por edhe ushtrohet; nuk kemi nevojë për qeveri të korruptuara si ajo e Ramës në BE

30 Maj, 2025
“Zgjedhjet e 11 Majit 2025 në Shqipëri”/Martin Henze: Manipulim Elektoral, Shtet Kleptokratik dhe Krizë Kushtetuese”
Opinione

“Zgjedhjet e 11 Majit 2025 në Shqipëri”/Martin Henze: Manipulim Elektoral, Shtet Kleptokratik dhe Krizë Kushtetuese”

29 Maj, 2025
Martin Henze: Një monstruozitet ka ndodhur në Shqipëri
Opinione

Martin Henze: Një monstruozitet ka ndodhur në Shqipëri

17 Maj, 2025
Henze: Pritëm nga Rama pak më shumë inteligjencë dhe maturi, që zgjedhjet të mos manipuloheshin në përmasa si në Rusi
Opinione

Henze: Pritëm nga Rama pak më shumë inteligjencë dhe maturi, që zgjedhjet të mos manipuloheshin në përmasa si në Rusi

12 Maj, 2025
Henze: Koha e Ramës ka mbaruar, lojërat e tij nuk pranohen më ndërkombëtarisht. duhet të japë dorëheqjen para zgjedhjeve
Opinione

Henze: Koha e Ramës ka mbaruar, lojërat e tij nuk pranohen më ndërkombëtarisht. duhet të japë dorëheqjen para zgjedhjeve

8 Maj, 2025
Vota për Alketa Agollin, votë për fisnikërinë dhe dinjitetin e femrës shqiptare!
Opinione

Vota për Alketa Agollin, votë për fisnikërinë dhe dinjitetin e femrës shqiptare!

1 Maj, 2025

TË FUNDIT

Penalltia e humbur nga Manaj, Asllani nuk ‘fshihet’: Doja ta gjuaja unë
Sport

Penalltia e humbur nga Manaj, Asllani nuk ‘fshihet’: Doja ta gjuaja unë

8 Qershor, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e diel 8 Qershor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e diel 8 Qershor 2025

8 Qershor, 2025

Në lidhje me restaurimin e Burgut të Spaçit, reagon PLL: Ky burg është simbol i rezistencës antikomuniste, synon mbulimin me harresë të dhembjes njerëzore
Aktualitet

Në lidhje me restaurimin e Burgut të Spaçit, reagon PLL: Ky burg është simbol i rezistencës antikomuniste, synon mbulimin me harresë të dhembjes njerëzore

7 Qershor, 2025

Një vit pas divorcit me Ledri Vulën! Kush është djali i biznesmenit që i ka rrëmbyer zemrën Sara Hoxhës? (FOTO)
Show Biz

Një vit pas divorcit me Ledri Vulën! Kush është djali i biznesmenit që i ka rrëmbyer zemrën Sara Hoxhës? (FOTO)

7 Qershor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com