Nga Fabian TERZIU
Sa me shume kohe qe jetoj ne kete vend, aq me shume jam i bindur se po humbas kohen kot dhe shanse te mira qe mund te me ofrohen nese levizi sa me pare nga ketu.
Si shume te tjere bashkemoshatare, edhe une kam rene ne kete gjendje te vetemjaftueshmerise qe te ofron ky vend per shkak te shume e shume problemeve qe ka dhe qe mbart dhe ne te kaluaren te cilat jane shume dimensionale qe lidhen me shtetin dhe me shoqerine.
E kam pase skepticizmin, e kam dhe jam edhe me shume skeptik sot per te ardhmen time si individ dhe jo vetem kaq por e shoh te pasigurte dhe per vendin tim ne teresi.
Mund te nderrohen me qindra qeveri dhe perseri do te jemi ne kete pike ate te pasigurise per te ardhmen e perbashket ne komunitet dhe kjo lidhet direkt me shoqerine e cila duhet te ndryshoj ne mendesi sepse bindja ime me shtyn te besoj se kjo shoqeri ka te meta te medha sepse elitat jane te perçara dhe fatet tona ju kemi lene ne dore budallenjeve pa ngjyre qe struken nen gjirin e partive per te infektuar shoqerine siç kane bere me dekada.
Depertimi i njerezve pa moral, pa aftesi ne zotrimin dhe kapjen e tregjeve, zotrimin dhe kapjen e posteve ne administrate ka tejkaluar dhe forcen e nje shteti te rrepte per t’i parandaluar.
Nuk mund te presesh drejtesi, nuk mund te presesh zhvillim, nuk mund te presesh konkurrence, nuk mund te presesh karriere nese mendesia e keqe se bashku me injorancen ushtrojne shtypje tek ata me me pak pushtet.Ketu, ndryshe nga shume vende te tjera, ndryshe nga shoqerite e zhvilluara europiane duhet te transformohesh ne nje gjarper helmues per te siguruar mbijetesen sepse ndryshe nuk ja del.
Ky eshte vendi im, kjo eshte shoqeria shqiptare, kjo eshte mendesi e keqe te cilen nuk po mund ta ç’rrenjosim dot dhe e dini pse?Sepse jemi te paafte t’i nxjerrim me shqelma dhe me force nga zyrat e shtetit dhe institucioneve publike dhe private injorantet e demshem me mendesi primitive qe ushtrojne sistematikisht shtypje tek njerezit e drejte, te moralshem dhe te afte.
Mos ja lini fajin vete shtetit dhe qeverive, faji nis tek shoqeria e cila nuk po arrin dot te largohet nga mendesite e keqija dhe shume te demshme per bashkejetesen e te gjitheve se bashku!