“E keqja e shqiptarëve, janë vetë shqiptarët”, kështu do të shprehej Faik Konica, njëri prej figurave më interesante të Shqipërisë të gjysmës së parë të shekullit XX, cili i referohej bëmave dhe qasjeve që kishin shqiptarët ndaj vendit të tyre dhe për njëri-tjetrin.
Në këtë frymë, ka reaguar dhe ish-deputeti Eduart Ndocaj, i cili përmes një video-komunikimi ka shpërthyer ashpër ndaj disa qarqeve të caktuara që përpiqen të denigrojnë dhe të servirin teza që cënojnë rëndë integritetin e figurave dhe të simboleve të identitetit tonë kombëtar.
Ndocaj, ka mbajtur një qëndrim të prerë dhe të patolerushëm ndaj qarqeve antishqiptare, të cilat prej kohësh financohen nga politikat filo-turke, me synim zhbërjen e vlerave kombëtare dhe përcarjen e shqiptarëve, komponent ky mjaft i rrezikshëm për Shqipërinë e udhëkryqeve të shumta, nga ku bastardë të ndryshëm, që paguhen për të denigruar, për të zhbërë dhe për të njollosur figurat emblematike, e cojnë drejt një zgripi vendin tonë si dhe shtrojnë piketat e një debati për të cilën Shqipëria e halleve të mëdha s’ka nevojë fare.
Ish-deputeti, e ka mbajtur këtë qëndrim të ashpër, nisur nga deklarata e historianit Paskal Milo, që ditët e fundit është bërë virale, ku vihet theksi tek njollosja e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti, qëndrim ky që vjen në harmoni me qarqet antishqiptare, të cilat fokusin e tyre e kanë tek denigrimi i emblemave tona kombëtare, dhe këto bëhen për shkaqe fetare, pasi debati që prodhohet artificalisht, ka pikërisht këtë orientim, duke e paraqitur kryesisht periudhën e heroit tonë të lidhur me karakterin fetar të saj.
“Kaubojsi” ka shfrytëzuar videokomunikimin e tij, për t’u bërë apel këtyre qarqeve asntishqiptare, të qëndrojnë larg cënimit dhe denigrimit të figurës së heroit tonë kombëtar, të qëndrojnë larg përpjekjeve të tyre për ta paraqitur Shqipërinë si një vend islamik, pasi Shqipëria e ka të shkruar historinë e saj me gjak kundër cdo pushtuesi, vecanërisht ndaj pushtuesit gjakatar që na ka mbajtur 5 shkeuj të pushtuar duke e lënë këtë popull në robëri dhe mjerim të tejskajshëm, si dhe duke i tjetërsuar genin e tij si komb.
Ja statusi i plote:
ANTISHQIPTARIZMI MILO, PËR HEROIN KOMBËTARË
Ooo bastard pseudoHistorian komunist, antishqiptar, i shitur për një bark bukë Paskal Milo, juve dhe të gjithë atyre që e pretendojnë një “eliminim “ të Gjergj Kastriotit (Skënderbeu) nga historia, po ju kujtoj librin : “Skenderbeg u pesmama” botuar në Pançevë (Serbi ) me 1883, ku Skënderbeut i këndohet si shqiptar e jo si katolik apo ortodoks “:‘Nese mendon Epirin ta robërosh,Skenderbeun gjallë ta zësh.Merr 50 mijë ushtarësepse ti nuk e di ç’ka janë shqiptarët.
Njeri do tu hidhet njëqindve,Skenderbeu do tu hidhet njëmijëve.Skënderbeut, i cili e ka parë të arsyeshme trajtimin e historisë ekonomike, shoqërore, politike e kulturore të shqiptarëve në shek. XV, e veçanërisht epokën e e tij jo vetëm se qënia shqiptarë mesjetare u njësua në një individualitet të kristalizuar në shkallë kombëtare që njihet si “Lidhje shqiptare”, por u formua edhe shteti shqiptar mesjetar si struktura më e lartë e vetëdijes shoqërore.
Lëvizjen çlirimtare kombëtare në epokën e Gjergj Kastriotit, profesor Hadri e cilëson si periudhën më të lavdishme të historisë mesjetare shqiptare, por edhe pjesë të lëvizjes çlirimtare që zgjat prej kohës kur pushtuesi turk.Ali Hadri dhe të tjerët e bënë që edhe serbët ( serbisht ) në atë kohë të mësojnë në shkolla, që Skenderbeu ishte shqiptar.
Libri I Ali Hadrit për Skënderbeun, në serbisht e i botuar në Beograd.Zoti historian, mos e burgosni vetën dhe historinë tonë. !