Albana Xhokola është artistja më e veçantë që keni parë ndonjëherë. Një vajzë 23-vjeçare, me tipare karakteristike të theksuara dhe linja perfekte, pa diskutim që na bën të kthejmë kokën kur e shohim duke kaluar.
Pasionin e madh për kërcimin, ajo që e vogël e ushqeu me ushtrim të përditshëm intensiv. Sot mund ta kinsiderojmë si: VAJZA QË I BËN TË GJITHA! Balet klasik, akrobaci, kërcim me flakë, tweerk, bellydance, kërcim modern dhe të gjitha llojet e tjera i qëndrojnë shumë bukur fizikut të saj sa elastik aq edhe marramendës.
Një akrobate profesioniste, pjesë prej vitesh tashme e Cirkut Kombëtar, nuk kënaqet me pak. Në kompeticionet e rëndësishme të gjimnastikës dhe akrobacisë, brebda dhe jashtë vendit, ajo është vlerësuar me vendin/çmimin e parë. Festat, mbrëmjet muzikore, inagurimet, ditëlindjet e shumë evente të tjera, krijojnë tjetër atmosferë kur Alba performon.
Pasionin dhe profesionalizmin e saj e tregon në çdo ambjent ku e ftojnë si: club-e, lounge, videoklipe (brenda dhe jashtë Shqipërisë), në të cilat të pranishmit i lë gojë hapur me performancat aq të arrira. Alba numëron mbi 20 mijë ndjekës në Instagram dhe gjithashtu është e apasionuar pas udhëtimeve, jetës luksoze, jetës së natës e fotografisë.
Akrobatja bën dallim nga modelet e Instagramit, për pamjen e saj, guximin për të publikuar dhe ekspozuar në çdo lloj mënyre artin që bën. Ajo njihet si një vajzë energjike, pozitive dhe e drejtpërdrejtë.