InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Ariel Mërkuri, shqiptari që po mahnit skenat botërore si balerin solist!

27 Maj, 2020
in Artikuj, InfoPress, Të ndryshme
A A

Që Shqipëria jonë e vogël ka nxjerrë njerëz dhe talentë të mëdhenj, është parë e vërtetuar me kohë. Për vite me rradhë, fusha të ndryshme janë përfaqësuar denjësisht nga shqiptarët. Një gjuhë e përbashkët që e kupton gjithë bota është MUZIKA.

Ajo nuk njeh kombe, gjuhë, kufinj apo rracë. Është një art lehtësisht i kuptueshëm nga të gjithë. E pikërisht 24-vjeçari balerin, Ariel Mërkuri po “vjedh zemrat” e simpatizantëve në çdo skenë ku ka performuar. Filloi të kërcente në moshën 5 vjeçare dhe më vonë ndoqi studimet në shkollën e baletit deri në moshën 15 vjeçare, duke u pasuar nga studimet intensive për balet në shkollën e “La Scala-s”, në të cilën u diplomua në moshën 18 vjecare dhe po në këtë moshë filloi punën e tij të parë.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Një kontratë me “Royal Danish Ballet”ne Kopenhagen, e cila do të ishte një trampolinë suksesesh të vazhdueshme. Pas tre viteve Arielit i ofruan kontratë pune në “Bavarian State Ballet”, në Mynih ku u promovua si Solist .Elastik, i ekuilibruar, skenik, i zhdërvjelltë, me linja perfekte, energjik, janë vetëm disa cilësi të balerinit solist Ariel Mërkuri.

Disa nga debutimet e tij janë:-Një kopshtar në Aventurat e Alice në Wonderland (C. Wheeldon)-Valltar në Kairos dhe Kufijtë – Portreti Wayne McGregor (W. McGregor)-Shoqëria e Abderakhmanit në Raymonda (R. Barra, M. Petipa)-Bariu në Spartak (Y. Grigorovich)-Hortensio në The Taming of the Shrew (J. Cranko)-Gentleman në Der Tod und das Mädchen (E. Liang)-Fritz in the Nutcracker (J. Neumeier)…. e shumë të tjera! Së fundmi Arieli është në bisedime për të firmosur një kontratë e cila e fton të performojë në skenat ruse, ofertë kjo që e ka marrë në konsideratë dhe po e mendon.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Baleti është pasion të cilit i ka dedikuar jetën. Talenti dhe puna e pa lodhur janë shpërblyer dhe po shpërblehen dita ditës, ndaj dhe ai nuk ndalet!Situata e krijuar nga Covid19 nuk e demoralizoi aspak Arielin energjik, përkundrazi. Ai së bashku me të fejuarën e tij Carollina Bastos (po balerinë) kanë dhuruar performanca të ndryshme për ndjekësit e tyre. Një çift mjaft simpatik, me një kimi të jashtëzakonshme si fizike ashtu edhe skenike kanë shpalosur aftësitë e tyre profesionale si dhe pozitivitetin në ditët e vështira që kaluam.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk mund të lëmë pa përmendur edhe faktin se Ariel Mërkuri ka lidhje gjaku me këngëtaren dhe gazetaren e mirënjohur shqiptare Ilda Mërkuri. Mbase së shpejti mund ti shohim në një performancë së bashku për publikun. Nga një familje artistësh priten vetëm gjëra të bukura. Me siguri Arieli do të na bëjë krenarë në të gjithë botën me talentin dhe profesionalizmin e tij.

Në fakt artistët e vërtetë ne na i vlerëson bota më shumë se i vlerësojmë ne. Publiku shqiptar meriton të shijojë një performancë nga ky balerin solist profesionist, andaj ministria e Kulturës duhet të krijojë kushtet e favorshme dhe të denja që Arieli të na dhurojë një performancë të tillë dhe të duartrokitet në vendin ku emrin e të cilit po e lartëson anë e mbanë botës!

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Të Lidhura

Çfarë ndodh në tru kur mendon shumë për dikë?
Të ndryshme

Çfarë ndodh në tru kur mendon shumë për dikë?

26 Mars, 2026
Gjirokastër, pranvera ka mbërritur/ Rikthimi i lejlekëve, simbol i natyrës që nuk harron rrugën
Të ndryshme

Gjirokastër, pranvera ka mbërritur/ Rikthimi i lejlekëve, simbol i natyrës që nuk harron rrugën

20 Mars, 2026
Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re
Artikuj

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re

19 Mars, 2026
Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët
Artikuj

Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët

17 Mars, 2026
Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut
Artikuj

Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut

14 Mars, 2026
Bllokimi i ‘arrestit’ për Ballukun hedh hije mbi procesin e integrimit
Artikuj

Bllokimi i ‘arrestit’ për Ballukun hedh hije mbi procesin e integrimit

14 Mars, 2026

TË FUNDIT

Ndikuan në shëndetin mendor të një 20-vjeçareje/ “Meta” dhe “YouTube” shpallen fajtorë
Aktualitet

Ndikuan në shëndetin mendor të një 20-vjeçareje/ “Meta” dhe “YouTube” shpallen fajtorë

26 Mars, 2026

Çfarë ndodh në tru kur mendon shumë për dikë?
Të ndryshme

Çfarë ndodh në tru kur mendon shumë për dikë?

26 Mars, 2026

“Tregon shalët te perëndimorët”, Murrizi shpërthen ndaj kryetares së KLP-së: Nuk ka minimumin e etikës!
Aktualitet

“Tregon shalët te perëndimorët”, Murrizi shpërthen ndaj kryetares së KLP-së: Nuk ka minimumin e etikës!

26 Mars, 2026

“Kur çelin zërat”, mbrëmja poetike që bashkoi artin dhe emocionin
Kulturë

“Kur çelin zërat”, mbrëmja poetike që bashkoi artin dhe emocionin

25 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com