InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Çfarë mund të kërkojë Marini kur kanë rënë dhe vazhdojnë të bien të gjitha trashëgimitë kulturore?

26 Maj, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Çfarë mund të kërkojë Marini kur kanë rënë dhe vazhdojnë të bien të gjitha trashëgimitë kulturore?

Nga Beso BASHLLARI

Sot, duke menduar për atë mundim të madh që ti po heq në tërë viset rrotull Shqipërisë për të gjetur gjurmë shqiptare, e dini se cfarë dua tju them? Së pari të përgëzoj për atë punë aq të madhe që ke bërë dhe po bën! Dhe këtë e kam shumë të sinqertë. Dhe nuk po zgjatem shumë për këtë pjesë sepse ke dashurinë dhe respektin e të gjithë shqiptarëve.


Së dyti, dua tju them se, imagjinoj pas 100 apo 200 vjetësh, një Marin Mema tjetër duke kërkuar gjurmë shqiptare. Po ku do të thoni juve i dashur Marin? Ai Marini tjetër, i shkreti, them i shkreti sepse ai do të heqë të zitë e ullirit të gjejë gjurmë shqiptare mu në zemër të shqiptarisë, në Tiranë! Ai Marini tjetër, do lodhet aq shumë për të gjetur një gjurmë shqiptare në Tiranë sepse ngado të vërtitet, do të gjejë kisha greke dhe xhamia turke!


Ai Marini tjetër, do këputet duke kërkuar ndonjë gjurmë shqiptare sepse me sa po shihet, edhe kalasë së Tiranës po i vjen rradha. Sahatit i mbaroi sahati se vetëm në dy anë po duket që sikur të ndodhë, dhe do ndodhë të prishet Xhamia e Et’hem Beut, të dy ne, do na mbetet të shohim noc rrokun shqiptar bile edhe të gjatë!


I dashur Marin! Çfarë tjetër mund të kërkojë dhe të gjejë ai Marini tjetër kur kanë rënë dhe vazhdojnë të bien të gjitha trashëgimitë kulturore? Ti e di më mirë se unë dhe kam përshtypjen që ti di edhe numrin e saktë të trashëgimisë kulturore që ka ikur ne të s’ëmës! Ra edhe teatri i cili të mbushte edhe synë por që ra për ata që duan të mbushin xhepat!


Ti i dashur Marin, ndjesë për pyetjen, a të dhëmbi ndopak? Po sikur të të thonë se cdo ti nëpër vise të tjera për gjurmë shqiptare kur ju ato gjurmë po i humbni në viset ku banoni? Si do ndjehesh? Unë e di që Marinë të tjerë do lindin por do rropaten nëpër Tiranë, Gjirokastër e gjetkë duke kërkuar gjurmë shqiptare por do ta kenë vështirë.


Do ta kenë të vështirë për mos thënë të pamundur të gjejnë një gjurmë nga e kaluara! Kaq kam për këtë herë Marin i dashur. Ti je i ri dhe shumë gjëra i di më mirë se unë sepse edhe ke shëtitur mjaft kurse unë vetem dy herë kam qënë deri në Greqi por fanatizmi I tyre për trashëgiminë kulturore është për tu patur zili.

Të Lidhura

Nga Denada Isa: Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor
Opinione

Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor

29 Prill, 2026
Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës
Opinione

Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës

28 Prill, 2026
Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat
Opinione

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat

21 Prill, 2026
Lutfi Dervishi: Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!
Opinione

Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse

20 Prill, 2026
 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026

TË FUNDIT

“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”
Aktualitet

“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”

4 Maj, 2026

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!
Aktualitet

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!

3 Maj, 2026

Krenar Dunga, më model i rrallë i lidershpit dhe ekselencës rinore në Shqipëri
Të ndryshme

Krenar Dunga, një model i rrallë i lidershpit dhe ekselencës rinore në Shqipëri

1 Maj, 2026

Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB
Aktualitet

Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB

1 Maj, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com