Nga zemra Ju uroj..
Gëzuar Fitër Bajramin
Allahu Ju sjelltë, gëzim, mirësi, begati dhe harmoni në familjen tuaj. Falni e mos urreni se Zoti dhuron atë që zemra dëshiron.
Me mirënjohje për Ju
Të dashur miq myslimanë dhe të besimeve të tjera, kaluam muajin e madhërueshëm të Ramazanit, një muaj ku shumë besimtarë agjeruan, sakrifikuan me besimin e thellë në zot, por me idenë e qartë të ndarjes së shpirtit nga fiziku, shpirti është pastërtia, shpirti është besimi dhe dashuria, shpirti është shenjtëria dhe vlera më e madhe e njerëzimit në përjetësi.
Varfëria e tejskajshme, mundësoi pa mundësinë që çdo kush të vendosë fizikun në shërbim të shpirtit dhe të kryente ritet që jane të qarta për muajin e madhërueshëm të Ramazanit. Këta persona janë të agjërueshem dhe njëhsohen me ne që agjëruam dhe Allahu këtyre besimtarëve të pamundur por adhurues te vërtetë dhe të sinqertë në Kur’an, u premton dhe garanton sigurine, jetën e qetë, të lumtur dhe pa brenga.
Situata e rëndë ekonomike (me magjen bosh) dhe vështirësitë psikologjike nga Covid 19, virusi i mallkuar e komplikoj më keq situatën pasi, manipulatorët, sharlatanët, ateistët që sot drejtojne vendin e shfrytëzuan këtë situatë në realizimin e projektit të tyre për grabitjen e pronave publike duke izoluar popullatën dhe muajin e madhërueshëm të Ramazanit e shndërruan në mburojë të masakrave si ajo e teatrit kombëtar që e shkatërruan në orarin e syfyrit. Tek ta triumfoj djallëzia e shpirtit. Ata, nuk shtruan iftarë në Qytet dhe fshat dhe kursyen paratë e vjedhura por vunë në dispozicion qeska me ushqime për njerzit e rilindjes duke shpenzuar më shumë për foto dhe mjetet e transportit sesa për qeskat pesëqind lekëshe.
Te dashur myslimanë, ky muaj i mirësisë për nga përmasat, i begatisë për nga vlerat, i sakrificës fizike dhe ëmbëlsisë shpirtërore, nuk do te zbehet aspak nga manipulatorët ateistë, nuk do të zbehet nga ata që vrasin natën e qajnë ditën, nga ata që dje morën kazmat dhe lopatat e shembën objektet e kultit, nga ata që vranë e burgosën me qindra besimtare dhe klerike, nga ata që sot marrin fadromat dhe shkatërrojnë simbolet e historisë tonë kombëtare dhe për zot njohin udhëheqësin drogmen edver kolekën. Nuk do të zbehet madhështia e muajit të Ramazanit por do ndricojë shpirtin e secilit qe sakrifikon dhe beson në zot.
Te dashur miq, Une, Partia Demokratike Dega Librazhd jemi shumë të indinjuar me sjelljen e pacipë të pushtetit autokratik për mbylljen e objekteve të kultit në ditën e ‘Fiter Bajramit’ dhe arsyeja nuk është se haluçinanti edver po na mbron nga virusi por mendon se zoti është vetë dhe mund të bëjë çfar të dojë me popullin.
Populli nuk do ta falë këtë i Çmendur ?!
REALITETI ESHTE KY..
Kryetari Dega E PD Librazhd
Bujar Vreto
23-05-2020











