Kryebashkiaku Veliaj do shpronësojë nga pronarët ndërtesën e njohur si Sarajet, dhe një ndërtesë në pronësi të familjes Libohova ngjitur me të, të cilat ndodhen në rrugën Abdi Toptani, në pjesën para Qendrës Toptani, përballë Hotel Plaza.
Veliaj e ka bërë këtë deklarim në emsionin Opinion të hënën në mbrëmje, ku është munduar të justifikojë me argumenta absurde vendimin e prishjes së Teatrit Kombëtar, e cila edhe nëse nuk mund të shërbente si teatër mund të shërbente shumë mirë si muze publik.
Veliaj do shpronësojë Sarajet, me gjasa për tjetër kullë me oligarkët
Kryebashkiaku Veliaj do shpronësojë nga pronarët ndërtesën e njohur si Sarajet, dhe një ndërtesë në pronësi të familjes Libohova ngjitur me të, të cilat ndodhen në rrugën Abdi Toptani, në pjesën para Qendrës Toptani, përballë Hotel Plaza.
Veliaj e ka bërë këtë deklarim në emsionin Opinion të hënën në mbrëmje, ku është munduar të justifikojë me argumenta absurde vendimin e prishjes së Teatrit Kombëtar, e cila edhe nëse nuk mund të shërbente si teatër mund të shërbente shumë mirë si muze publik.
Para pak muajsh Bashkia Tiranë ka dhënë një tjetër tokë private pas ndërtesës së Bashkisë një tjetër ndërtuesi, kur ajo gjithashtu mund të shërbente si muze. Ndërkohë, që toka të tjera publike kudo në Tiranë po u jepen privatëve për zhvillim, sikurse ndërtesa muze gjithashtu po u merren pronarëve dhe menjëherë po bëhen ndërtime të larta private.
Pikërisht, ndërsa ka tjetërsuar tek privatët thuajse të gjitha ndërtesat më të rëndësishme të Tiranës, befas Veliaj po deklaron se do të shpronësojë dy ndërtesa private, me paratë publike, me pretendimin se do i bëjë ato muze.
Pohimi i thënë në mënyrë të shkujdesur i Veliajt me shumë gjasa zbulon një projekt korruptiv grabitjeje, të cilin kryeministri Rama ka shumë vjet që nuk po e realizon dot për zhvillimin e zonës pas teatrit, që në fakt ka qenë i vetmi qëllim edhe për prishjen e teatrit.
Kryeministri Rama në bashkëpunim me një nga oligarkët më të mëdhenj të vendit ka planifikuar që në truallin e ndërtesës Sarajet, të ngrejë një kullë rreth 45 kate të lartë, një koncept idenë e së cilës e ka parë Exit News.










