“Pas 30 viteve pluralizëm, gjendemi sërish në një situatë të tillë ku e drejta e votës mohohet dhe fatin e shqiptarëve e përcaktojnë 3 individë”,-kështu është shprehur ish-deputeti Eduart Ndocaj, teksa përmes një videokomunikimi me ndjekësit, ka shprehur indinjatën e tij të thellë për këtë pacavure që ndodh me të ashtuquajturën ‘reformë zgjedhore’.
Duke bërë një analizë të situatës aktuale, ku forcat kryesore politike në vend po mbajnë peng reformën zgjedhore, ish-deputeti Ndocaj, i njohur si një nga ithtarët kryesorë të votës së emigrantëve, ka parashtruar sipas tij, arsyet pse po u mohohet emigrantëve shqiptarë e drejta e votës, si dhe ka etiketuar klasën politike shqiptare si një kalbësirë që ka interesa të drejtpërdrejta nga sistemi aktual zgjedhor, pasi duan të mbajnë pushtetin e tyre me 30 % të shqiptarëve.
Eduart Ndocaj, është një nga zërat më të fuqishëm dhe më koherentë për të drejtën e votës së emigrantëve shqiptarë, duke e shndërruar këtë gjë në kauzë, si dhe duke sfiduar haptazi forcat e mëdha politike.
Ndiqeni te plote video-reagimin e tij: