InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

“Gabimi” fantastik i Bashës

6 Maj, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Basha: Qeveria të mbyllë menjëherë fasonët dhe call centers. Të sigurojë pagesën për punëtorët dhe pagën minimale për bizneset…

Nga Albert AVDULI

Vjeshta e vitit 2019 e gjeti vendin në një krizë të thellë ekonomike qeverinë, parlamentin dhe pushtetin lokal, ajo vjeshtë, e prezantoi hapur pa legjitimitet dhe me portret të errët në raportet e organizmave ndërkombëtare.

Kriza e besimit në shoqërinë shqiptare kishte arritur pikun vlues të saj.Në rrethana të tilla, lëvizjet e opozitës dhe paraqitja e platformës qeverisëse, që Lulzim Basha po prezantonte me grupe interesi, dëshmonin një superioritet dhe revansh të opozitës.

Tërmeti i dt 26 nëntor krijoj realitete të tjera në jetën e vendit.Qindra viktima, mijëra persona me shtëpi të pabanueshme, ekonomi e paralizuar.Përballë fakteve të tilla, Kryetari opozitës ndryshoi strategji.

Lajtmotiv i Tij dhe opozitës u bë humanizmi.Deklarata e Bashës: ” Në fatkeqësi kërkohet solidaritet, jo sukses” u përqafua nga gjithë faktorët kundërshtues dhe kritikë ndaj qetësisë.Qeverisë ju la kohë dy muaj për ta menaxhuar krizën natyrore.

Pra, muajt dhjetor dhe janar.Në fakt ishin 65 ditë dimërore, të cilat vërtetuan se qeveria e bënte paradën e ditës me këmishë nate apo krejt lakuriq. Shkurti i vitit 2020,sigurisht, nuk do të ruante statukuonë.

Opozita, pasuruar me të tjera argumenta mbi paaftësinë e qeverisë dhe korrupsionit galopant, filloj aksionin e saj kushtetues.Pandemia. . . Panik dhe fakteEkspertët e atashuar pranë Partisë Demokratike të parët vunë alarmin për t’i paraprirë katastrofës.Qeveria vuri tellallët e talljes dhe shpërfilljes.

Fatkeqësisht, prognoza e publikuar nga mikrofonat e selisë blu, brenda 10 ditësh u faktuan si real.Qeveria e dorëzuar, në makthin e së prekshmes, ju binte trumbetave zhurmuese.Ka një shprehje të vjetër latine që thotë:” humnera, humnerën ndjell”Për të shmangur këtë humnerë, që na gllabëronte të gjithëve, reagoi Shefi i Opozitës, Basha.

Ai, zyrtarisht dhe publikisht, deklaroi se ndërpriste çdo aktivitet politik.Slogani i ri ishte: ” Gjithë energjitë tona, në ruajtje të jetës”Ky ishte “gabimi” fantastik i Lulzim Bashës.Pati kritika pa fund për ndryshimin e kursit të Tij.

Asnjë mëdyshje nuk shfaqi lidershipi i opozitës në qëndrimin e ri.Lëvizja e opozitës u ravijëzua si :1- Opozitë konstruktive dhe tejkaluese.

Ajo dëshmoi vizion, qartësi, humanizëm dhe patriotizëm.Fakti, që vërteton këtë pohim, është pozicionimi paekuivok në funksion të ruajtjes së popullatës. Tejkaluese sepse shkeli mbi interesa të saja kushtetuese opozitare.

E gjitha mbi parimet e konservatorizmit dhe përgjegjësisë kombëtare.2 – Opozitë orientuese.Gjithë burimet e saj shkencore dhe të ekspertizës i vuri në dispozicion të përballimit të krizës humanitare, ekonomike dhe të sigurisë.Propoganda e qeverisë u zhbë, por jo kokëfortësia e saj.Këmbëngulja e Bashës ishte ajo që fitoi mbi nervozizmin qeveritar.3 – Opozitë imponuese.

Po, opozita u imponua si alternativë e besueshme dhe e vetme.Idetë dhe platformat e prodhuara nga departamentet e opozitës u implentuan nga qeveria si zgjidhje të arta.Bëhet fjalë për paketat ekonomike dhe shëndetësore.

Nuk duhet harruar se politikbërësit rrogëtar të shtetit dëshmuan shterpësi dhe paaftësi përballë furtunës shumëplanëshe.3 – Opozitë monitoruese.Në dy muaj e pak ditë, opozita ka monitoruar çdo lëvizje të organeve të ngarkuar për administrimin e krizës.Kriza e madhe polli ngërçe të tjera siç mund të përmendim rastet e emigrantëvë të bllokuar në kufijtë shtetëror, apo qindra bashkëatdhetar të mbetur qyteteve të Evropës në pamundësi riatdhesimi.Basha i mëshoi këtyre çështjeve pa pushim dhe si prioritet ligjor, kushtetues, human.

Në këtë periudhë, qeveria ka prodhuar vetëm ligje në letër dhe dekrete virtuale.Ka një aksiomë historiani romak,Taciti : ” Sa më i korruptuar një shtet, aq më të shumta i ka ligjet”.Kjo s’ka nevojë të interpretohet.4 – Opozitë denoncuese.Kjo periudhë krijoi një pauzë në politikën aktive, por nuk qe muaji mjalti.

Opozita ka denoncuar çdo aferë me fondet publike, kapërcimin e etapave dhe apatinë në trajtimin e rasteve të ndryshme.Pyetja është : Çfarë prodhuan këto 10 javë ?Efektet e krizës ekonomike ndihen sot dhe disa vite do të duhen për të ardhur përsëri në start.U rrënua çdo butafori qeveritare e ngritur mbi propogandë.

Këto 70 ditë , gjithë shigjetat e hedhura mbi Bashën, për mënyrën si udhëhoqi opozitën, shkuan në hapësirë boshe.

Kishte shumë zëra kritikë që e stigmatizuan qëndrimin e Tij si jo të drejtë, patericor dhe gabim të rëndë në strategji.

Ama perceptimi popullor dhe opinionet e tjera e shndërrojnë këtë lëvizje në “Splendide mendax (lat) – Gabim fantastik”Në mënyrë lakonike po e përmbledh gjithë analizën;Kjo kohë ishte prova ku opozita u vlerësua me notën :Gati për pushtet !

Të Lidhura

Ekrani i heshtur dhe matematika e medias
Opinione

Ekrani i heshtur dhe matematika e medias

10 Gusht, 2025
Errësirë mediatike/ Bie News24, ekrani që fiket nga shtetari dhe jo nga stuhia
Opinione

Errësirë mediatike/ Bie News24, ekrani që fiket nga shtetari dhe jo nga stuhia

10 Gusht, 2025
Dhe sa “gojë televizive” do mbyllen?
Opinione

Dhe sa “gojë televizive” do mbyllen?

9 Gusht, 2025
Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!
Opinione

Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!

5 Gusht, 2025
Eduart Ndocaj, “Kaubojsi” që i mungon Parlamentit Shqiptar
Opinione

Eduart Ndocaj, “Kaubojsi” që i mungon Parlamentit Shqiptar

26 Korrik, 2025
Ermal Spahiu: Çfarë po ndodh sot me familjen shqiptare?!
Opinione

Ermal Spahiu: Çfarë po ndodh sot me familjen shqiptare?!

26 Korrik, 2025

TË FUNDIT

Meriton Mjekiqi lirohet nga arresti, reagon për herë të parë pas skandalit
Show Biz

Meriton Mjekiqi lirohet nga arresti, reagon për herë të parë pas skandalit

20 Gusht, 2025

Netanyahu akuzon Macron-in: Po nxit antisemitizmin me njohjen e Palestinës
Bota

Netanyahu akuzon Macron-in: Po nxit antisemitizmin me njohjen e Palestinës

20 Gusht, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 20 gusht 2025!
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 20 gusht 2025!

20 Gusht, 2025

Mot me kthjellime, temperaturat sot shkojnë deri në 36 gradë Celcius
Aktualitet

Mot me kthjellime, temperaturat sot shkojnë deri në 36 gradë Celcius

19 Gusht, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com