Nga Luçiano Boçi
Pasi nuk ia doli me pensionistët, Rama po e provon me mësuesit.
Për këtë si gjithmonë po përdor Beqajn.
Beqaj simboli ulëritës i korrrupsionit të Ramës, ishte ministri që i dha koncesionin korruptiv disa miliardësh të check-up, kompanisë kryesore që fut cigaren në Shqipëri.
Beqaj, i cili dorëzoi miliarada të tjera për sterilizimin tek një ndërtues me një të punësuar marangoz, tani me urdhër të shefit, ka rrëmbyer çekiçin e muratorit dhe sharrën e marangozit dhe kërkon t’i bjerë në kokë mësuesve e të sharrojë krahas pensionistëve, pagat e tyre.
Ky “Shaban” i Ramës, pasi sharroi me sharrë shëndetësinë, tani kërkon të sharrojë arsimtarët.
Këtë ky lojtar anësor, rezervë i përjetshëm që i shërben qendrës, nuk e shpiku nga vetja jo.
Pas gjithë kësaj qëndron njeriu i falimetuar politikisht, Rama.
Pasi ka falimentuar ekonominë, shëndetësinë, arsimin, ky mik i krimit dhe armik i dijes, kërkon të marrë me vete të gjithë shqiptarët në humnerën për ku është nisur.
Jo vetëm që i keqtrajtoi mësuesit për shtatë vite, i përçmoi, i denigroi, i mori erzin, por tani kërkon t’i marrë dhe frymën!
Jo vetëm nuk i pagoi denjësisht, i refuzoi shpërblimin e rrogën e trembëdhjetë, por tani kërkon t’i rrembejë dhe gjysmën e pagës.
Për të nginjur pushtetin e tij!
Për të nginjur oligarkët, të cilëve ua jep lekët një më një!
Ky Ramë me sharruesit e sharësit e tij kërkon të dhunojë mësuesit, të heshturit e munduar të mësimit online katrahurë, që nxjerrin sytë para kompjuterit të lodhur, që shkatërrojnë nervat me mungesën e internetit e që në kokë kanë çekiçin e largimit nga puna e tani sharrën e Ramës për pagat “e majme”, të cilat atyre jua jepka partia e Beqajt, pronare e deklaruar e vendit.
“Më parë na çonin në shkollë për të mbushur letrat, tani na mbyllin në shtëpi për të bërë video”- do të revoltohej një mësuese në një reagim të saj, për dramën e mësuesit sot.
Dhe s’mjafton kjo dramë.
Rama nëpërmjet Beqajt e Besës, kërkon t’jua bëj ferr profesionin e jetë mësuesve, siç jua ka bërë të gjithë shqiptarëve.
Por s’mjafton vetëm ky reagim.
Mësuesit dhe shqiptarët nuk duhet të vazhdojnë të pranojnë të drejtohen nga kalbësirat dhe sharruesit e fateve të tyre.