InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Gazrat mediatike të Mira Kazhanit

1 Maj, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Gazrat mediatike të Mira Kazhanit

Nga Elona CASLLI

Gazrat mediatike të Mira Kazhanit.

Dita e djeshme do të na përballte me një reagim atipik të gazetares Mira Kazhani, kundrejt faktit që kjo e fundit figuronte e punësuar si këshilltare ekonomike në UKT, me një pagesë fort të mirë.

Pikëpyetjeve të taksapaguesve shqiptarë, gazetarja do t’u përgjigjej me një pjatë groshë me mbishkrimin – Grosha ime-.

Është një reagim atipik, pasi nuk haset dendur përvetësimi i groshës në gjuhën e folur apo të shkruar.

Kemi dëgjuar të thuhet – Rroga ime, aksidenti im, po grosha ime, haset shumë rrallë
për të mos thënë pothuajse fare.

Gjithsesi, si taksapagues nuk na shqetëson përkatësia e groshës, sa na shqetëson përkatësia e rrogës së Mira Kazhanit, pasi kjo e fundit në ndryshim nga grosha është thjesht e Mirës.

Grosha ka vlera ushqyese të pamohueshme, por është i njohur fakti se shoqërohet edhe me gazra të zhurmshme dhe me erë jo të këndshme.

Duket se vakti i gazetares dje, i ka dhënë pasojat e tij.

Reagimi i Kazhanit kundrejt punësimit dhe rrogës së saj të majme në UKT, ka qenë veçse një bashkësi gazrash trunore, që rrjedhimisht përkthehen në gazra mediatike.

Ne, si taksapagues gëzojmë të drejtën të shtrojmë pyetjet e mëposhtme;

  • Ç’punë bën saktësisht gazetarja Kazhani në UKT?!
  • Një rrogë përfshin kryerjen e një detyre pranë një institucioni shtetëror.Ç’detyrë të dobishme kryen Kazhani në UKT?
  • Si mundet një gazetare të kryeje funksionin e këshilltares ekonomike pranë një institucioni, kur nuk ka formimin e duhur për këtë pozicion?

Kazhani duhet të dijë, se pjata e groshës nuk është argument.

Mund të jetë argumenti që përligj gazrat mediatike që prodhohen prej saj, por nuk është kurrsesi argument që përligj rrogën e majme që ajo merr.

Ndaj, e ftojmë Kazhanin, që me mbarimin e gazrave mediatike, të rishqyrtojë pozicionin e saj dhe të kujtojë se përse paguhet në atë institucion (gjithmonë nëse e mban mend).

Një gazetare e pavarur si Kazhani, nuk duhet të ketë druajtje, për të pohuar punën e saj. Pavarësia e saj duhet të ruajë në thelb edhe lirinë.

Nëse Kazhani është e lirë, mund ta pohojë natyrshëm të vërtetën e rrogës që merr.

Hipoteza e kundërt e pavarësisë së Kazhanit, do të na bënte të kuptonim se aroma e keqe dhe zhurma e gazrave mediatike, përbëjnë në thelb, shërbimin që ajo kryen për të marrë rrogën.

Dhe nëse hipoteza e dytë është e vërtetë, atëherë mbishkrimi i Kazhanit – Grosha ime- duhet mirëkuptuar më shumë se kurrë.

Post Scriptum- Kujdes me gazrat!

Të Lidhura

Një dedikim për ty, babi!
Opinione

Një dedikim për ty, babi!

13 Shtator, 2025
Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së
Opinione

Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së

12 Shtator, 2025
Shqipëria dhe dashuria e vjetër BE, më mirë syri se nami
Opinione

Shqipëria dhe dashuria e vjetër BE, më mirë syri se nami

12 Shtator, 2025
Nga Era Dushi: Këtë shtator vendosim në plan të parë marrëdhënien prind-fëmijë!
Opinione

Nga Era Dushi: Këtë shtator vendosim në plan të parë marrëdhënien prind-fëmijë!

5 Shtator, 2025
Ermal Spahiu: Varësitë që “infektojnë” një shoqëri.
Opinione

Ermal Spahiu: Varësitë që “infektojnë” një shoqëri.

31 Gusht, 2025
Ekrani i heshtur dhe matematika e medias
Opinione

Ekrani i heshtur dhe matematika e medias

10 Gusht, 2025

TË FUNDIT

Rama ZYRTARIZON emrat e ligjvënësve që do të drejtojnë grupet parlamentare
Politikë

Rama ZYRTARIZON emrat e ligjvënësve që do të drejtojnë grupet parlamentare

15 Shtator, 2025

Më mirë në shtet, apo në privat? Si po ndryshon hendeku i pagave
Ekonomi

Më mirë në shtet, apo në privat? Si po ndryshon hendeku i pagave

15 Shtator, 2025

Scorpions rikthehen në Tiranë pas 24 vjetësh për një koncert madhështor
Aktualitet

Scorpions rikthehen në Tiranë pas 24 vjetësh për një koncert madhështor

15 Shtator, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 15 shtator 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 15 shtator 2025

15 Shtator, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com